Diana Ziu – Festivali i 59-te

0
34

Festivali është një fest dhe duhet të ketë një ekip të plotë që krijon një qytet magjik ëndërrash ku këngët magjishëm mes tingujsh të ndryshëm shkëlqejnë qiellin e tij dhe, i bëhet dhuratë popullit.

Unë si kompozitore dëshiroj të jap mendimin tim për artin muzikor dhe, në veçanti për strukturën e Festivalit të 59-të në vijim, pasi jemi në prag fillimit të stafetes muzikore të vitit.
Që nga vitet 90-të dhe në ditët e sotme cdo gje në fushën e artit muzikor pambarimisht vazhdon te jete një rrumpall/ rrëmujë apo një subjekt çorientues pa çelsa soli, pa kohë muzikore dhe, ku paralelet pentagramike janë kthyer diagonalisht në përshtatje të spontanitetit.
Ky çorientim filloi me Festivalet e viteve qe sapo përmenda më lart, të cilat u ndertuan sipas modeleve dhe deshirave personale nga muzikante të redaksisë muzikore në RTVSH. Këto forma kanë sjellë rremuje ne organizimin dhe strukturen e festivalit, por që per shume arsye që “dihen” apo që vetëkuptojnë vetveten kanë sjellë pasoja dhe po na përballin me situatën ku jemi edhe sot.
Sipas mendimit tim Festivali duhet të ketë ndryshim rrënjësor në strukturë që të ketë edhe transparencë.
1- Duhet të jetë një redaksi muzikore me krijues, kompozitorë dhe poetë, të cilët duhet përzgjedhin këngët.
kenget te paraqiten pranë kësaj redaksie sipas afateve të përcaktuara nga kjo redaksi.
kengët duhet te paraqiten vetem të shkruar në partiturë melodikisht, me harmoni dhe, me tekstin perkates pa përfshirë orkestracionin e saj, (arsyeja për të cilën unë po aludoj është një shkak që duhet marrë në konsideratë, pasi këngët që janë orkestruar në studiot private dhe që nuk janë pranuar për arsye te pa thëna, kanë një kosto të dyfishtë si atë emocionale të krijimit, por edhe atë monetare të çvleftësimit).
2- Pjesëmarrja në Festival të ketë një vizion të ri, ku çdo kompozotior të sjellë një këngë për konkurim, (mendoj që kompozitorët e redaksisë të mos jenë pjesëmarrës, pasi në gjuhën ligjore merr ngjyrat e konfliktit të interesave për konkurim transparent).
Të ulet propabaliteti i korrupsionit nga këto “studio private” te “preferuara” qe kanë kthyer këtë pruçedure orkestracioni këngësh para konkuruese vetem për qellime përfitimi apo s’kualifikimi me këto fantazma kompozitorë, këngëtarë apo poetë që nuk janë dëgjuar kurrë, (kur kjo pistë festivali duhet të ketë një kriter përzgjedhjesh të drejta profesionale siç e kërkon koha dhe profesioni përkatës).
Studiot private duhet të ruajnë emrat e tyre me korrektesën më të madhe, që të mos lejojnë këto fantazma krijues apo këngëtarë që sollën 4-5 këngë të “një autori” në Festivalin e mëparshëm, dhe të mos lejojnë manipulimin në Festivalin e këtij viti pandemik historik të 59-të.
3- Redaksia muzikore pasi të degjojë dhe te perzgjedhe këngët konkuruese dhe pjesemarrëse në Festival, duhet të jetë transparente në gjykim dhe të komunikojë hapur arsyet e mos zgjedhjes së këngëve të cilat janë s’kualifikuar për konkurim. (Çdo arsye të jetë e spjeguar profesionalisht nga stafi i redaksisë, pasi unë vetë si kompozitore me përvojë u përballa me një rrugëtim dhe shuplaka të heshtuara telefonike, me një heshtje të rëndë hipokrite dhe tepër të padenjë për një grua dhe krijuese). Shkrirja e redaksisë ishte një gabim, por krijoi një portë te hapur ku regjizorja morri në dorë gurrin dhe arrën për përzgjedhjen dhe pjesëmarrjen e këngëve qe i përshtateshin asaj në Festivalin e 58-te. Ja pra që këtij lloj konkurimi i duhet thënë stop, por stop, sot…).
