Deputetja paralajmëron “tërmet” brenda PD-së: Rrezikojmë përçarjen

0
60

Deputetja e opozitës Albana Vokshi duke iu referuar një raporti të fundit të Komisionit Evropian ka thënë se niveli i vdekshmërisë në Shqipëri është më i larti në Evropë.

Për debatet brenda PD, Albana Vokshi pranoi se partia kryesore në opozitë po kalon një moment të vështirë. Ajo uroi që të tejkalohet debatet e brendshme dhe fokusi të jetë tek kundërshtari, mazhoranca e majtë.

“A kemi qenë ndonjëherë në situatë kaq të vështirë? Unë mendoj që jo. A rrezikojmë përçarje? Sigurisht që rrezikojmë. A janë konfuze strukturat e PD? Po janë”, deklaroi Vokshi për Euro News Albania.

Burimi/lajme.al/