Deklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

0
95

LIDHJA QYTETARE BËN THIRRJE PRESIDENTIT TRUMP QË TA LIROJË AMBASADORIN GRENELL NGA DETYRAT E TIJA SI I DËRGUARI SPECIAL PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Deklarata Publike nga Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane

Prill 2020

Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell.

Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te qeveria e SHBA që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdorë rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë.

  • Ai lehtësoi takimet midis Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiqit dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit. Vuçiqi është një shovinist me urrejtje të thellë ndaj popullit shqiptar. Gjatë kohës së luftës ai ishte Ministër i Informacionit i Millosheviqit dhe personi i favorizuar i ultra nacionalistit serb Vojisllav Sheshelit, i cili u dënua për krime kundër njerëzimit në Hagë. Ai kontrollon plotësisht institucionet e Serbisë dhe mban lidhje të ngushta me Moskën. Thaçi është një politikan të cilin nuk e don shumica e popullit të Kosovës dhe konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë përgjegjës për shumicën e dështimeve të vendit gjatë njëzet viteve të fundit.

-Edhe pse Ambasadori Grenell e mohon atë, gjerësisht ka qenë e raportuar se këto negociata pas dyerve të mbyllura kanë qenë të përqendruara në ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë për të krijuar shtete etnikisht të pastra, në kundërshtim me politikat e vendosura nga Amerika dhe Evropa që kufijtë janë të fiksuara dhe zgjidhjet politike duhet të gjenden brenda tyre. Ndryshimet e kufijve gjithmonë kanë sjellë gjakderdhje në Ballkan.

-Ambasadori Grenell ka marrë haptas anën e Serbisë duke u përpjekur të akomodojë kërkesat e tyre shkatërruese. Ai nuk ka bërë asnjë presion ndaj Serbisë që të ndalojë fushatën e vet ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta çnjohin atë dhe të ndalojë marrjen e armëve nga Rusia. Njëkohësisht, Grenell ka bërë presion të madh mbi viktimën, Kosovën – duke e kërcënuar me ngrirjen e programeve të zhvillimit ekonomik të qeverisë së SHBA të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit në Kosovë dhe
tërheqjen e trupave amerikane nëse Kosova nuk i heq tarifat për mallrat serbe pa parakushte. Grenell ka këmbëngulur se do të arrihet një marrëveshje pasi Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun, duke harruar që të gjithë e dinë se një marrëveshje midis aktorëve shumë të këqij — Vuçiqit dhe Thaçit — u negociua në verën e vitit 2018 në bisedimet e drejtuara nga shefja e atëhershme e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Është mahnitëse të shohësh që Vuçiqi, Thaçi dhe Grenell e konsiderojnë popullin shqiptar të Kosovës si shumë të dobët dhe tepër naiv që të kuptojë se çfarë nënkupton “korrigjimi i kufijve”, “rregullimi” ose “demarkacioni”: ndarja e Kosovës dhe krijimi të Serbisë së Madhe. Pa dyshim, ndarja do të trimëronte si Serbinë ashtu edhe Rusinë dhe aspiratat e tyre hegjemone për dominim në Evropën Juglindore dhe hyrjen në detin Adriatik.

-Roli i Ambasadorit Grenell ishte i qartë duke e armatosur fort liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa që të ndahet nga Vetëvendosja (LVV) me qëllim që të rrëzojë qeverinë e koalicionit LVV-LDK të shpresës dhe të ndryshimit, të udhëhequr nga dy politikanë më të mbështetur publikisht — Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, anëtare e LDK-së. Përveç Hashim Thaçit, Grenell ftoi Skender Hysenin, ish-Ministrin e Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesin e gardës së vjetër të partisë së koalicionit të ri të LDK-së, për të dhënë udhëzime se si ta përfundojë këtë qëllim disa ditë para propozimit të votimit të mosbesimit më 25 Mars. Procesi i prishjes dhe destabilizimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike është në kundërshtim me vlerat amerikane, kundër vullnetit të popullit të Kosovës dhe kundër interesave strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Ishte gjithashtu e turpshme sepse kjo ka ndodhur në një kohë kur Kosova, Amerika dhe e gjithë bota po luftojnë për të shpëtuar jetët derisa koronavirusi po përhapet. Shumica e përfaqësuesve evropianë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes politike të administratës Trump në Kosovë. Nëse Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij të inkurajuar nga Ambasadori Grenell përpiqen të marrin qeverinë pa zgjedhje të reja ose në kundërshtim me ndonjë dispozitë kushtetuese, trazirat dhe destabilizimi në Kosovë do të pasojnë dhe ka gjasa që Presidenti Trump do të fajësohet.

