Diana Ziu – Bota e re më zhgënjen…

0
100

Ne qetesine e nates i flasim dhimbjes, gezimit, deshirës per nje diell dhe nje bote te re…
Me akull ne shpirt te ngrysur, me etje per pushtet modern pa dije, eshte si një statuje guri pa jetë… Do të shtangesha si gur nga habija dhe shkelqimi i rreme qe na ndan nga ky mur lartë, i “Madhi” mur Kinez.
Per pak mendova…, sikur pak shi i shkrire nga bora te bjere, do t’a pastronte fytyren e ndyre te ekzistences. Nderkaq me frymezon te them me zemer që paqe mbi gjithe vullkanete e çmendur do të marrë pesha të shekullit…
Por shqetesimet mijevjecare na mahniten yjet, qiellin blu…, ato i’a ndryshuan ngjyren, por edhe deshiren per te qene larg shume larg atje diku ne nje enderr qe nuk mund t’a zhdukin dot kurre…
E pushtuar me nje ideal, por sot më ish’ vec nje enderr që qëndronte thelle ne shpirtin tim, por edhe fluturimin e brumbullut e doja ta kisha prane si nje enderr, nje perralle te bukur që askush nuk mund te ma thurr…
Muzike!… Jo parazite!… Mos me shiko me tmerr, me llahtari… Muzike jam duke luajtur, mos më thuaj shko ne shtepi pse bej muzike…, por unë asgje nuk te fsheh, unë thjesht luaj muzikë, melodi rrok, xhaz, cfare menyje deshiron ti?!…
Të thashë ulu aty qen, luaj tallava… Ai u ul tok me muzikantin që u deh me tallava, por i duhej si frymezim per neser ne pune… Nuk është çudi e ben hatane nje i pa vlere bosh, trug i thare mbi toke apo lart ne qiell mbi retë… Kjo eshte hapesire që qesh e gjitha mbi ndyresite e rrugeve pafund…
Por deri kur valle do vije dhe rikthehet buzeqeshja e natyrës, bota e re le te vije te flasë “me urtesi”… Le t’a cajë qiellin me gezim, le t’a cjerre masken e peshtire te grindjeve te paturpeshme te qeverise…
Nje grumbull prapanicash te ngjitura pas karrigesh, te etura pelqyen kolltuket e praruar te pushtetit te rreme…
Ata/ato shkelmojne dhe grisin si afishe neper mure endrren e cdo kujt. Ata/ato kane gur ne zemer, jane klonuar me kafsherine, jane te pa skrupullt dhe kurre nuk mund jenë prane njerzeve te thjeshte.
Tmerr!…, por ja që keshtu ma solli fantazia, pasi ky eshte realiteti, vertetesia, por per mua eshte nje zhgenjim, nje zhgenjim total.
M’u kujtua fraza “u zhgenjyem”…, pasi kishim menduar ndryshe, n’a kishin premtuar që do të hamë me luge floriri…, por kjo na ish premtuar vertet… Kjo ishte një cudi amorfe, absurditet klasik i shpërlarë me flori… Ne ishim te rinjte e asaj kohe dhe, për më shume ne nuk e gjetëm kurre floririn e premtimit “ideal”, por heshtjen e paguam me flori… Çudi!… Ky eshte modeli qe ju rri ne menyrë perfekte si pasqyre magjike… Çudi!…
Jane vendet e vogla qe po shohin fatet tragjike nga sundimi i vendeve te medha…..
Mos qofte model edhe per ne kjo qe ndodhi atje larg, shume larg, ne ate vend ku endrra e cdo kujt eshte atje, por edhe sot eshte ende një përrallë…
Nje revolte pa krye, por per ne do të jetë nje fillim pranvere ku presim te ndryshoje, dhe te linde nje bote e re…
Qe te lulezoje atdheu duhet te ndryshoje ngjyra e tokes, hapesira qiellore te jete falas, por jo si dikur ku te merrej fryma nga frika dhe nga pesha e diktatit… Sot ajer ka, pse te kemi frike…
Ne na duhet thjesht nje menaxhim per nje “matematike te re” pa “shumëzim dhe pjestim”…
Ju me politiken pa emer, pa kuptim, pa zhvillim po
zhgarravisni cdo enderr, cdo gje te bukur, te hijshme… Ju qe dini te perdridheni neper “mbrëmje me tallava” dhe, me thua ulu perseri “ti qen”, shkruaj tallava se keshtu di te kercej unë…
Pa më ulerit edhe njehere si ujk…, sepse mua me pelqen te zgjedh ate qe uleret me bukur, ndaj kam shpallur nje konkurs ujqerish te premten… Eja të pres aty…
Ja keshtu eshte arti sot per cudi…, kjo qe shpesh ndodh, por neser perseri ne tavoline tallavaje do te hani, si kope ujqërish do të bëni ujdi…
Shpresoj që jo, por ndoshta po…
Mundet te jetë sic ndodhi ne festival, një pjo!…
D. Ziu…10/01/2021…

Burimi/Facebook