Del tabela, zhgënjejnë shqiptarët: Sa pikë i dhanë në total Jonida Maliqit

0
23

Organizatorët e Eurovisionit këtë vit kanë ndryshuar mënyrën e prezantimit të pikëve të marra nga publiku duke filluar nga fundit.

Nisur nga ky votim mësohet se Shqipëria ka marrë në total 47 pikë nga publiku dhe 43 pikë nga juritë duke arritur një total prej 90 pikësh.

Pas shpalljes së votave të publikut fitues rezultoi Holanda me këngëtarin Duncan Laurence, i cili mori 492 pikë duke kënduar “Arcade” kurse Shqipëria u rendit në vendin e 17.

Dështon keq Shqipëria, mbetet nën Serbinë në Eurovision


Shqipëria nuk ka arritur të marrë edhe aq shumë pikë në Eurovisionin e këtij viti.

Jonida Maliqi ka arritur vetëm 43 pikë nga juritë, ndërkohë nga publiku mori vetëm 47.

Kështu, ajo në total ka vetëm 90 pikë, duke u radhitur nën Serbinë, e cila ka grumbulluar 92 pikë.

Ndërkohë, një rezultat që vlen të theksohet ishte vota e jurisë së Rusisë, e cila dha 3 pikë për Shqipërinë dhe asnjë për Serbinë./Reporteri.net

reporteri.net