Dhunë e terror i policisë së shtetit mbi qytetarët paqësor të Tiranës, dhe të ardhurve nga Kosova dhe Ilirida.

0
96

Fillimisht të nderuar lexuees para se të shkruaj për dhunën nga policia e shtetit që ushtroi ndaj qytetarëve shqiptarë paqësor, dua t’i Ju njoh mbi strategjinë e PPSH. Të cilët politikanët e pas viteve 90’ e morën detyrë për t’a zbatuar, sepse i shkonte dhe për shtat.

Disa paragrafe të fjalimit sekret të shokut Ramiz Alia që ju mbajti filozofëve të Byros Politike në vitin 1989:

“Ne, Komunistët Reformatorë”, do të zbatojmë Strategjinë tonë në Ekonomi, sipas së cilës Kapitalistët dhe Pronarët e Ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe Njerëzit Tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë. Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë”. Frederiku pyet; Kush janë “armiqt tanë Qytetarët që i varfëruat për 45 vjet me atë rregjim diktatorial? Shoku Ramiz vazhdon: “E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq Gjak dhe do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë”. Po fëmijët e atyreve që i varfëruat nuk kanë jetë dhe ato për të jetuar? Pra sipas Ramiz Alis duhet të vazhdojë ndarja në klasa. Pra ku është demokracia ku me këtë term PKSH erdhi në pushtet më 1945 që s’rreshtën pa e hequr nga goja? Mashtruesa ishin e mashtruesa lanë në qeverit e pas viteve 90’. Është një shprehje popullore: “mirë që vdes i keqi, po la litarin jashtë”. Ramizi vazhdon:

 “Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur”. Prandaj Policia e Shtetit përdor dhunë paqësore me protyestuesit, që shoku Ramiz i quan ‘armiqt tanë”. Shoku Ramiz vazhdon: “Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend”. Theksoj: me fjalin; “Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’jua përmend”; a ka më shkoqur se e thot cop që shtetin nuk e komandojnë shqiptarët?

 Konkluzion: a mundet të protestojnë paqësisht shqiptarët kur i vdekuri ka lënë litarin jashtë varrit? Unë kurrë nuk kam qenë dakort me protestat, se e provova dhe u zhgënjyem me Lëvizjen Studentore të 90’tës

 Më 29 dhjetor 2020 ora 0011 Akademia e shkencave Rrënjët Tona, organizoi një tavolin me aktivist të shoqëris civile dhe me intelektualë, tek Grand Hotel; ish blloku. Tema: mbrojtia e kufijëve të Detit Jon nga agresori i përhershëm Greqis ndaj Shqipërisë. Në pjesmarrje vlen për t’u theksuar për individët kompetent të kësaj fushe për të cilën ishim mbledhur. Si Admirali Vladimir Beja, Prokurori në detyrë Çlirim Hajdari, Koloneli Sulejman Abazi, Sazan Guri. Pas përfundimit të Konferencës u propozua për të bërë një protestë paqësore më /06/01/2021/ ora 17 e 30’ në lidhje me çështjen në fjalë. Takimi u la tek parlamenti për karshi Kryeministrisë.

 Masa e mbledhur në mënyrën me paqësore e të kulturuar ashtu siç i ka hije intelektualëve atdhetarë u shpërnda shumë miqësisht. Por çuditërisht u sulmua nga policia e shtetit duke përdorur dhunë e terror mbi këta qytetarë paqësorë të cilët kishin dalë të protestonin të mos coptohej më tutje Shqipëria. Të gjithë shqiptarët por dhe shqipfolsit e dinë që coptimi i Shqipërisë ka filluar që me Konferencën e Shën Stefanit. Pikërisht për këtë dolën intelektualt atdhetarë për të mos e coptuar më tej Shqipërinë Londineze.

 Sazan Guri si për herë e karakterizon një kulturë e përsosur; Pr. Sazani është aset Kombëtar e kur sulmohet aseti kombëtar çfar i ngelet këti shteti me polic që mbrojnë çdo qelizë të oligarkisë? Vetëm turpi. Kundruall këtij xhesti të pahijshëm i shtetit shqiptar ndaj qytetarëve shumë të edukuar, pritej nga ana e policis një sjellje e kulturuar, jo dhunën dhe terrorin. Dke filluar që nga maja e pushteteve e deri tek pastrueset e institucioneve paguhen nga këta qytetarë. Po kjo polici e korruptuar a ka familjarë? Përse sillet si polici fashiste me qytetarët paqësorë që nuk shkeli asnjë rregull? Në një shtet demokrat protestat paqësore janë me ligjë, përse “Policia e Shtetit” nuk i dha të drejtën të protestonin? Dhe pikërisht këtë donin t’a shfrytëzonin. Por ne nga protestë paqësore që nuk na e dhanë të drejtën dhe pse është me ligjë, ndryshuam taktikën dhe e kthyem në intervistë, vetëm të mos përplaseshim me policinë. Policia serbe nuk pyeti as për këtë, por përdori dhunë e terror ndaj një vlere kombëtare si Sazan Guri, duke e përplasur për toke, dhe pse Pr. Sazani para 10 ditësh ishte operuar nga zemra me tre “baj-pase’

Tiramë 11 Janar 2021 St. Ing. Frederik Ruço.