Dedë Kasneci

0
77

Dedë Kasneci (foto e hetuesisë) është njëri nga pesë të arrestuarit e parë më 13 janar 1990 për demonstratën kundër bustit të Stalinit në Shkodër. Në atë kohë, tubimi fillimisht ishte planifikuar në ditën e republikës komuniste, 11 janar 1990, por më pas u zhvillua më i plotë më 14 janar 1990. Demonstrimi ishte në formë të heshtur. Pas tij, u ndaluan 21 persona, ndërsa në gjyq dolën 10 veta. Çështja u gjykua në një shkallë në Tiranë, nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.
Shumica u akuzuan në bazë të nenin 55/1 (agjitacion e propagandë) të Kodit Penal, por Dedë Kasnecit dhe Gjergj Livadhit i rëndohej neni 52 (diversioni), etj. Mbi disa u cilësua vepra e “moskallëzimit të krimit” (neni 112). Dënime më të rënda morën Dedë Kasneci (12 vjet), Gjergj Livadhi (8 vjet), Rin Monajka (7 vjet), të cilët u liruan nga burgu përkatësisht më: 17.3.1991, 29.3.1991 dhe 10.1.1991.

Nga Kastriot Dervishi