Deklarata publike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane

0
188

Deklarata publike e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane
Shtator 2020
Lidhja Qytetare i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të ndreq historinë e
rrejshme të paraqitur në pllakën për Senatorin Bob Dole
Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, u tronditëm kur zbuluam
se një pllakë që nderonte Senatorin Bob Dole lidhur me udhëtimin e tij në Kosovë në
vitin 1990 u paraqit si një fillim i mbështetjes së qeverisë amerikane për shqiptarët në
Ish Jugosllavi.
E vërtetë është se udhëtimi i senatorit Dole u bë për shkak të një tubimi masiv në
Uashington, DC, përpara Kapitolit të SHBA në korrik të vitit 1990, të organizuar nga
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe udhëhequr nga Presidenti i saj, ishKongresisti Joe DioGuardi. ( Folësit kryesorë përfshinin Senatorin Dole, Senatorin
Claiborne Pell dhe Kongresistët Tom Lantos dhe Ben Gilman.)
Bob Dole ishte aq i impresionuar me 10,000 shqiptarë amerikanë që bërtisnin “Dole,
Dole, USA, USA”, sa që ai u zotua që të vizitonte Kosovën me senatorë të tjerë. Por
shumë më përpara vizitës së Dole në Prishtinë ka parapri zhvillimi i më hershëm, kur
Kongresisti Arbëresh Amerikan Joe DioGuardi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të
SHBA-së në Nëntor të vitit 1984.
Dhe kështu, derisa vizita e senatorit Dole në Prishtinë në vitin 1990 ishte e
rëndësishme, ajo nuk ishte “pika e kthesës për lirinë e Kosovës”, siç pretendojnë disa.
Përpos kësaj, merita për motivim të delegacionit të Senatit për të bërë një vizitë të
shkurtër Kosovës i është dhënë gabimisht diasporës Shqiptaro Amerikane dhe një
personi i cili ka shërbyer në Bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane. Në vijim
janë faktet.
1986
Më 16 qershor 1986, Kongresisti Joe DioGuardi prezantoi në Dhomën e Përfaqësuesve
të SHBA rezolutën e parë (H.Con.Res. 358) për të mbrojtur të drejtat e njeriut të
shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Të nesërmen, Bob Dole, tani shoku i DioGuardit,
prezantoi të njëjtën rezolutë në Senatin Amerikan (S.Con.Res. 150).
Të zënë në befasi, zyrtarët serbë i regjistruan lobet ruse dhe greke në Uashington për
të sulmuar DioGuardin si një provokator dhe për të inkurajuar miqtë në Departamentin e
Shtetit të SHBA që të rrëzojnë rezolutën. Linjat e betejës për të drejtat e njeriut dhe
lirinë shqiptare u hartuan për herë të parë në Uashington dhe DioGuardi u përball me
një sfidë duke bërë lobim te më shumë se 100 Kongresistë për mbështetjen e tyre.
Në vjeshtën e vitit 1986, Senatori Dole morri vesh nga Kongresisti DioGuardi se ata do
të duhen të bindnin më shumë anëtarë të Kongresit Amerikan për të sfiduar mosnjohjen
nga ana e Departamentit të Shtetit shtypjen e tmerrshme të shqiptarëve në ishJugosllavi. Si rezultat, DioGuardi solli Dole në Manhattan për t’u takuar me shqiptarët
amerikanë të cilët ishin të përgatitur që të kontribuojnë në një përpjekje të madhe për
mbledhjen e fondeve për ata Anëtarë të Dhomës dhe Senatit që ishin të gatshëm të
bashkëngjiten DioGuardit dhe Dole në prezantimin e një Rezolute të re të Kongresit.
1987
Një vit pasi DioGuardi rifilloi përpjekjet e tija të mëdha për lobim në Dhomën e
Përfaqësuesve, në Qershor të vitit 1987, DioGuardi ri-paraqiti një version të zgjeruar të
Rezolutës 1986 për Shqiptarët në Kosovë (H.Con.Res. 162), këtë herë me 57 Anëtarë.
Me nxitjen e DioGuardit, Dole prezantoi të njëjtën rezolutë në Senat (S.Con.Res. 150).