-Bazuar në shumë raporte, emërimi i Ambasadorit Grenell nga Presidenti Trump gjithashtu ka armiqësuar udhëheqësit e politikës së jashtme evropiane me Grenell me punën prapa skenave dhe me mos përfshirjen e aleatëve kryesorë evropianë në negociatat Kosovë-Serbi. Bashkimi Evropian është kundër çdo shkëmbimi territorial për arsye shumë të mira. Trazirat pasuese do të kenë ndikim të qëndrueshëm politik në Ballkan dhe potencialisht do të çojnë në paqëndrueshmëri në Evropë për dekada në vazhdim. Siç deklaruan Kurt Bassuener dhe Bodo Weber nga Këshilli i Politikës për Demokratizimin think tank me qendër në Berlin më 2 prill, një shkëmbim territorial, që do të thotë “ndarje e Kosovës”, nënkupton “një ndërprerje të papritur të politikës amerikane në Ballkan prej dy dekadave, duke hapur një çarje transatlantike të paparë sa i përket sigurisë evropiane që nga vitet 1992-1995 të luftës në Bosnje. “

Ne besojmë se qasja e administratës Trump ndaj konfliktit Kosovë-Serbi në thelb është e gabuar dhe prandaj është e destinuar të dështojë. Meqenëse Ambasadori Grenell ka humbur besueshmërinë e një ndërmjetësuesi të paanshëm, Lidhja Qytetare i bën thirrje Presidentit Trump që të largojë Ambasadorin Grenell nga detyrat e tij si i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi. Duke e ngarkuar një ekspert me njohuri mbi Ballkanin, Shtetet e Bashkuara mund dhe duhet të jenë në gjendje që të marrin rolin drejtues në zgjidhjen e konfliktit serbo-shqiptar një herë e përgjithmonë, natyrisht në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe zbatimin e saj. Lidhja Qytetare gjithashtu ka shqetësime serioze se i Dërguari i emëruar i Evropës për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është zgjedhja e gabuar për këtë pozicion të rëndësishëm për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë gjatë rolit të tij si përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë midis viteve 2007 dhe 2009 dhe pasi është i ardhur nga Sllovakia, një nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Një zgjidhje e përhershme e problemit Kosovë-Serbi është e vështirë, por është e mundur. Është thelbësore një njohje e ndërsjellë e kufijve ekzistues me garanci për mbrojtjen e të drejtës së barabartë politike dhe njerëzore për pakicat në Kosovë dhe Serbi. Por kjo mund të ndodhë vetëm kur Amerika dhe Bashkimi Evropian gjithashtu mbështesin një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që fillon me pranimin se Serbia ka bllokuar çdo marrëveshje të propozuar që prej fillimit të “bisedimeve teknike” midis Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2011. Siç deklaroi Shirley Cloyes DioGuardi në dëshminë e saj para Nën-komisionit të Dhomës për Evropën në vitin 2013, paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm “do të ndodhin vetëm kur Serbia të njehë sovranitetin e Kosovës dhe pranon Kosovën në institucionet ndërkombëtare, kur i jep të drejta të barabarta civile dhe njerëzore shqiptarëve në Luginën e Preshevës (në një nivel me të drejtat që aktualisht serbët në Kosovë i gëzojnë), heq dorë nga strukturat e saja paralele në veri të Kosovës dhe përqendrohet në zhvillimin ekonomik dhe politik të Serbisë. Sapo të ndodhë kjo, qeveria e Kosovës do të duhet të përqendrohet në vendosjen e një demokracie të vërtetë dhe sundimit të ligjit – diçka që ajo nuk ka arritur të bëjë sa duhet për shkak të mungesës së sovranitetit dhe korrupsionit prej shumë zyrtarëve të qeverisë së saj. “

Shpresa jonë është që ata politikanë që tashmë e kanë dëmtuar në mënyrë drastike Kosovën, të kuptojnë se kanë shkuar shumë larg. Pretendimi i tyre se ata janë pro-amerikan është qesharak, pasi gjithçka që ata kanë bërë në Kosovë për gati 20 vjet ka qenë antiamerikane dhe antishqiptare.

