Desantila Qerimaj C – Nana jeme quhet Shpresa.

0
97

Nana ka pase gjithmone nji hije artit rreth saj, qysh se une mbaj mend, ajo ka kene ndryshe, ajo asht prap, ndryshe.
Çdo gja qi bate u dukej se e jetonte ma thelle, ma me “puls” se tjert, çado qi ishte… Asaj dhe veshjen te spikatun detajesh ja shifsha perhumbun. Kjo veshje duhet te kishte gjithmone nji ngjyre ma shume, nji vizatim ma te plote, apo nji mungese copet ma te gjane se ajo çka ishte ne mode.
Une po flas tash per moshen 6-te deri ne 12-te vjec, ktu e 28-te vjet ma pare kur ajo me merrte gjithkund me vedi, pothujse perhere, tuj u nise nga koncertet ne Teatrin Migjeni, ne ato ne Kinema Verore, e ne evenimentet e punes te saj gjate dites ne Artistike…
Ne mes te njerzve ajo ishte e qeshun, tue vu gjithçka ne loje, me “buon sense” dhe une u mrekullosha me faktin qi tane ishin te dashtun me te, ne ambjentet ku ishim edhe na… Ajo jo vetem e kishte emnin njashtu, porse ishte edhe Shprese gzimit per njerzit qe rrethonin.
Ndersa ne shpi asaj i bite nji hije arit, plot nostalgji. Shpia e saj ishte skena, kanga, ajo ishte e lindun per te, dhe kjo i asht mohu per shum arsy e rrethana e si rrjedhoje ajo nuk ka mujte me dhane ate çka mundet me dhane, nji artiste e lindun. Nana Shpresa, me sy te medhenj melankolike, brenda te cileve mblidhet ala sot pa u ndale muzika e zemres…
Une nderkohe fluturosha e shpengueme ne fminine teme, ashtu siç fluturojne zogjte e sapolindun qi s’dine kurre nji send per kah jane nise, e lumtun per sandalet e reja te bardha te Nji Majit po ashtu dhe per fustanet e reja te veres ne vazhdim, mu dukte vedi e bukur me te reja. Violinceli ishte shoqnusi i perhershem i masditeve te mia, me msusen teme te pare bjonde me floke prej grunit, imazh i pashmangshem i njitun ne nota e cila shpesh vinte “si per vizite”, per me pa a po studjosha une apo jo. Sa here me vine ndermend mbasditet e atyne viteve si te ishin tue ndodhe tash, me kumllat e qershiat e veres qi shpertheshin prej veset e freskiet… U basha njish me parkun e pallatit perballe e tue lujte me bar e balona prej letret, pritsha zanin e nanes qi me thrritte prej balkonit me te njejtin tingull si ne skene, me te njejten force dashniet, tue me kallxue se kishte ardhe çasti i fundit i vrapimeve neper andrra pa peshe.
Tue lodrue pa pra neper rrugica, tue thirre shoqet ne shperthimet e ciltersise,vitet kaluen tue grumbullue çdo ndjesi qi ekziston perreth, per me e rujte ne skutat e valixheve te mbushuna ndjesish, e per me e kujtue mandej ate çka ndodhte athere kundrejt asaj çka ndodhe sot….
Keshtu ecem dore per dore une dhe nana jeme neper shkallet e artit, tue hype e tuj zdrype ne te njejtin ritem zemre, ne te njejten harmoni. Jeta realiste nuk harroi asnjihere me na vu perballe realitetesh te hidhuna.
-Qe zoje:- pagesa juaj, plot 4000 mije leke te reja, se ne paguejm mire apo jo, ju lumte, na-ke-ni nde-ru-ar, e ne te tjera raste si kto do t’ju lajmerojme patjeter:- thoshte zani ne nji standart me hundore geget.
Ajo i mori letrat e shumeprituna ne dore si t’ishin flluska, me dyshimin se ndoshta ishte ne anderr, se ndoshta paguesi ishte gabue, e shpejt do ti thote me fal… jane 4-fishi, por menjihere grueja u kthye me kambe ne toke e u kujtue se ne zgjedhjet tjera partiake, ose ato te tjerat te ardhshme, edhe mund te ishte kshtu, pra 4 vjet ose 8-te, ose 12-te vjet pritje, per me kendue prap e me u pague ne zhgjanderr.
Ajo u kujtue se s’kishte veshe fustane ngjyrash te ndezuna dhe se nuk kishte asnji te njoftun ne rrjedhen e organizimeve, ftesave, thirrjeve e shume te tjera si kto….
Kater ditet e fundit kishin kene te ngarkueme emocionalisht sepse nuk ishte ba asnji prove, dhe kjo ishte nji peshe ne vedi per kangtaren, sepse kangtari i mire kendon pa prova, edhe pse me vite s’ka kendu kurrkund e kjo edhe asht e vertete deri diku, por ne rastin konkret ajo andrrote diçka ma te detajueme me kendue, sikur te kishte nji orkester, sado te vogel, e te bate nji kange ma te dashtun per te se ajo çka u kerkote. Por turma, me syte prej kalvaresh te mbeshtetuna neper dege te stergjata pagjumsiet, s’e kishte mendjen aty… Ai i kishte thane qarte :
-Zoje, sa ma lehte, sa ma lehte, ato kanget prej shkume detit…

