Dashamir Uruçi – Dita e zgjedhjeve parlamentare po vjen.

0
117

TE DASHUR BASHKËQYTETARE.!
Dita e zgjedhjeve parlamentare po vjen.
Po vjen çasti kur do te vemi tek kutite e votimit, per te shprehur vullnetin tonë per me te miret,per ata qe mendojme se do ta çojne Shqiperine perpara.
Shume nga premtimet qe politika i ka bere popullit nuk jane rrealizuar.
Jashte votimeve, sot ka mbetur diaspora shqiptare, ku jetojne me shume shqiptare se sa brenda Shqiperise dhe ky eshte nje premtim i pambajtur i dores se pare nga te gjitha krahet e politikes.
Opozita vjen ne keto zgjedhje me veprimtari jashteparlamentare, duke e ulur ne ekstrem, kontributin e saj, per qytetaret e ketij vendi.
Pozita vjen ne keto zgjedhje pas dy goditjeve te medha qe mori Shqiperia,termetit dhe pandemise per te cilat duhet thene qe jane bere e po behen perpjekje te medha per ti perballuar.
Per here te pare, ne nje fushate zgjedhore u vu re, aktivizimi i ethshem i presidentit te Republikes, hapur e ne favor te opozites, duke u çfaqur i njeanshem dhe jashte rolit te tij kushtetues.
Ndryshe nga sa duhej te ishte, pas 30 viteve demokraci,fushata politike e partive ishte agresive, e shoqruar me kercenime e fyerje, me thirrje te egra, qe e tensionuan pa nevojë, klimen parazgjedhore ne shume qytete te vendit.
Rrjedhoje direkte e kesaj situate te rende ishte edhe ngjarja tragjike e ELBASANIT, ku humbi jeten nje njeri,nje familjar dhe nje mjek i mirënjohur.
Akoma nuk po e kuptojme se ne demokraci, as mund ta mbash pushtetin me dhune dhe as duhet te mendosh ta marresh pushtetin me mjete dhune,me skuadra te armatosura militantesh te cileve u ka ikur koha dhe demtojne imazhin e vendit.
Te dashur bashkeqytetare te Shqiperise.
Shkoni te qete ne votime dhe zgjidhni ata, qe gjate jetes se tyre jane deshmuar si njerez te sakrifices,njerez puntore e te pergjegjshem qe do ti sherbejne popullit dhe atyre qe i kane zgjedhur.
Rrini larg tensioneve e sherreve te politikes,ruani femijet e familjet tuaja e mos bini pre e provokimeve.
Uroj qe ne parlamentin e ri te vine me te miret.
Me fat per shqiptaret, zgjedhjet e 25 prillit 2021…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANË.
23 Prill 2021

Burimi/Facebook