Dashamir Uruçi – ESHTE KOHA E ALBIN KURTIT DHE E VJOSA OSMANIT…!

0
99

Rreth 20 vite pa pushim, ne skenen politike te Kosoves sundoi monopoli i Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Lideret e ketyre partive, me nje fjalor shume te pasur patriotik, me fjalet popull,lufte çlirimtare,interes kombetar,liri e demokraci e hipnotizuan popullin shqiptar, ne Kosove.
Per 20 vjet me rralle ata folen perdite per interesat e qytetarve e ne fakt punuan per xhepat e tyre, duke u pasuruar frikshem, te zhytur ne nje jete luksi e ne nje det me para te fituara pa djerse.
Kjo situate e rende u shoqerua me nje varferim te skajshem te shqiptarve,me pasiguri e mungese stabiliteti ne Kosove.
Me fuqizimin e opozites atje, lideret e dy forcave te medha filluan leshimet,e kthyen kryet nga pazaret me nderkombetaret e me Serbine dhe u detyruan ti falen listes serbe, thjesht per ta mbajtur pushtetin me çdo kusht.
Gjate ketyre dy dekadave, dy forcat e medha politike ne Kosove paten kohë te vendosin ne te gjithe sektoret e ekonomise,te kultures,arsimit e shendetsise militantet e tyre.
Ato veçanarisht i shtrine tentakulat e tyre,ne sherbimet inteligjente,ne policine e Kosoves, ne sistemin e drejtesise e fatkeqsisht ne median e shkruar e vizive.
Me kujtohet nje emision ne RTK-ne e Kosoves, ku merrnin pjese shume analiste,me emra te medhej,emision qe u be menjehere pas renies se qeverise,KURTI nr 1.
Çfare nuk u tha ate dite, per Kryeministrin e porsarënë nga detyra,Albin Kurti.
E quajten komunist,antiamerikan,perçares,i lidhur me njerez te hurit e litarit ne Kosove e te tjere.
Te gjithe ne studio, si dhe te intervistuarit e tjere, sigurisht te ftuar e te mire paguar po ja leshonin ne forme bresherie, te gjitha te ligat e Kosoves,Albin Kurtit te pafaj.
Per ata te tjeret, thuajse te gjithe te kontestuar duhet te paguante e te mbante pergjegjesi, kryeministri qe e lane ne pushtet, vetem 50 dite.
Ende sot e ruaj te gjallë,shijen e hidhur te atij emisioni te turpshem.
Shkova ne shtepi dhe ne shenje revolte shkruva artikullin “QEVERIA KURTI RA POR NUK KA RENE KAUZA PER TE CILEN AI KA LUFTUAR…!”
Kaluan shume muaj te veshtira, me Kosoven ne krize dhe me nje qeveri me paterica.
Me te gjitha keto,qytetaret e Kosoves po kthejne kryet gjithnje e me shume nga dyshja Kurti-Osmani.
Keto te dy, lidere te rinj jane çfaqur para popullit ne Kosove, me nje fytyre krejt tjeter, ndryshe nga lideret e meparshem te partive tradicionale.
Ato kane shpalosur kulture solide e dashuri per vendin e vet,vendosmeri per ta ndryshuar gjendjen dhe nuk mbajne mbi supe asgje, nga gjynahet e se shkuares.E thene me dy fjale, ata te dy ndryshojne ne thelb, me thuajse te gjithe gjynahqaret e meparshem te politikes ne Kosove.
Te gjitha keto,dalengadale po i shoshite populli i Kosoves dhe me shprese te madhe ka kthyer kryet nga vetevendosja dhe levizja e Vjosa Osmanit.
Eshte koha per ndryshime radikale ne Kosove dhe kete mund ta bejne intelektuali i politikes kosovare Albin Kurti dhe trimeresha e fisnikja e Mitrovices, Vjosa Osmani.
ESHTE KOHA E TYRE…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
1 janar 2021.

Burimi/Facebook