Dakord me prof. Eshref YMERI: Do të ishte mrekulli që Skënder Kapiti të ishte deputet përkrah KURTIT dhe OSMANI

0
133

Nga Av. Ilir Malindi

Pasi e lexova këtë mesazh të mëposhtëm dhe falenderim të Profesor Eshref Ymeri drejtuar Bedri Tahirit dhe Xhevahir Cirongu, autorëve të shkrimit biografik të Skënder KAPITIT, si dhe pasi kam lexuar më parë shumë e shumë shkrime dhe analiza të z. KAPITI, si duke njohur patriotizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Skënder KAPITIT dhe të familjes së Sadri KAPITIT për Kosovën ,për lirinë e pavarësinë e saj si rrallë kush tjetër, edhe unë e mbështes plotësisht Prof. Eshref Ymeri se jo vetëm për Albinin dhe Vjosën por për tërë Kosovën do të ishte krenari që Kosova të kishte në Kuvënd intelektualin e shquar nacionalist dhe patriotin Skënder KAPITI

Eshref Ymeri

Prof.dr. Eshref Ymeri Në pritje të aktit të tretë të tradhtisë së lartë? –  Radio projekt 21

Të dashur zotërinj të nderuar Bedri Tahiri dhe Xhevahir Cirongu,

Ju falënderoj nga zemra që më keni respektuar me dërgimin e jetëshkrimit të intelektualit të shquar nacionalist Skënder Kapiti, i cili ka lindur, është rritur dhe është edukuar në një familje me tradita të shkëlqyera atdhetarizmi. Pikërisht në saje të asaj edukate të mrekullueshme, kombi shqiptar ka sot një intelektual kaq të formuar, kaq të përgatitur dhe kaq të vendosur në mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare, ende të pazgjidhur në Gadishullin Ilirik. Do të ishte një mrekulli e vërtetë që intelektuali i shquar nacionalist Skënder Kapiti të gëzonte mandatin e deputetit dhe të ndodhej në Kuvendin e Ri të Kosovës pranë Albinit dhe Vjosës.

Me shumë respekt dhe mirënjohje.

Eshref Ymeri

Ventura, Kaliforni

17 janar 202


Edhe unë Xhevahir Cirongu, analist, poet dhe shkrimtar pasi u infomova me mesazhin e Prof. Ymeri dhe me shkrimin e Avokat Malindit të cilin po ua dërgoj miqve te mi dhe Ju mediave për botim, mbeshtes dhe jam dakord me Profesor Eshref Ymeri dhe avokat Ilir Malindi që në Kosovë të ishte deputet Skënder Sadri KAPITI një shqiptar nga Shqipëria por edhe me prindër nga Kosova, që kanë dhenë edhe kontribut të madh për Kosovën, shëmbull ky që i ka paraprire dhe e tregoi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që në kabinetin e tij qeveritar si ministra vendosi dy shqiptarë nga Kosova.

Derguar nga Skender Kapiti