Diana ZIU – Një tjetër personazh me emër në publik I bashkohet ALUMNI-it

0
125

ALUMNI Liceu Artistik
Diana ZIU
Një tjetër personazh me emër në publik I bashkohet ALUMNI-it
Diana Ziu, lindur më 14 Tetor 1953, në Tiranë, në një familje intelektualësh, ku ju përçuan vlera estetike dhe artistike të cilat e shoqëruan më tej në të gjithë veprimtarinë e saj të mëpasshme.
Në vitin 1962, vendos kontaktet e para me artin në pallatin e pionerëve, në “laboratorin” artistik që krijojë që në atë kohë mjeshtri Robert Radoja.
Në vitin 1967, vazhdon studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” për degën e kantos dhe, që në atë kohë u spikat për iniciativat e saj krijuese nga kompozitori dhe pedagogu i njohur Kujtim Laro.
Në vitin 1973, fiton konkursin në Akademinë e Arteve ku i jepet mundësia të ndjek klasën e kompozicionit nën drejtimin e mjeshtrit të madh Çesk Zadeja. Dhe, që nga kjo periudhë, mund të përmendim një seri veprash të gjinive të ndryshme që filluan ta ballafaqojnë Znj. Ziu me publikun dhe me vlerësimin e njerëzve më të shquar të profesionit.
Ndër këto gjini mund të përmendim, disa vepra në fushën e muzikës së dhomës, të vlerësuara me çmime brenda dhe jashtë vëndit;
Në vitin 1977, ka marrë çmim të tretë për veprën instrumentale me titull ”Rini entuziaste”.
Në vitin 1988, ka marrë çmimin e dytë si kompozitore me kuartet harqesh.
Në vitin 2001, ka marrë çmim të parë me kuartetin numër tre në Paris Francë.
Në vitin 2004, u luajt me sukses një kuartet harqesh numër katër i Dianës pranë RTVSH dhe Instituit të Lartë të Arteve.
Në gjininë Sinfonike përfshihen; Poemë sinfonike, nga viti 2007 dhe deri tani numërohen edhe pesë kuartete të tjera për harqe (të pa ekzekutuara) dhe, së fundmi sinfoni me katër kohë me titullin “Apoteozë e shekullit të ri” (krijuar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ku morri çmim të parë).
Gjithashtu edhe disa pjesë muzikore në gjininë intrumentale si koncerte për piano, violinë, violonçel, flaut, kitarë, etj…
Ka shkruajtur në gjininë vokale disa pjesë për korr dhe orkestër, pjesë vokale si romanca dhe shumë pjesë akapela për kor, por numërohen edhe disa krijime muzikore për drama dhe disa për muzikë filmash vizatimore.
Në vitin 1978, u vlerësua në dramën teatrale me titull “Vërshime pranverore” të shkruar nga Bashkim Hoxha.
Në vitin 1990, u vlerësua në dramën me titull “Morsa” të Luigi Pirandelo, me rregjizor Pirro Mani.
Në vitin 1980, ka marrë çmim të parë me filmin vizatimor me titull “Edi dhe nota 4” me regjizor Vlash Dobroniku.
Në vitin 1981, u diplomua për kompozim tek filmi me titull “Lufta për jetën” të Vlash Dobronikut.
Në vitin 1984, ka marrë medalionin e Festivalit të pestë të Filmit Dokumentar Shqiptar për filmin me titull “Nëpër ditaret e luftës” me skenarist Luan Rama, regjizore Liri Hibraimaj.
Në vitin 1987, u vlerësua në filmin me titull “Ushtari mburravec” të Bujar Kapexhiut.
Diana ka kompozuar dhe në gjininë e këngës si në atë për fëmijë ashtu edhe në atë për të rritur, ku është vlerësuar gjithashtu me çmime të ndryshme. Kritika gjithashtu është shprehur vazhdimish me vlerësime të larta për epërsinë krijuese të kësaj kompozitore.
Në vitin 1981, u vlerësua me çmimin e parë në Dekadën e Majit me këngën me titull “Do vi me ty”, me tekst Jorgo Papingji.
Në vitin 1981, u vlerësua me çmimin inkurajues me këngën me titull “Drini në legjendë të re”.
Në vitin 1985, u vlerësua me çmimin e parë me këngën me titull “Shokëve të mi puntorë” me tekst të Vangjel Toçes.
Në vitin 1986, u vlerësua me çmimin e tretë me këngën me titull “Një ninullë e bardhë” me tekst të Vangjel Toçes.
Në vitin 1993, u vlerësua me çmimin e dytë me këngën me titull “Ti o shpirt që mban një botë” me tekst të Vangjel Toçe.
Në vitin 1993, u vlerësua me çmimin e dytë me këngën me titull “Dashuri e pashprehur” me tekst të Sokol Oldashit.
Në vitin 2017, u prezantova me këngën “Një shishe në oqean”.
Në vitin 2018, u prezantova në media me këngën “Mos…” me tekst të Pandi Laços.
Në vitin 2016, në festivalin për fëmijë në Shkodër u vlerësua me çmimin e dytë me këngën me titull “Si fluturim” dhe, por po kjo këngë është nderuar me çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar të 52-të “Golden SMOWFLAKES” Rozai Montenegro.
Në vitin 2017, u vlerësua me çmimin e dytë me këngën me titull “Flas me ëndrrën” me tekst Mimoza Bici.
Në vitin 2020, u vlerësua me çmimin e dytë në Festivalin për fëmijë në qytetin e Shkodrës me këngën me titull “Lindëm Shqiptarë”, me tekst të Mimoza Bicit.
Duke prekur gjini nga më të ndryshmet, Diana Ziu formoi një personalitet krijues inovator për kohën dhe duke respektuar maksimalisht traditën. Është vlerësuar nga publiku dhe nga bota profesionale me çmime nga më të ndryshmet.
Por krahas, dinamikës krijuese, Diana Ziu ushtron një aktivitet të pasur dhe në fushën e mësimdhënies. Si pedagoge prej 35 vitesh në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ka ditur të transmetojë dashurinë për artin shumë e shumë brezave artistësh që sot ia kthejnë përkushtimin me karrierën e tyre të suksesshme.
Në vitin 2008, si pedagoge në Universitetin Kristal, Diana Ziu është e ftuar në master klas në vënde të ndryshme europiane: Si në Umbria të Italisë, Aubervilliers (France), etj…
Diana Ziu, si një krijuese e mirëfilltë, nuk kornizohet vetëm me shprehi ekpresive në botën e muzikës, por është gjithmonë në kërkim të formave, mjeteve dhe hapsirave të reja ku ngjyrat janë në funksion të ideve, mendimeve dhe ndjesive.
Në vitin 2011, hap ekspozitën e saj të parë për pikturë në Galerinë e Arteve Kristal.
Diana Ziu, edhe sot si pensioniste nuk e lë kohën të shkojë kot, por vazhdimisht ushtron veprimtari krijuese, nxitëse nëpërmjet artit kritik. Pena e saj ka jo vetëm notën muzikore bashkëkohëse, por edhe mendimin kritik që i jep fushë veprimi jetës kulturore dhe artistike. Diana shpesh thotë; “Nuk ka pesion për artistët dhe artin, pasi nuk mund t’a lemë një jetë të shurdhët dhe memece…”
Sot, Diana edhe në kohë pandemie e gjen kohën dhe e zbukuron me ngjyra peneli duke i tonuar me simfoninë e bukur të jetës së saj.

Burimi/Facebook/Liceu Artistik