Shpresojmë gjithashtu që liderët e rinj të Kosovës, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe të tjerët si ata e kuptojnë rolin e tyre historik për ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë e tmerrshme. Si qeveri e përkohshme e Kosovës, ata duhet të përqendrohen në luftimin e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të saj, përfshirë pakicat. Ata duhet të ndalojnë çdo bisedim nga kushdo që mund të dëmtojë pavarësinë,
integritetin territorial, dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Shpresojmë gjithashtu që qeveria nuk do ta minojë opozitën dhe në vend të kësaj do t’i ofrojë një vend në tryezë për t’u marrë me Serbinë dhe do të promovojë dhe avancojë trashëgiminë pro-amerikane dhe pro-evropiane.

Në zgjedhjet demokratike të 6 tetorit 2019, populli i Kosovës votoi për ndryshim pozitiv duke i dhënë Vetëvendosjes dhe LDK një mundësi të artë për të zbatuar ndryshimin. Votimi shënoi një pikë kthese në politikën e Kosovës. Ne besojmë se dashuria, respekti dhe admirimi i popullit shqiptar për Amerikën nuk do të humbet, pasi një shekull i duhej për t’u ndërtuar. Sidoqoftë, qëndrimi për të drejtat dhe lirinë e dikujt është gjithmonë gjëja e duhur për të bërë. Një Ambasador Amerikan dhe disa zyrtarë të një administrate nuk përfaqësojnë vlera të qëndrueshme Amerikane. Ata janë të gjithë përkohësisht në fuqi.

Ne duam të sigurojmë popullin e Kosovës që Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e udhëhequr nga Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, si lobi i vetëm i regjistruar në Uashington, DC, do të vazhdojë të punojë shumë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, ashtu si ka bërë Lidhja Qytetare për tridhjetë vitet e fundit. Ne kemi arritur të ndryshojmë politikat e shumë administratave amerikane përmes punës sonë me drejtuesit e politikës së jashtme në Kongresin Amerikan, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyra të ndryshme dhe madje edhe më të forta para dhe pas përfundimit të pandemisë me koronavirus.

Ne nuk mbështesim ndonjë parti të veçantë politike në Kosovë, Shqipëri, apo trojet e tjera shqiptare. Por ne i mbështesim ata politikanë që punojnë shumë për interesat kombëtare dhe njerëzit që ata përfaqësojnë. E njëjta gjë vlen edhe për qeverinë amerikane: Ne mbështesim ata liderë politikë që janë punëtorë, përfaqësues të ndërgjegjshëm dhe efektiv të popullit, dhe ne i hedhim poshtë ata që janë të shqetësuar vetëm për interesat e tyre personale dhe vazhdimin e pushtetit të tyre. Ne qëndrojmë me vendosmëri dhe krenari për çështjen kombëtare shqiptare dhe shpresojmë të avancojmë një të ardhme të suksesshme demokratike dhe ekonomike të Kosovës.

Me respekt,

Bordi i Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane


THE CIVIC LEAGUE CALLS ON PRESIDENT TRUMP TO RELIEVE AMBASSADOR GRENELL FROM HIS DUTIES AS THE SPECIAL ENVOY FOR THE KOSOVA-SERBIA DIALOGUE

A Public Declaration of the Albanian American Civic League

April 2020

We, the members of the Board of the Albanian American Civic League, are very concerned about the dangerous situation in the Republic of Kosova, after the fall of the democratically elected government of Prime Minister Albin Kurti.

