Dalan Luzaj – PRANVERA BRENDA PRANVERES.

0
21

Perkulej,thyej dielli mbi Ne.
E rroku kercellin sythi, ti jap krah.
Dielleronte syri,qerpiku ju be re.
Jehone e tij, mijera pjese u nda.

Gjithekush brenda sythit u fsheh.
Erdhen,gjelberuan,hidhur iken.
E fundit fryme,nga ajri ra perdhe.
Lypsar erdhem,gezuan ,kur na prite.

Te bukurit sy, asnjehere s’e fiken ngjyren..
Te plagosurat zemra peshojne dhimbjen.
Sa here loti pelin helmon pasqyren.
Me helmin e saj ,dhimbja ushqen dhimbjen.

Digjen sythat,toka,buzet dhe fjalet.
Tej per tej gurgullime dhe jehone.
Ne nje kend te globit t’hollen valet.
Shumeballeshet dallge ,diku forca u shteron.

Pranvera detare,aty me e rritur.
Kush lindi ne Vlore, i mori me vete.
Pas klithmes se pulebardhes ka mbritur,
te pi dhe te thaj njerin nga dy dete.

Nje pjese e diellit rreshqiti neper uji.
Nderroi frymemarrjen deti,llaven po perkund.
Membrane mjegulla ,Kanina flamur.
Periskop Kalaja,qyteti ra ne fund.

Dalan Luzaj.

Burimi/Facebook