Festivali është një fest dhe duhet të ketë një ekip të plotë që krijon një qytet magjik ëndërrash ku këngët magjishëm mes tingujsh të ndryshëm shkëlqejnë qiellin e tij dhe, i bëhet dhuratë popullit.
4- Boll më me tekste qe nuk kanë frymë poetike dhe, që nuk janë kurrë në sinkron me emocionin që përcjell kënga.
5- Këngët pasi të jenë përzgjedhur dhe aprovuar nga redaksia, atëherë të bëhen edhe orkestrimet në studiot private sipas dëshirës dhe preferencave të krijuesit, për të evituar anomalitë dhe rrëmujërat e viteve që shkuan.
6- Disa kompozitorëve duhet t’u jepet e drejta të mundësojë inçizimin e këngëve të tyre pranë orkestrës së RTVSH.
7- Në Festival duhet të këtë risi si në krijimtari, poezi, por edhe në pjesëmarrjen e grupeve të të rinjve. ( këtu lind nevoja qe përveç orkestrës se madhe të RTSH, në pjesëmarrjen e tyre të jenë intrumentistë të muzikës alternative).
8- Dua të ndalem tek një problematike muzikore që ka sjellë një devijim të qëllimit të Festivalit tonë, pasi kënga është kthyer në një pistë konkuruese për një qëllim të caktuar për vajtje në Eurosong. Ky fenomen ka shkatëtruar larmishmërine e këngës tonë të bukur. Mbase cdo vit shihja qe beheshin marrëveshje dhe vendosej me pare se kush do te shkonte në Eurosong. Kengetaret VIP
tashme po i benin yzmet kenges ne studiot me me emer ne bote vetem per nje qellim, dhe kjo vetem per Eurosong.
“Qellimi final” eshtë se kengetarit tjeter VIP qe ende nuk kish shkuar në festival i prermtohej qe vitin tjeter e ke rradhen ti… Keto premtime i kam degjuar vete në prani dhe pjesëmarrje të bisedave me krijues të ndryshëm, të cilët shprehnin hapur hallet e tyre.
9- Mendimi im final është që kompozitorët e afirmuar, me krijimet e tyre, t’u lejohet dhe jepet e drejta për pjesëmarrje pa konkurim, por përzgjedhja e konkurimit të tyre të bëhet gjatë netëve të festivalit. Ky është një mendim i imi personal.
10- Festivali duhet të mos lejojë deformime rregulloreje për arsye të qëllimshme të pjesëmarrjes së parregullt të personave që nuk lejohen sipas rregullores. Gjithashtu për çdo amandament apo shtesë/ndryshim mbi pikat e ndryshme të rregullores së festivalit, duhet pjesëmarrja e dosmosdoshme e një Juristi me njohje të çështjeve mediatike përkatëse, me qëllim të mbrojtjes dhe mos lejimit apo kompromentimit te kësaj rregulloreje, kjo duke bërë dhe publikimin e hapur të cdo ndryshimi nëpërmjet mediave dhe pjesëmarrësve në konkurim.
Ky është i vetmi mundësim për zhvillimin të një Festivali të rregullt dhe me një konkurim transparent, dinjotoz dhe me fushë hapje të bukur profesionale.
11- Festivali të ketë kritikët muzikologë dhe poetë të afirmuar që të funksionojë post festivali, dhe të mos bëhet një post festival sipërfaqësor.
12- Gjatë kohës që Festivali zhvillohet të ketë juri nga qytetet kryesore të vendit përveç jurisë qendrore.
13- Eshtë e domosdoshme të ulim pak ndriçimin e shumë zhurmshëm që është bërë nga skenografë të huaj, dhe duke lënë në hije skenografët tanë të talentuar shqiptarë.
Uroj që ky Festival i 59-të të ketë madhështinë, traditën, këngën shqip dhe një pranverë në dimër… D.ziu… 09/20/2020

Burimi/Facebook