Një muaj më vonë Sllobodan Millosheviqi u ngrit në pushtet në Serbi dhe denoncoi
publikisht shqiptarët si “armiq të shtetit”. Nën presionin e lobit grek dhe aleatëve të tjerë
të Millosheviqit që promovonin dominimin serb në Jugosllavi, Departamenti i Shtetit i
dërgoi një letër Kongresistit Dante Fascell, atëherë Kryesues i Komitetit të
Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës. Në letër denoncohej Rezoluta DioGuardi si
një fyerje ndaj mikut dhe aleatit të SHBA Jugosllavisë dhe fajësoheshin kosovarët për
krime kundër popullatës serbe.
Si rezultat i veprimeve para-Kongresit të DioGuardit me Kongresistin Fascell në botën
Italiane-Amerikane, DioGuardi fitoi kundër Departamentit të Shtetit duke arritur që të
merr një seancë dëgjimore në Kongres për H.Con.Res. 162, në të cilën për herë të parë
u ekspozua hapur abuzimi i egër i të drejtave të njeriut nga serbët kundër shqiptarëve të
Kosovës.
1988
Nga koha kur DioGuardi hyri në Kongres në vitin 1985, ai punoi ngushtë me
Kongresistin Tom Lantos, Bashkëkryetar i Grupit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut.
Në Shtator të vitit 1988, Lantos organizoi një takim të nivelit të lartë me zyrtarë të
Departamentit të Shtetit dhe Budimir Lonçar, Sekretarin Federativ të Punëve të Jashtme
të Jugosllavisë, për t’u përballur me politikën tonë të dështuar të SHBA në Evropën
Juglindore. Takimi ishte aq i suksesshëm sa që Sllobodan Millosheviqi më vonë tërhoqi
ambasadorin e tij, Zhivorad Kovaçeviqin, nga Uashingtoni.
1989
Pas largimit nga Kongresi i ShBA në janar të vitit1989, DioGuardi themeloi Lidhjen
Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të vazhduar punën e tij në emër të popullit shqiptar.
Në korrik të vitit 1989, Dhoma dhe Senati miratuan rezolutën duke e dënuar Serbinë për
abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në nëntor të vitit 1989, DioGuardi fluturoi për në Beograd me letra nga Anëtarët e
Dhomës së SHBA dhe Senatit duke kërkuar lirinë e Kosovës. Duke e rrezikuar jetën e
tij, DioGuardi i dorëzoi letrat në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit në Beograd dhe në
zyrën e Sllobodan Millosheviqit. DioGuardi më pas bëri një vizitë të paparalajmëruar në
Kosovë për të dëshmuar nga afër pushtimin brutal serb, ku ai zhvilloi një konferencë për
shtyp në Grand Hotel në Prishtinë. Pasi që u dëbua nga hoteli nga policia serbe,
DioGuardi vazhdoi konferencën për shtyp në rrugë. Ai më pas u takua fshehtas me
intelektualë, gazetarë dhe aktivistë kryesorë, përfshirë Dr. Zekeria Cana, Zenun Çelaj
dhe Bajram Kelmendin. DioGuardi i mori fotografitë e të rinjve kosovarë që u torturuan
dhe u vranë, të cilat ia solli kongresistit Tom Lantos në Uashington për ta bindur atë që
të udhëtonte në Prishtinë për të parë vetë kushtet e vështira në të cilat kosovarët kanë
qenë të detyruar të jetonin.
1990
Në prill të vitit 1990, Lidhja Qytetare sponsorizoi një delegacion prej dhjetë
udhëheqësish shqiptarë nga Kosova për të dëshmuar kundër okupimit të Millosheviqit
në Kosovë në një seancë dëgjimore të Kongresit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën në
Uashington.
Në maj të vitit 1990, Kongresisti Tom Lantos dhe Joe DioGuardi udhëhoqën një
delegacion në Kosovë duke sfiduar pushtimin serb. Dy muaj më vonë, DioGuardi u
ndalua zyrtarisht të kthehej në Jugosllavi nga parlamenti i kontrolluar nga Millosheviqi
në Serbi.
Në gusht të vitit 1990, sipas kërkesës së Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Bob
Dole dhe gjashtë senatorë të tjerë të SHBA vizituan Prishtinën, në një ndalesë të
shkurtër pas një vizite zyrtare të bërë Bashkimit Sovjetik. Sllobodan Millosheviqi u
përpoq që të parandalonte delegacionin që të largohej nga aeroporti i Prishtinës, por ai
u tërhoq nga presioni i madh i Uashingtonit.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këto fakte historike dhe të
bëjë korrigjimet e nevojshme në pllakë.