Dashamir Uruçi – MË MUNGON NJË ZAMBAK I BARDHË.!

0
79

Koha e Kovidit do te mbahet mend per shumë e shume ngjarje e data e permbi te gjitha per jetet e shumta qe humben nga ky virus i çmendur.
Per mua pati edhe disa te mira sepse me ktheu ne Shkoder, tek shtepia e vjeter, ku perfundova librin “Per memedhene”,mbolla perime e zarzavade dhe disa pjese te kohes ja kushtova luleve.
Shume prej tyre kane çele me kohe e keto dite shpertheu edhe nje zambak i kuq.
Po pres te gjej edhe nje tjeter me ngjyre te bardhe, qe do te ja shtoje hijeshine edhe luleve te tjera per karshi.
Me kujtohet nje ngjarje e kohes se rinise, qe ma pat thene nje shok i universitetit nga Lezha.
Komisioni i diplomes ne ate kohe e kushte vleresuar me nente kur ky i kishte te gjitha dhjeta.
I pakenaqur, ai i drejtohet kryetarit te komisionit dhe i kerkon qe ta pyesin perseri ne kerkim te notes dhjete.
Profesori i nderuar i thote;
Nese do te me thuash se çfare thote populli i Shkodres per lulet, do të të vë dhjetê.
Dhe studentit ne fjale, ju kujtuan kater vargje, qe babai i tij ja kishte mesuar qysh ne femijeri.
Kush s’ja din lules kimetin
E ne shpi nuk don me e pase
Mos ti a bajne ai qefin vedit
Se sa niri por asht shtase…!
Pershendetje te gjitheve nga Shkodra.
Duroni edhe pak se pranvera po vjen e lulet kane shperthyer gjithëandej.
Te jetojme me shprese…!
Dashamir URUÇI


Burimi/Facebook