Dashamir Uruçi – TAKIMI I PRIZRENIT ISHTE NJE HAP SERIOZ DREJT KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.!

0
21

Nga data 12-14 qershor,ne qytetin e Prizrenit u organizua takimi i rradhes i veprimtarve te KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
Erdhen perfaqsues nga vendbanimet shqiptare dhe nga diaspora.
Ne Prizren u votëbesua Këshilli Organizativ i KUVENDIT KOMBËTAR per KOSOVEN si dhe u zgjodh koordinatori I KUVENDIT per Kosoven.
U moren shume vendime te tjera me karakter te brendshem,organizativ te cilat do te mundesojnë realizimin e detyrave te Kuvendit.
Problemet e perzgjedhjes se delegatve,rezolutat e Kuvendit,forcimi e mbeshtetja financiare,bashkeveprimi ne te gjitha fushat per problemet aktuale kombetare ishin preukupacion i te gjithe pjesemarresve.
E nderuan takimin tone ne Pallatin e Kultures se qytetit, familjare te heronjve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,intelektuale e patriote te dëshmuar.
Mori pjese edhe Kryetari i Komunes se Prizrenit i cili i pershendeti pjesemarresit.
Ne takim ishin te pranishëm bashkekryetaret e KUVENDIT,Arbëreshë Berisha,Petrit Aliaj,Donika Zonja si dhe koordinatorja e Pergjithshme Kozeta Zavalani.
Falenderoj me kete rast veprimtaret BESNIK DAUTI,AFERDITA SARAMATI dhe veçanarisht bashkëkryetaren ARBËRESHË BERISHA per organizimin e suksesshem te veprimtarisë.
Respekte e falenderime per te gjithe pjesemarresit e veçanarisht veprimtaret e diaspores te cilet me gjithe punet e shpenzimet e medha fluturuan drejt Kosoves e u bënë pjese e takimit te rendesishem te Prizrenit.
Suksese KUVENDIT KOMBËTAR SHQIPTAR.
Te falemnderit KOSOVË.
Dashamir Uruçi,bashkekryetar i KUVENDIT KOMBETAR për Shqiperine.
Prizren,14 qershor 2022.
Shenim:
Fotografite me disa nga pjesemarresit jane bërë tek monumenti historik, “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT.!”

Burimi/Facebook