The fall was the result of an unprecedented move orchestrated by a few members of Kosova’s political elite dedicated to advancing their personal interests, in coordination with President Trump’s Special Envoy for Serbia-Kosova Peace Negotiations, Ambassador Richard Grenell.

The Civic League has always lobbied the US government to be fully engaged in finding a just and lasting solution to the Kosova-Serbia conflict in coordination with the European Union. To our regret, Ambassador Grenell has grossly mishandled the process by pursuing an easy and quick solution.

  • He facilitated meetings between Serbian President Aleksander Vuçiç and Kosova President Hashim Thaçi. Vuçiç is a chauvinist with deep hatred for the Albanian people. He was Milosevic’s Minister of Information and the wartime protégé of Serbian ultranationalist Vojslav Seselj, who was convicted of crimes against humanity in The Hague. He totally controls Serbia’s institutions and maintains close ties with Moscow. Thaçi is a politician detested by the majority of the people of Kosova and considered one of the principal players responsible for most of the country’s failures of the last twenty years.

-Even though Ambassador Grenell denies it, it has been widely reported that these negotiations behind closed doors have concentrated on changing the borders between Kosova and Serbia to create ethnically pure states, contrary to the well-established policies of America and Europe that borders are fixed and political solutions must be found within them. Border changes have always brought bloodshed to the Balkans.

-Ambassador Grenell has openly taken Serbia’s side by trying to accommodate their destructive demands. He has put no pressure on Serbia to halt its campaign to get countries that have recognized Kosova’s independence to derecognize it and to stop receiving armaments from Russia. Simultaneously, Grenell has put heavy-handed pressure on the victim, Kosova–threatening the freezing of the US government’s Millennium Challenge Corporation’s economic development programs in Kosova and withdrawing US troops unless Kosova removes tariffs on Serbian goods without preconditions. Grenell has insisted that an agreement will be reached after Kosova and Serbia resume dialogue, forgetting that everyone knows that an agreement between very bad actors—Vuçiç and Thaçi—was negotiated in the summer of 2018 in talks led by then European Union foreign policy chief Federica Mogherini. It is amazing to see that Vuçiç, Thaçi, and Grenell consider the Albanian people of Kosova to be too weak and too naïve to understand what “border correction,” “adjustment,” or “demarcation” mean: the partition of Kosova and the creation of Greater Serbia. Without a doubt, the partition would embolden both Serbia and Russia and their hegemonic aspirations for domination in Southeast Europe and access to the Adriatic Sea.

-Ambassador Grenell’s role was obvious in strong-arming the Democratic League of Kosova (LDK) leader Isa Mustafa to separate from Vetevendosje (LVV) in order to bring down the LVV-LDK coalition government of hope and change led by the two most publicly supported politicians—Prime Minister Albin Kurti and Assembly Speaker Vjosa Osmani, a member of LDK. In addition to Hashim Thaçi, Grenell invited Skender Hyseni, former Minister of Foreign Affairs and the representative of the junior-coalition party LDK’s old guard, for instructions on how to complete this goal a few days before the motion of no confidence vote on March 25. The process of disrupting and destabilizing the democratically elected government is contrary to American values, against the will of the people of Kosova, and against the strategic interests of the United States. It was also shameful because it has taken place at a time when Kosova, America, and the entire world are fighting to save lives as the coronavirus spreads. Most of the European representatives have voiced their opposition to the Trump administration’s political intervention in Kosova. If Thaçi and his associates encouraged by Ambassador Grenell try to take over the government without new elections or contrary to any constitutional provisions, turmoil and destabilization in Kosova will ensue and President Trump will likely be blamed.

-Based on many reports, President Trump’s appointment of Ambassador Grenell has also alienated European foreign policy leaders with Grenell working behind the scenes and not including key European allies in Kosova-Serbia negotiations. The European Union is against any territorial exchange for very good reasons. The ensuing turmoil will have lasting political impact on the Balkans and potentially lead to instability in Europe for decades to come. As Kurt Bassuener and Bodo Weber of the Berlin-based think tank Democratization Policy Council stated on April 2nd, a territorial exchange, meaning “partition of Kosova,” signifies “an abrupt break from two decades of American policy in the Balkans, opening a transatlantic rift unseen in terms of European security since the 1992-1995 war in Bosnia.”

