DASHNOR KOKONOZI: Historiani Paskal Milo e pranoi se Enver Hoxha kishte synuar pushtetin që gjatë luftës, dhe se kishte provokuar i pari Ballin Kombëtar, faza tjetër është të pranojë se bëmë lufte civile, Franca ka Mukjen e saj që ngjan me Mukjen tonë si dy pika uji

0
22

Nga Orjon Rama
Mjaft interesant pasioni me te cilin u prit ketu përparimi që ka bërë z. Paskal Milo në njohjen e historisë. Pranoi se E. Hoxha kishte synuar pushtetin që gjatë luftës.
(Faza tjeter është të pranojë se bemë lufte civile)
Për çudi, kishte edhe që thanë se është e drejtë që të luftohet për pushtet. E prisja, se na është mësuar së prapi e gjitha dhe u përpoqa t’u shpjegoj se sa e demëshme ishte kjo. Kush të kupton? A mund të zhbëhet me pak rreshta statusi në fb 40+30 vjet histori?
Të tjera akoma shkuan me tej duke sjellë edhe shembullin e Francës, që edhe francezet na paskan luftuar për pushtetin. Ketu nuk durova. Se ka ndodhur e kundërta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Se sado paradoksale, edhe Franca ka Mukjen e saj që ngjan me Mukjen tonë si dy pika uji. Me përjashtim se ata nuk e tradhtuan.
Shkurt, pak kapitullimit të Francës (pak a shumë si kapitullimi i Shqipërisë, me “regjence” e gjithçka tjetër shqiptare, që aty quhej qeveria e Vishisë), komshiu im i zhurmshëm, gjenerali De Gaulle, që drejtonte Rezistencën nga Londra dërgoi në Francë Jean Moulin (merreni si dr. Ymer Dishnica, po deshet), figurë e jashtëzakonshme, me misionin të bashkonte të gjitha krahët politikë të rezistencës në luftë kundër nazizmit.
Mukja e Francës është apartamenti i René Corbi, kati i dytë, Rruga du Four, nr. 48, Paris, ku u bë takimi i mësipërm (prill 1943)
Analogji tjetër.

Nëse në Mukjen shqiptare (fillim gushti 1943) u vendos krijimi i “Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë”, në Mukjen e Francës (pra, te René Corbi, kati i dytë, Rruga du Four, nr. 48, Paris) u vendos krijimi i “Këshillit Kombëtar të Rezistencës” ( Conseil national de la Résistance CNR) që grupoi të gjitha partitë dhe grupet e rezistencës, ku më të fuqishëm ishin komunistët dhe golistët (France libre)).
Analogji tjetër: si në Mukjen e Shqipërisë ashtu edhe në atë të Francës (mbani shënim) u vendos që çështja e pushtetit të zgjidhej pas çlirimit të vendit!!!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

( E kuptoni tani çdo të thotë që brenda luftës të bësh një luftë tjeter për pushtetin tënd? Çfarë mosbesimi te ndersjellte dhe përçarjeje sjell kjo?)
Ajo që pati më shumë Shqipëria ishte një Enver (nuk them aspak komunistet, se shume syresh sakrifikuan per tjeter gjë). Shqiperia pati me shume atë njeri, që të nesërmen e asaj Marrëveshje nisi ato letrat që përmend z. Milo (posti i meparshem) me të cilat porosiste luftën kundër Ballit, duke i dhenë kështu fund një arritjeje të jashtëzakonshme të forcave politike, që do të konfiguronte një të ardhme tjetër për vendin!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kurrë nuk do të kuptohet në masën e duhur thellësia e vërtetë e tragjizmit që i shkaktoi atij vendi tradhtia që iu bë Mukjes. Veçanërisht të ardhmes së tij. E pakta gjë, ajo do të shmangte zhdukjen e inteligjencës së kohës dhe mbjedhjen e vendit me kampe përqendrimi dhe eshtra njerëzish të pushkatuar pa gjyq e që familjarët nuk po i gjejnë edhe sot e kësaj dite!

Burimi/Babel.al.