Çim Peka: SHBA po pranon gabimin për NON GRATA-n e Berishës, s’kanë si ta zhbëjnë

0
155

Gazetari Çim Peka ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pranojnë gabimin për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa komentoi deklaratat e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, ai u shpreh në “Syri tv” se SHBA kishte paralajmëruar shumë sanksione të tjera, por tashmë nuk duan të flasin dhe të kenë angazhime për këtë.

“Kishte një frazë Escobar. Kur u pyet për Sali Berishën non grata, tha nuk dua të flas për Sali Berishën. Kur u pyet në vazhdim nëse do të ketë të tjera non grata tha nuk dua të flas për sanksione dhe nuk dua që angazhimi i SHBA në Shqipëri të jetë nëpërmjet sanksioneve. E thënë më shkurt, e tha qartë, kemi hyrë dhe ngecur në këtë, ata që kishin paralajmëruar shumë sanksione të tjera nuk duan të flasin dhe të kenë angazhime për këtë. Mesazhi u mor, një gjë të mirë e prodhoi.

Arroganca dhe ideja se çfarë t’u themi ne shqiptarëve, këta janë dakord, ka rënë. Rezistenca e zotit Berisha dhe anëtarësisë së madhe ndaj këtij vendimi, një të mirë e ka sjellë, një farë sovraniteti pluralist në Shqipëri e ka sjellë. Sot nuk foli më Escobar për dosjen për Sali Berishën, nuk dua të flas më për të, nuk dua të flas për sanksione. Kjo ishte thelbi. E thënë më qartë, e bëmë këtë gjë, s’kemi si e hamë. Të gjitha veprimet e tyre të pas kësaj, janë peng i veprimit të tyre të pamatur.

Sepse një njeri që të premton para pak muajsh të tjera sanksione, se do të shpallim të tjerë non grata, dhe të dalë të deklarojë pas një muaji se nuk dua të flas për Berishën, nuk duam të angazhohemi në Shqipëri për sanksione, është pranim i gabimit të tyre. Deklaratat pas kësaj është vazhdimësia për të justifikuar veprimin që e kanë bërë por që s’kanë si ta zhbëjnë sepse ata janë perandoria”, u shpreh Çim Peka.

Burimi/newsbomb.al/