We believe that the Trump Administration’s approach to the Kosova-Serbia conflict is fundamentally wrong and hence is destined to fail. Since Ambassador Grenell has lost the credibility of an unbiased mediator, the Civic League calls on President Trump to relieve Ambassador Grenell from his duties as the Special Envoy for the Kosova-Serbia dialogue. With a knowledgeable Balkan expert in charge, the United States can and should be able to take the leading role in solving the Serbian-Albanian conflict once and for all, of course in concert with the European Union in reaching the agreement and implementing it. The Civic League also has serious concerns that Europe’s appointed Envoy for the Kosova-Serbia talks, Miroslav Lajcak, is the wrong choice for this important position due to his ties to Serbia during his role as the European Union’s special representative in Bosnia-Herzegovina between 2007 and 2009 and coming from Slovakia, one of five EU member states that has yet to recognize the independence of Kosova.

A permanent solution to the Kosova-Serbia problem is difficult, but it is possible. A mutual recognition of existing borders with guarantees for the protection of equal political and human rights for the minorities both in Kosova and Serbia is essential. But this can only happen when America and the European Union also support a final, comprehensive agreement to normalize relations between Kosova and Serbia that begins with the recognition that Serbia has been blocking every proposed agreement since the “technical talks” between Belgrade and Prishtina began in 2011. As Shirley Cloyes DioGuardi stated in her testimony before the House Subcommittee on Europe in 2013, lasting peace and stability “will only happen when Serbia recognizes Kosova’s sovereignty and its admission to international institutions, grants equal civil and human rights to the Albanians in the Presheva Valley (on a par with the rights that are currently enjoyed by Serbs in Kosova), relinquishes its parallel structures in northern Kosova, and focuses on the economic and political development of Serbia. Once that happens, Kosova’s government will need to focus on the establishment of genuine democracy and rule of law—something that it has failed to do sufficiently due to its lack of sovereignty and the corruption of many of its government officials.”

Our hope is that those politicians who have already drastically hurt Kosova understand that they have gone too far. Their claim that they are pro-American is ridiculous, since everything that they have done in Kosova for almost 20 years has been anti-American and anti-Albanian.

We also hope that the new leaders of Kosova, Albin Kurti, Vjosa Osmani and others like them, understand their historical role in getting Kosova out of this terrible situation. As a caretaker government of Kosova, they should concentrate on fighting corruption, on economic development, and on the wellbeing of its citizens, including minorities. They should ban any talks by anyone who can harm the independence, territorial integrity, and the sovereignty of the Republic of Kosova. We also hope that the government will
not undermine the opposition and instead offer them a seat at the table in dealing with Serbia and promoting and advancing Kosova’s pro-American and pro-European legacy.

In the democratic elections on October 6, 2019, the people of Kosova voted for positive change by giving Vetevendosje and LDK a golden opportunity to implement change. The vote marked a turning point in Kosova politics. We believe that the Albanian people’s love, respect, and admiration for America will not be lost, since it took over a century to build. Nevertheless, standing up for one’s rights and freedom is always the right thing to do. One American ambassador and several officials of one administration do not represent enduring American values. They are all temporarily in power.

We want to assure the people of Kosova that the Albanian American Civic League, led by Joseph J. DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, as the only registered lobby in Washington, DC, will continue to work very hard to promote and protect the legitimate rights of the Albanian people, just as the Civic League has done for the last thirty years. We have managed to change the policies of many US administrations through our work with the foreign policy leaders in the US Congress, and we will continue to do so in many different and even stronger ways before and after the coronavirus pandemic ends.

We do not support any particular political party in Kosova, Albania, or other Albanian lands. But we do support those politicians who work hard for national interests and the people they represent. The same applies to the US government: We support those political leaders who are hard-working, conscientious, and effective representatives of the people, and we reject those who are concerned only with their personal interests and the perpetuation of their power. We firmly and proudly stand for the Albanian national cause and look forward to advancing a successful democratic and economic future for Kosova.

Respectfully,

The Board of Directors of the Albanian American Civic League