Çun Lajçi – Edhe qet rol e…!

0
120

M’thirri Doresa Rexha, me t’cilën kisha luejt në nji film të shkurtë, shumë vite para!
Jam aktorja e Rexhajve t’Gjakovës, tha tue qesh, andej telefonit.
Mua me mbërtheu kolla dhe mënzi fola:
Vendose masken, se t’përpiu virusi n’spërkalat e mia! Qeshi ajo, unë jo, se nuk m’la kolla!
E shprehu gëzimin që covidin e përballova, pastaj foli pse m’kishte thirrë.
I kemi xhirua 5 episodë t’kohës se pasluftës, dhe kanë mbetë edhe 5 t’viteve 90-dheta. Rexhisori të sheh ty ne rolin e Mixhës Zekë, atdhetarin e Lëvizjës Qëndresa!
Moj e mirë i thashë. S’e ke idenë sa u gëzova, sepse shumë vite ka, pa ua ndëgjua t’paktën zanin, kolegëve me t’cilët luejta role e role! Faleminderit por nuk mundem!
Vrusi ka hallakatë shumë n’zgurin tim, e përveç shpresës, duket se ka marrë shumëçka.
Mua me mbërtheu kolli, ajo u pikëllua dhe e mbylli telefonin.
Mbas dy ditësh erdhi n’Dardani me Valter Lucin, rrexhisorin!
Jaran m’tha, a di çfarë roli bane në “Spitalin Ix” këtu edhe ma i fortë do t’jeshë.
Ti ende mundësh, harroje flamën që e kalove!
Fliste ai, por mua n’sytë e tij, m’shfaqej ajo skena, e filmit (“Kur pranvera vonohet”), me Sabriun, Avdushin e mua!
“Hajdi shokë na thoshte Fejzullahu, ta fitojmë edhe ket luftë e t’martohemi”!
S’e lash me folë ma. Po i thashë, edhe ket rol po e luej, e mandej, edhe nëse nisem andej ku t’gjithë shkojmë, punë e madhe!
Dje na mblodhi për fotot e serialit “Rrushe” në nji park t’shkretnuem diku n’Emshir! Erdhen kryesisht ata që dolën me mua n’skenë dhe secili tregonte për ditët e veta t’covidit! Xhevati m’shtini n’dhe, sepse mbahej nga nji djalosh derisa ecte me krroçe!
Enveri ende po mbahej. U ul afër meje e derisa po fotografoheshim, m’tha:
Po ti lexoj letrat në fb, dhe ja ku po ta them: Nuk t’kam paramendua kaq guximtar!
Ti i shkrimit po, por edhe i k… ve t’mëdhaja po. Mos i këput, shko deri n’fund!
Kur u ndamë ma kërkoi Bastardin e Kopilanin!
Eh, nesër xhirojmë n’Ujëz të Drini, e me 9 maj fillon trasmetimi prej orës 8 në GjirafaVideo!
Hajt, shtrengohu artist e mos u kollit: Edhe ket film e…!
Dardani, 27.04.2021

Burimi/Facebook