Dashamir Uruçi – AFERIM,ABDULLAH HOTI.!

0
108

Sapo degjova Konferencen per Media te kryeministrit Hoti, lidhur me takimin ne Prishtine me perfaqsuesit e Lugines se Presheves.
Programi i hartuar ishte bukur i gjate e ne te flitej per shume nga problematikat per te cilat ka nevoje, Kosova lindore sot.
Ishin programuar takime me donatore,takime me OJQ,takime me nderkombetare e veçanarisht studime per njohjen e halleve e problemeve qe kane banoret ne tre komunat shqiptare nen Serbi.
Programi shtrihej deri ne fund te vitit 2021 kur do te mbaronte edhe studimi per gjendjen e shqiptarve e nevojat zhvillimore, ne Luginen e Presheves.
Pas perfundimit te studimit, diku nga viti 2022, do te fillonin edhe kontaktet me donatoret te cilet mund te pregadisnin edhe projektet per Luginen e keshtu dalengadale, diçka mund te leviste nga vendi.
E pershendes dhe asesi nuk jam kunder nje takimi te tille por ajo qe me shqetson eshte inkoherenca e tij e menyra e trajtimit te problemeve.
Duhet te jemi shume naive te pranojme nevojen e studimeve akademike, qeveritare te shtrira deri ne fund te vitit 2021, per te njohur gjendjen ne Lugine.
Do te ishte naivitet gjithashtu te pranojme mungesen ne takim te perfaqsuesve te Medvegjes.
Do te ishte naivitet te pranojme pasaportizimin e shqiptarve te Lugines qe jetojne ne Kosove, diku rreth 20 mije,ne pritje te fundit te vitit 2021, ne nje kohe kur Dulla e qeveria e tij, nuk do te jete më.
Do te ishte naivitet te pranojme rezultatet e ketij takimi kur ne asnje prej pikave nuk u fol per censusin qe do te organizohet se shpejti ne Serbi i cili do ti gjeje shqiptaret e Lugines jo ne shtepite e tyre por diku neper Kosove,pa pasaporta,te paregjistruar si refugjate dhe pas CENSUSIT edhe ligjerisht te spastruar nga shtepite e pronat e tyre ne Lugine.
Per mendimin tim, takimi i Prishtines per gjendjen ne Luginen e Presheves ishte formaliteti i radhes per problemet e shqiptarve atje.
Kurre nuk do ta kuptoj pse duhen studime gjithevjetore, per te kuptuar gjendjen ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, kur hallet e atyre njerezve kane marre dhene, kur ata njerez, atje kane nje shekull nen Serbi e kane se paku 20 vjet qe pas luftes me te fundit po debohen me te gjitha mjetet, me çnjerezore,ku ka shkelqyer “Metoda e pasivizimit te adresave”,nje metode kriminale e ne sherbim te spastrimit etnik ne Lugine.
Javashlleku i politikes shqiptare,i Tiranes e Prishtines zyrtare, per problemet e shqiptarve ne Lugine kur serbet ecin me shpejtesine e drites, do ti vendose shqiptaret atje, para faktit te kryer e si pasoje do te kemi nje Medvegje te spastruar etnikisht,nje Bujanoc te pergjysmuar e nje Presheve qe do te perballoje me vuajtje te medha izolimin e presionin e Serbise.
Kesaj nuk i thone politike kombetare por deshtim kombetar e humbje te pasurive te shqiptarve, ne paqe, ne sy te te gjitheve, te vendorve e te nderkombetarve e veçanarisht ne sy te Europes qe ja dha Serbise keto troje e ne sy te se ciles u vrane, u masakruan e u debuan me qindra e me mijra shqiptare te pafajshem.
I dashur Abdullah.
Programi yt afatshkurter e urgjent duhej gjithashtu te kishte:
-Pasaportizimin e shqiptarve te debuar nga lugina dhe rregjistrimin e tyre si rrefugjate ne baze te gjitha rregullave e ligjeve nderkombetare,konkretisht,me shpejtesi te madhe e jo me veprime afatgjata, exkatedra.
-Rruge, mjete e mundesi per ta goditur nderkombtarisht projektin serb te pasivizimit te adresave.
-Asnje takim politik me perfaqsues te Lugines nuk duhet bere pa perfaqsuesit e Medvegjes te cilet kjo komune i ka.
-Program shume i studiuar per te perballuar situaten qe do te krijoje CENSUSI per te cilen serbet po pregaditen me shpejtesi.
-Ide, mendime, projekte e vendime per kthimin e shqiptarve te Lugines ne vendlindje.
-Planifikimi i fondeve te ndihmes financiare, familje per familje, para ne dore, per te gjitha familjet ne nevoje, ne te tre komunat me shqiptare.Kam degjuar qe serbet e Kosoves Veriore marrin çdo vit, ndihma financiare, ne masen 46 milionë euro, nga te cilat 40 milione nga Serbia dhe rreth 6 milione euro, nga qeveria e Kosoves.
-Lufte konceptit denigrues, te heqjes dore nga Medvegja, ku edhe sot, ne qytet e rrotull tij jetojne ne 13 fshatra, shqiptare etnike.
-Publikimi e kundershtimi publik, ne institucionet nderkombetare dhe ne qeverine e Serbise i planeve gjoja rregulluese qe kane çuar drejt shtetezimit te qindra hektarve toke, pasuri te shqiptarve, ku rasti me flagrant eshte BAJA E SIARINES e shume te tjera si keto.
Me ka lene mbresa te thella nje dokumentar i nje rregjizoreje daneze qe bente fjale per konfliktin gjakatar e shekullor, midis ebrejve e palestinezve.
Atje luftohej per cdo shtepi, per cdo meter katror toke e per cdo pus uji e ne shqiptaret heshtim, kur behet fjale per qindra e mijra hektare toke, per qytete e fshatra pa fund qe sot jane nen pushtimin e Serbise, Greqise,Maqedonise e Malit te Zi…!
Ky nuk eshte me as turp por krim me pasoja te medha per femijet tane e brezat qe do te vinē…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
20 Janar 2021.

Burimi/Facebook