Dalip Greca – AGUSTIN A MIRAKA- MESAZHET, “PENGU” DHE NGUSHËLLIMI: PUSHOFSH ME ENGJEJT!

0
41

Agustin Anila Miraka shkoi të pushojë. Lutjet tona nuk u kursyen, por Zoti e mori për vete. Ka qenë shumë e vështirë që t’i shkruaja këto radhë për njeriun shpirtmirë dhe kurajoz. Nuk jam takuar asnjëherë fizikisht me të, por virtualisht shpesh herë kemi komunikuar. Madje edhe kur më përcolli thirrjen për ndihmë që të kurohej jashtë shtetit, më shkroi veçmas një mesazh shprese dhe thirrjeje bashkë… I lexoj tash mesazhet dhe ligshtohem: Me 13 Shkurt më shkroi mesazhin:”Zoti Dalip, me thanë se Klodiana Cuka ka qenë në internim në Lushnje. Ajo është shefe e një fondacioni që ka lidhje me Vatikanin … ka në dorë të më marri mua në itali për 24 orë. Ja kam çuar të gjithë ekzaminim tim shëndetësor të spitalit këtu… Në mujsh, shkruaj edhe ti diçka në këtë adresë….. ose në mesanger…Dalip nuk po më dhimset jeta, por po vuaj shumë!…
Mesazhi më ra si një kambanë e trishtë, më tronditi. Edhe pse nuk e njihja Klodianën, i ktheva përgjigje Agustinit në 6 e 10 min, pasi kisha bërë një kërkim të shpejtë në internet për Klodianën: “OK vëlla Aguustin, po i shkruaj menjëherë Klodianës.”
Ashtu bëra.Përgjigja e saj ishte e mënjëhershme(I kërkoj ndjesë Klodianës që po e përmend në këtë mesazh pa i marrë leje, por besoj në mirekuptimin e saj në respekt të shpirtit të Agustinit.
Mesazhi im: E nderuar Klodiana! Jam Dalip Greca, kryeredaktor i Gazetës së Vatrës, Diellit, që botohet në SHBA prej 15 shkurtit 1909…Kam një kërkesë të dhimbshme prej Agustin A Miraka,i përnjdjekur politik, që jeton në Tiranë dhe po vuan shumë nga sëmundja e kanserit. Më ka shkruar që t’ju kërkoj ndihmë për të ndërmjetësuar që të kurohet në Itali. Agustini më shkruan se ju keni mundësi të ndërmjetsoni përmes Vatikanit dhe ai të vijë sa më parë atje…..
Përgjigja e Klodianës: Përshëndetje Dalip. Po po, mos ke merak. Kam folë me Agustinin…Me shpresë të Zotit,javën që vjen do të jetë në Itali. Po i rregulloj rrugëtimin dhe një konsultë në Romë…Faleminderit për emailin. Zoti na ndihmoftë!..
Dhe Agustini udhëtoi për në Romë. Lajmin e dha ai vetë, sapo arriti atje, të hënën me 16 Shkurt, ku dërgoi mesazhin e tij të shpresës: “Të nderuar motra vëllezër; ju bëj me dije se sonte ndodhem në një Poliklinikë në Romë… nesër më shtrojnë në Spital….E gjithë ky interesim nga të afërmit e mi… erdhi kjo shpresë për jetën time… falë jush, ndihmesës dhe dashmirsisë tuaj. Gjithashtu dhe të burgosurve politik… Zoti jua shpërbleftë për të mira në familjet tuaja… Foto: shumë i smurë, i lodhur, duke zbritur nga Avioni në Rromë.- Ju dua shumë-Agustin Anila Miraka… Por, ah sëmundja kishte përparuar…Ishte tepër vonë. Sikur të ishte ndihmuar më parë! Peng për familjen dhe miqtë e tij.Po po, ishte vonë…
Më pikoi në zemër mesazhi i 26 shkurtit dhe ai i 1 Marsi: Të nderuar vëllezër e motra shqiptarë, kudo që jeni, kush të ketë mundësi ti lutet Zotit për shëndetin tim!……..Me përzemërsi e dashamirsi ….Agustin Anila Miraka.
Lutjuni për mua! Natyrisht u luta si shumë të tjerë. Lutem edhe tash për shpirtin e Tij: Pushofsh me ëngjëjt i dashur Agustin!
Ngushëllime familjes dhe bashkëvuajtësve…, për kauzën e pazgjidhur, ai luftoi deri në frymën e fundit! Pusho në Paqe ti shpirt i vuajtur!(Dielli)

Burimi/Facebook/Dalip *Greca