Çfarë fshihet pas vetëvrasjes së mjekut italian që zbuloi kurën anti-covid me plazmë?

0
15

Giuseppe De Donno u gjend i vdekur në banesën e tij në Curtatone, në Mantova, pasditen e së martes nga disa të afërm. Ish drejtuesi i Pneumonologjisë së spitalit Carlo Poma në Mantova i dha fund jetës në moshën 54 vjeçare por arsyet janë ende të pasqaruara mirë.

Në shtëpi, karabinierët që po hetojnë nuk kanë gjetur asnjë letër lamtumire, asnjë shënim që mund të shpjegojë se çfarë ka pasur pas këtij akti ekstrem të mjekut më të dashur e të vlerësuar nga komuniteti. Emri i De Donnos u bë publik në kronikat televizive gjatë muajve të parë të pandemisë në vitin 2020, kur propozoi kurimin e pacientëve me plazmën hiper imune për pacientët me formë të rënda covidi.

Askush nuk e priste këtë vetëvrasje, kur de Donno tha dorëheqjen nga roli si drejtues i Pneumonologjisë për t’u kthyer si mjek i thjeshtë. Që prej shkurtit ai kishte shpenzuar shumë energji për të gjetur një kurë kundër Covid. Ai investoi shumë në kurën me plazmë që dukej se ishte një pikë kthese për të lehtësuar terapitë intensive të spitaleve përmes shërimit të pacientëve që ishin në gjendje të rëndë.

Por pak nga pak interesi për këtë kurë filloi të zbehet dhe nisën të dalin rrugëzgjidhje të reja, çka duket se kanë lënë gjurmë te De Donno, shkruan ‘ilGiornale’. Tani do të jetë karabinierët që do të hedhin më shumë dritë për ngjarjen për të përjashtuar mundësitë që të ketë pasur ndonjë ndikim tjetër.

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Burimi/scan-tv.com/