Denata Rroji – Baba jem mban bletë.

0
76

Sot shkova në shpinë e tij dhe m’ tregoi tanë mjaltin që kishte nxjerrë nga kosheret. Kur hoqi kapakun e nji kovë 20 litershe plot me mjaltë, vumë re se tri bletë të vogla kishin ngelë tu luftu me jetën. Ato ishin të mbulueme me mjaltin njitës gati tu u mbyt. E pyta babën, nëse kishin ndonji shans me i shpëtu, por ai ishte i sigurtë se nuk do t’ mbijetonin. “Janë viktima të grumbullimit të mjaltit”- m’u shpreh ai.
E pyta prap n’se të paktën mund t’i nxjerrshim dhe t’i vritnim sa ma shpejt, pse ai në fund të fundit ishte që m’pat mësu me i largu kafshët (ose insektet) për mos me vujt në mjerim.
Baba ma pranoi kërkesën, e kshu i nxori bletët nga kova. I futi në nji safe të vogë boshe të kosit grek “Chobani” .
Kishte plot bletë që fluturonin kudo jasht, pse ai e ndërpreu grumbullimin e mëparshëm të mjaltit.
Tri bletët e vogla i vendosëm në safën mbi nji stol dhe i lamë në fatin e tyne. Baba m’ thirri pak më vonë për me m’shpjegu se ç’ka po ndodhte. Bletët e vogla ishin rrethu nga të tana motrat e tyne (bletët janë femna) dhe po i pastronin ato nga njitja gati të vdekuna, duke i ndihmu me hek të tanë mjaltin nga trupi i tyne. Kur u kthyem paksa ma vonë, vumë re se kishte ngel vetëm nji bletë e vogël në safë. Ajo ishte hala n’ përkujdesin e simotrave.
Para se me u largu përfundimisht nga kosheret, ne kontrollum për herë të fundit vendin ku kishim vendosë tri bletët dhe u mrekulluem kur vumë re se safa ishte bosh, me sa duket ato ishin pastru mjaftueshëm sa për me mujt me fluturu larg .
Bletët e vogla jetun sepse ishin të rrethueme nga familjarë dhe miq që nuk hoqën dorë prej tyne, që refuzun me i lanë me u mbyt në ngjitjen me mjaltin, tu i ndihmu derisa edhe bleta e fundit e vogël me mujt me kenë e lirë për me fluturu.
Motrat e bletëve. Shokët e skuadrës së bletës.
Ne të gjithë mund të mësojmë nji ose dy gjëna nga këto bletët.
U perkthy nga Denata Rroji
web

Burimi/Facebook/Gegenisht