Diana Ziu – Në strehën e Toçeve kujtimet më rrjedhin…

0
127

Mendoj pranveren ne shpirtin tim, per pak kohe do te jemi ne prillin e pranveres qe mezi e pres te vije… Ne kete qiell te vranet m’u duk sikur pranvera vjen me nje muzike te embel.
Mendo per nje cast…, mbylli syte…, vezhgo larg…
Me nje kendveshtrim kritik po shohim ate cfare nuk duam t’a shohim…, po shohim dhe ndigjojme trishtim, monstruozitet njerezor, qe ne keto kohe jane kthyer si sekuenca çnjerezore ne vazhdim…
A thua qe njeriu po behet armik i njeriut?!…
A thua po mendojne te zhdukin njerine?!…
Rrengjethesh kur mendon, por edhe lendohesh nga sy qe sperfillin, sy qe nuk vezhgojne, sy qe s’dine as perse lotojne…
Pra, ky qytet po na ndryshon…
Mendoj fshatin tim te dashur dhe, ndjesia ime dicka te bukur ndjen dhe, per me shume tek lulet e qershise shpirti ze e me fle… Kur shoh lulet e qershise ne syte e femijeve mbi toke bukuria mbizoteron, por ze buzeqesh me ne ne cdo stine… Keto efekte ndodhin edhe pse nuk i shohim…, por shpirti im artistik nuk ben me cudi.
Cudia e sotme eshte se nuk po degjojme cicerimat e zogjeve, por edhe ate fenomen abstrakt qe ky vend nuk ka as muziken e duhur…
M’u kujtuan per pak caste fjalet dhe bisedat e ngrohta me Baben sic e therrisnim ne te gjithe, (këtu behet fjale per vjerrin tim, te ndjerin Sotir Toçe). Baba tregonte shume bukur ngjarje dhe tregime rret fshatit te bukur Ziçisht në zonën e Devollit.
Por, sot më ka mbetur ne mendje nje moment shume i vyer; Kur ishim dikur bashke ne fshatin e
tij të lindjes, pra ne Ziçisht, Baba m’u drejtua me shume nostalgji….
Moj cupke a e shekon ate pllajen aty?…
Ajo eshte akoma e rrumbullaket dhe, po ta veshtrosh më me kujdes kane mbetur ca copka
pe betoni…
Unë i’u përgjigja; “ Po Baba e shoh”…
Dhe Baba vazhdoi; “Eh!… Moj cupe sa shume dance kemi bere…, ja aty vallzonim. Ne i binim kitarave dhe mandollave deri sa na ngrinin gishtat nga te ftohtit, por nuk i ndjenim se ishim te rinj.”
Me pas baba vazhdoi; “ Une kisha grupin tim.”
Shiko vertet nderhyva unë per pak; “ Do të thosha ishit si nje kompleks Baba, apo jo?…”
Ashtu me ate naivitetin e moshes se tij Baba vuri buzen ne gaz dhe zuri qeshi dhe, rishtazi vazhdoi te me pergjigjej;
“Ne ishim disa shoke moj cupkë, ne luanim ne kitare dhe kendonim tok me dy dhe tre zera… dhe me kujtohet nje kenge qe e kendonim si me te miren.
Unë nuk prita dhe e pyeta menjëherë; “ Si titullohet kjo këngë baba?”
Ai me plot emocion m’u përgjigj; “Na erdhi pranvera quhet. Oh!, sa e bukur eshte me cupë…”
Me pas ai filloi t’a kendonte lehtas me ze koke dhe, une e degjoja dhe e veshtroja duke mos ja ndare syte, ato sy shprehnin shume emocion.
Nen qepallat e tij rinin shume kujtime dhe, une thashe me vete: “Sa bukur eshte kur ke ç’ të tregosh…”, dhe baba vazhdoi serisht : “ Ne kishim Nashon e famshem qe edhe sot luan me kitare dhe, vertete i kendon shpirti, ai me cupe eshte prima.”
Ndersa e shihja me kureshje baba vazhdimisht i kishte syte me lot. Une serisht vazhdoja ta pyesja, se cfare muzike luanit kur kercenit?…
Dhe cudia me e madhe ishte aty kur baba m’u përgjegj: “ Vals, tango dhe e mbyllnim me kadrino.
Eh!…, çe pyet, kenget dhe serenatat tona te fshatit tone jane te rralla…”.
Ketu vertete me zinte vend fjala, çudi?!…
Baba fliste per muzike gjithe kohen, dhe me pas me sillte kujtime si: “ Ne u ritem me buke misri, por muziken nuk e ndanim moj cupe. Ne fshatin tone zor se gjen nje shtepi pa kitare dhe mandollinen te varur diku ne murrt”, dhe, perseri e rrembente deshira per te me treguar gjithcka.
Ne qendren e fshatit Ziçisht ndodhet shtëpia Nashos. Nashos dhe Rojkes gruas se tij, qe nuk i mungojne kurre buzeqeshjet, ato e zbukurojne ate vend dhe i japin dhe i falin shumë dashuri…
Kenga nuk ja le ta tregojne moshen edhe pse thinjat e argjenta i’u vezullojnë. Ata jane gjithmonë me festa, jane te qeshur dhe plot drite.
Ne syte e tyre dhe kenga i’u rri bukur. Sot eshte nje mrekulli t’ a degjosh kur luan ne kitare, por edhe kur kendon ja aty rreth oxhakut te mbledhur tok gjithmone jane me sofren plot. Me ata mblidhen edhe te rinjte e fshatit dhe vazhdojne traditen duke kenduar kenget e tyre me tekstet e rralla te trasheguara nga prinderit, brez pas brezi.
