Deputetja e LDK-së: Tezja ime vdiq për shkak të ndaljes së rrymës, ishte me oksigjenoterapi

0
42

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku ka thënë se tezja e saj ka vdekur për shkak të reduktimeve të rrymës, me të cilat po përballet Kosova.

Bunjaku tregoi se tezja e saj ishte me oksigjenoterapi dhe duke u trajtuar në shtëpi dhe si pasojë e ndaljes së rrymës, kishte mbetur pa oksigjen, duke i shkaktuar kështu përkeqësim të gjendjes dhe duke humbur jetën.

”Mua, para dy jave, më ka vdekur tezja, ka qenë me oksigjenoterapi dhe ka qenë në shtëpi, është ndalur rryma, derisa ka ardhur ndihma e parë me marrë, ajo nuk ka mundur të rrijë asnjë moment pa oksigjen dhe iu ka keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Po, kjo ka ndodhur për shkak të ndaljes së rrymës sepse ndalja e oksigjenit ia ka dëmtuar mushkëritë edhe më shumë, derisa ne e kemi dërguar në spital, të nesërmen ka vdekur. Ndoshta ky nuk është shkaktari, por mjekët e kanë konstatuar. Mua më mbetet merak sikur të kishte rrymë ajo do të vazhdonte të jetonte edhe më tutje me përkujdesjen e mjekëve, por koha derisa ne e kemi bartur në emergjencë, i është përkeqësuar gjendja edhe më shumë”, ka thënë Bunjaku në Kanal10.

Burimi/klankosova.tv/