Çfarë zhvillimesh i duhen LDK-së që ajo të mbijetojë

0
100

Nga Skënder Sadri KAPITI

LDK-së që të mbijetojë e të ribëhet politikisht alternativë politike në të ardhmen asaj i duhen disa zhvillime brënda saj.

Së pari LDK-së i duhet t’i kthehet demokracia e brëndshme, liria dhe e drejta demokratike e antarësisë së saj.

Së dyti LDK duhet që të bëjë VETING-un politik të çkapjes së partisë nga klanet e klikat korruptive, pra duhet të largohet klani dhe uzurpatorët e LDK-së , ata të cilët e kanë kapur atë.

Së treti duhet një kërkesë ndjese dhe kërkim falje publike antarësisë dhe publikut për pabesitë, dredhitë dhe krimo-korrupsionin të cilat janë arsyet kryesore se ku ka rënë sot LDK-ja , e që edhe pritej kjo derexhe e saj.

Së katërti, qe LDK-ja duhet të fillojë e të bëhet e besueshme ajo duhet që pas zgjedhjeve të kryetarit të ri të saj , duhet një reflektim ku shembulli i parë e këtij reflektimi duhet të jetë pjesmarrja e deputeteve të LDK-së në seancën e votimit të Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, pasi qëndrimi i LDK-së dhe i deputetëve të saj karshi zgjedhjes së Vjosës si Presidente është tregues i asaj se me të vërtetë LDK do të ndryshojë , kjo pasi: Vjosa Osmani ishte personaliteti më potencial dhe më i shquar politik që kishte LDK-ja, si përfaqësuesja dhe më besnikja ndaj Rugovizmit, vizionit demokratik ,patriotik e shtetformues të tij, si dhe më meritorja dhe më besnikja ndaj premtimeve para elektoratit dhe para antarësisë së LDK-së. Vjosa Osmani si simbol dhe shëmbull korrektësie dhe papajtueshmërie në luftën kundër krimit, korrupsionit ,hajdutërisë dhe tradhtive publike e kombëtare të politikës po qe ajo fatkeqesisht ishte viktima e grupit puçist LDK-ist uzurpator të cilët e përjashtuan atë nga LDK-ja.

Tani nëse e kuptojnë LDK-ja, ajo e cila pretendohet se pas largimit të Mustafës e kompani ajo do të ndryshojë qëndrimin ndaj Vjosës është prova kryesore që do vertetojë se LDK do të ndryshojë me të vërtetë apo vetëm sa për hipokrizi.

LDK-ja tashmë besoj se e ka nxjerrë mësimin e faktit se Vjosa Osmani është sot personaliteti i cili gëzon respektin dhe autoritetin më të madh publik të brëndshëm dhe atë të jashtëm , pasi këtë respekt e treguan votimet e 14 Shkurtit 2021, si dhe respekti që ajo gëzon edhe nga institucionet e politika demokratike europiane dhe ajo amerikane.

Nëse LDK nuk merr pjesë në zgjedhjen e saj si Presidente , dhe që më e mira do të ishte që deputetët e LDK-së edhe ta votonin atë, në rast se ndodh e kundërta që ata të mos marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e saj si Presidente, kjo do t’i faturohet LDK-së si një turp i madh i radhës dhe që do të shënohet ajo se: LDK-ja nuk është në anën e duhur të interesit kombëtar, as të demokracisë e as të historisë, dhe atë do e pret një ndëshkim politik akoma më i madh në të ardhmen.. Nga Skënder Sadri KAPITI analist, opinionist, gazetar , shkrimtar, jurist, historian dhe studiues filozofisë, politikës, diplomacisë, fesë dhe moralit.