Dalan Luzaj – FATI ,SHPRESA.

0
13

Kryqzohet cdo rruge,sa shkon gjer ne mbremje.
Dallgezon dita,zgjedh naten per qetesi.
Lufte bota,si hyne e rri ne mendje?
Ne c’sreheze rri o fat?Si s’munda ta di?

Asnjehere syri i mpreft s’fsheh sekret
C’enigem pa ngjyre quhet shprese?
Nje petale trendafili shkretetires i jep jete.
Korba nate cel nje diell,vec poeteve u jep pjese.

Te jete fat casti,kur na qorton pendimi?
Kur hapat e syve ne rezonance shpirterore?
Kur endrres i mbush krahet flturimi ?
Kur kalendari ecen,por ne s’na mer perdore?

Prisnim diten,me teper, naten prisnim.
Prisnim vitet ,shekuj,kjo ishte shprese?
Kur antenat e vesheve buzet na i grisnin.
Te ishte ky fatbinjaku?Asnje gonxhe si s’ju ndez?

Fati,shpresa,flamujte privat.
Te presesh tjeter diell ,eshte marrezi.
Ata udhetojne ne dite,Ne ne nate.
Shpresa percjell fatin,ndaj e fundit rri.

Dalan luzaj

Burimi/Facebook