  • Po jo:-ia kthen ajo, se une mendova me kendu, diçka qytetare diçka qi me pershtatet ma shume.
    -Ato me ritem jane shum mire, sa ma shum elemente te turbofolkut zoje, ma besoni, do te kercejne te tane prej gezimit, kan me u çmende moj tane prej harese… ti gezojme njerzit. E poshte turma tue kercye me britma prej te çoroditunish e tue çudite token dhe qiellin…
    Para kater vjetsh, kishte ndodhe i njejti manifestim dinamike-çthurun!
    Ti gzojme njerzit:- mendoi ajo, nderkohe qi makinat disa milionshe largoheshin ne fund te darkes me ceremoni te kadalte drejt suksesit te garantuem kryekatervjetesh.
  • Ti gzojme, ashtu sic jam gzue une, me asgja, besa fort jam gezue se… 2000 mije lek ilaçet, 3000 dritat, 300 uji, mandej parukierja, tane kto net, a po… jo jo ma mire s’parit me pague dritat, ilaçet le te presin, fundja jena te forte, per dy jave pritje s’na gjen gja der sa te vine dita e pensionit, ket rradhe don Zoti pa vonesa ,- peshperit Nana jeme qi mban emnin Shpresa.
    Ah ato fishkllimat, qi pritshin me thike ne mes çdo derdhje te paster ne publik, me urra urra urraaaaa, e ftyra te perçudnueme n’pritje per me hanger nji mish te mohumem per qindra vjet…
    Asaj i I erdh me mbylle syte, me e fjete gjithcka disi, dhe me kundershti te njejta me ajrin e darkes sot, pernjihere ju shfaq skena e Festivalit Te RTSH-se, e 30 vjetve ma pare, e ndejun ne enigme… e qete ne thirrjen e vyshkun te saj, e shpalosun ne nuanca te vokta, me ftyra te zbehta, t’cilat sikur kerkoshin diçka qi kerkush nuk mujte me e dhane, diçka qi gjithkush e kishte… por te ndryeme, me zingjire, ne kafazin e padukshem te frikes.
    Po po,nedhe ktu e 30 vjet gjate sistemit komunist kerkoshin, qi shpirtin me e shtrue me kujdes ne gure, zanin me e kthye ne ideologji, pak randsi kishte, permasa e thellsia e ksaj ideologjie, randsi kishe, ME GEZUE “disi” POPULLIN.
    Njashtu si dje edhe sot zanin e saj e sjellin neper te njajten skene dhe aty asgja ska ndryshue, pervec platese qi tash ka marre ngjyra ma te ndryshme.
  • Nese kendon nji nate tre-kater kange ne nji “Restorant te thjeshte” ne Londer, pagesa asht 150 pound, madje per festa edhe per raste te veçanta asht dyfishi:-i thashe nji nder ato dite ne telefon.
    Edhe i tregova se para disa vitesh, ne spektaklin Britain’s Got Talent (Britaniket Kane Talent), kishte marre pejse nji grue 50-vjece, qi quhej Susan Boyle me kangen “I Dreamt a Dream”, te “Les Miserables”, (“Kam Andrrue nji Anderr” nga “Te Mjeret”). Tane vemendja internacionale ishe perqendrue tek ajo per cilesine e zanit te rralle, te paprekun, te paperlyem te virgjen. Paraqitja e pare e saj mjaft e ndrojtun, pa mnifunde e xhixha, pa shperthime mbreslanese, pa levizje te zhdrivillueme nuk e kishte pengue aspak qi shume shpejt sapo realizoi albumin e saj te pare te titulluem po ashtu “I Dreamt a Dream”, me thye çdo rekord si albumi ma i shitun i vitit ne Britanine e Madhe.
    Une vijova tuj i thane:
    -Ne spektaklet e ktushme, te ksaj botes qi asht prej vlersimesh te verteta, te ksaj botes ku rruga asht krejt e vshtire por frytdhanse aq sa dhuntite, kangtaret jane te çdo moshe, jo vetem te rinj, e jo vetem te bukur, e jo vetem te njoftun, e jo vetem te pasun…
    Susan ka zá te thelle bylbylash, si tandin nane:-perfundova dialogun telefonik e permallueme…
    Desantila, Londer 2014

Burimi/Facebook