Diana Ziu – Gazetare kulture apo gazetare audiencash?!…

0
31

Etika profesionale e të shprehurit është një filozofi studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore, kjo nën dritën e parimeve si një aktivitet arsyetimi në kërkim të së mirës morale.
Sot mora shtysë të shkruaj, për të dhënë mendimin dhe opinionin tim për një edicion kritikash dhe debatesh të gazetares, opinionistëve dhe sociologes, të sjella pa etikë profesionale në TV Klan emisioni Opinion të datës 16/05/2022, me moderator Blendi Fevziu.
Blendi Fevziu gjithmonë na sjell një larmishmëri emisionesh, të cilat unë nuk hezitoj të ulem dhe ti ndjek ato me kërshëri. Çuditërisht më datë 16-të të Majit u kapa gafil nga debatet me ulërima tepër të ulta, pa nivel të dy zonjave që nuk bënin asnjë gjë tjetër, por padrejtësisht ulnin nivelin e kritikës dhe debatit dhe, kjo deri në përdorim të zhargoneve banale me histerizma.
Edhe pse Blendi bëri një sërë tentativash për të ulur tensionet arrogante të këtyre dy zonjave profesioniste në fjalë, çuditërisht paçavuret e tyre më ngjasonin me këngën në fjalë. Pra pa dashur ekrani i televizorit mu shndërua në një fushë beteje ping pongu dhe, gazetarja e kulturës prej vitesh siç u vetë quajt, hodhi bombën drastike me fjalë pa pikë kulture; “I çave menderen njerëzve…”
Pra, emisioni pati “arritjet e jashtëzakonshme” anti sociale, me çarje bythësh apo menderesh, me progresivitetin banal liberal të veprimit skenik, duke e justifikuar dhe krahasuar këngëtaren tonë me Divat e botës?!…
Unë nuk mund të vazhdoja të ndiqja më këtë edicion, pasi zonjat në fjalë e kthyen emisioni në fushë të interesave personale përmes mburrjesh pafund autokrate.
Blendi na kish marrë rolin e “Sandër mafishes” në komedinë e Pallatit 176…, me batuta dhe psherëtima; “Jo… ti mos fol… prit, ti fol, ti ndigjoje,… debato më pas të lutem…etj.”
Po kë të dëgjonim more Blendi?!…, zhurmat me zanoret e stonuara të grave, me bashkëtingëlloret “e buta” të “burave”, madje e kthyen këtë në një akord shurdhues me kakofoni fjalësh e batutash ordinere të zhurmëshme dhe pa dirgjent…
Unë në këtë emision kuptova që:
Tema e këngës humbi temën e vetë, u rrëmbue, u kërcënua dhe më në fund u shkatërua. Kjo ndodhi, pasi mendimi i lirë dhe të ftuarit nuk ishin kompetentë, (si ata të muzikës po ashtu edhe ata të fjalës pa fjalë…).
Pra me pak fjalë, Ronela kish të drejtë që ulërinte, pasi këto zonjat po i krihnin bishtin e kalit që ajo kish varur mbi supe, por me dorën e saj fërkoi dëshirat ndjellëse, të shalëve dhe “asaj plaçkës” (sipas poetit) të Europës plakë.
Mbase dhe vetë kënga në formë “sekret” ka dashur të thotë:
Mu’ për ty nuk më ha palla, hej hej, heeeejjjjj, nji dy, tre ta marsha…, dhe pse jo jemi të lirë dhe, mendimi nganjëherë shprehet ja ashtu lakuriq…
Jam e bindur që kësaj kënge ju pajtua totalisht ky panel, por edhe këto zonja që ishin më shumë përfaqësuese audiencash dhe, të kulturës pa kulturë… D.Ziu…

“Më ofendove”, plas debati mes gazetares dhe sociologut në “Opinion”
https://www.youtube.com/watch?v=XVWiD2zH8vM

Burimi/Facebook/Autorja