Te ben pershtypje edhe papu (prifti) i fshatit, Viktori nje njeri punetor dhe fisnik. Ai luan ne kitare pas punes ndaj nate dhe zbukuronte heshtjen, ngrohte vatrat me fjale muzike, me kenge te rralla, me serenata melodioze. Por prane tyre te shijon edhe nje kupke rakie pe kumbulle dhe sic i thone fshataret me ca mezeçka te rralla nga grate fshatare dhe, zajrret bubulake qe piqnin ushqim për te gjithe.
Z. Ligori ma nxjerr mallin e babes me mandolinën e tij qe nuk e ndante nga dora, por dhe shpesh me sillte kujtimet e tij: “Toçja ishte plot humor, por edhe kur donte te thosh’ dicka qe te kishte kuptimin e edukimit per femijet e thosh’ gjithcka me humor…”
Noni (Kostandina Toçe), e ndjera, mamaja e bashkeshortit tim Vangjo ishte e urte, syte e saj kishin drite dhe butesi dhe, trasmetonte shume dashuri.
Baba shpesh thosh’; “Kosta eshte aq e urte sa edhe mizat kur i shkonin ne kembe nuk i trembte … “ dhe ne zinim qeshnim ashtu shpenguar, por fjala e tij ne humor kish nje kuptim akoma me domethenes.
Noni ishte nje rrobaqepse e persosur. Ajo punonte pa pushim, qe te riste femijet dhe, kjo ne saj’ te gjelperes se florinjte qe e mbante gjithe kohes me vete. Ajo ishte e zgjuar mbante nje shtepite tere me tarbjate dhe urtesi, ishte fjale paket dhe shume e mencur dhe, sa shume me ka ndihmuar dhe me ka kuptuar mua…
Te dy, baba dhe noni ishin me zanat. Baba ishte marrangoz duar arte, i duruar dhe shume i kujdesshem dhe, cdo gje qe ishte e prishur ai e bente me bukur se me pare. Ajo qe me bente cudi
ishte punimi i kitares dhe mandolines me dru te vecante, por ato ishin te punuara nga duart e tij. Kjo gje qe ishte shume e ralle dhe e veshtire si pune.
Por, nga dashuria e madhe per kitaren, kengen, muziken baba i’a kish gjetur anen dhe, me shume zanat, me duart e tij te arta kishte bere dhe krijuar kitaren dhe mandolinen e tij. Këto punime i kish bere me shume finese, deri ne detaje te atilla qe tingulli te tingellonte sa me mire.
Ah!…, sa familje e bukur ishte… Ajo ishte nje shtepi e thjeshte, por edhe pse te varfer ne kishim shume dashuri. Ja aty, ne numeroheshim plot nente veta dhe pjesetarja me e bukur ishte gjyshja e tim shoqi, pra Gjyshe Ana. Ajo shtëpi ishte nje mrekulli e bukur dhe plot hijeshi, edhe pse ne ate siperfaqe te vogel mbartete shume dashuri.
Noni dhe urtesia e saj ishin ne unitet, por rralle i shihje te misheruara siç ishin tek ajo. Me kujtohet nje here kur nje shoqes time i kishte qepur nje pallto dhe, pothuajse çdo vit ajo e sillte per ta kthyer dhe qepur perseri duke i ndryshuar modelin.
Noni nje dite me tha: “Degjo Diana!…, jepja pallton shoqkes dhe perpara se t’ia japesh i thuaj t’a sjellë perseri… Unë u cudita!…, edhe pse ndoshta e kishte merzitur ajo pallto me kuadrata qe i’a ngrinte tensionin prej vete copes ne fjale, ajo perseri nuk e shprehu lodhjen e saj kurrë. Për mua kjo grua kish nje vlere te rralle njerezore…
Kjo ishte nje shtepi e bukur, nje familje fisnike ku unë si Diana mesova shume. Noni ishte busulla e shtepise, edhe sot une e kam si nje orientim per jeten time dhe te familjes time. Lumturohem tek shoh qe dhe femijet e tane kane trasheguar gjithcka prej nonit dhe babes dhe, e konsiderojme veten me fat, qe mbajme ne shpirt historikun e kesaj familjeje. Jam e sigurt qe femijet tane po ecin me kembet e tyre ne toke dhe, jane dhe na bejne krenare per arritjet e tyre.
Sot eshte ndryshe, çudi?!…Ç’ po ndodh?…
Nje planet vetevrases qe shperthen brenda nesh dhe, po nxjerr cmendurite e koheve absurde…
Por, sot po shkaterron driten dhe gjemimin e perbashket te rrufese qe ne ajer dhe ngre vorbullen e ndotur te dheut…
Sot nuk behet fjale per muzike…
Sot eshte nje krize morale e thelle e shoqerise, nje veteshkaterrim i perhershem absurd, i harmonise, i drites, i bukurise dhe gjithckaje qe na rrethon.
Sot e ardhmja te duket nje nenqeshje, një ironi e fatit pa fat…, përsëri cudi!…
Ne ç’ gracke te kohes kemi rene kaq keq?!…
Sa e paqendrueshme eshte dritherima e dashurise, e bukurise qe shpirti lot në syte tane me s’po gjen?!… Sa pak mirenjohje njerezit gjejn’, si nje mediokritet pa drite, pa hene…
Sot me ulerijne ne sy mendimet dhe, shpirti muzikor m’a pushton mrekulline…, sot historia me hedh bore me stuhi…, por kenga ime behet strehe krijimi dhe kujtimet kurre nuk do t’mi ngrije…D. Ziu…

Burimi/Facebook/Diana Ziu