CILI ËSHTË FLAMURI QË SIPAS LIGJIT MUND TA PËRDORIN SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE?

0
16

E k s k l u z i v e

Këtë shkrim është mirë t’ua dërgoni pushtetarëve në Tiranë, disa analistëve dhe gazetarëve të medieve qorre, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, që janë bërë pjesë e mashtrimit, diskriminimit dhe krimit të organizuar mbi shqiptarët në Maqedoninë Veriore!

Një populli që nuk i përmendet emri në Kushtetutë dhe ligje, emri i gjuhës (20%) i simboleve kombëtare të tij (bashkësi etnike pa emër), si mund t’i përmendet përkatësia kombëtare e kryeministrit shqiptar, siç pretendon politika mashtruese?!

CILI ËSHTË FLAMURI QË SIPAS LIGJIT MUND TA PËRDORIN SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE?

A e dinë qytetarët shqiptarë se, në Ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, as njëherë të vetme dhe në asnjë formë nuk përmendet fjala “shqiptar” apo “flamur shqiptar”; se flamurin shqiptar nuk kanë të drejtë ta përdorin shqiptarë në nivel të shtetit, as në komunat dhe vendbanimet ku ata nuk janë shumicë e banorëve mbi 50%, si dhe dimensionet e flamujve të bashkësive (edhe i flamurit shqiptar, që nënkuptohet) patjetër duhet të jenë me dimension më të vogël për 1/3 në krahasim me flamurin shtetëror?!

Sipas ligjit për përdorimin e flamujve të kombësive, grupeve etnike dhe flamurit të ish-Republikës Socialiste të Maqedonisë, të vitit 1973, në nenin 6 thuhet:

“Neni 6
Pjesëtarët e kombësisë shqiptare, kombësisë turke e të tjera dhe të grupeve etnike, si dhe pjesëtarët e grupeve etnike dhe popujve të tjerë të RSFJ, flamurin e kombësisë, të grupit etnike, përkatësisht të republikës socialiste, mund ta përdorin lirisht në të gjitha rastet për të cilat është paraparë përdorimi i flamurit të RSM.”

(“Gazeta zyrtare e RSM”, nr. 44, 16 nëntor 1973)

(21.VII.2020)

Burimi/fjala.info