Diana Ziu – Nuk e di… Perse pas kaq shume shekujsh u prishen kordat e qetesise?!…

0
37

O ju bastarde te gjinise njerezore, cfare po kerkoni valle ?!… Kohët sot te duken si nje tufan cfarrosje…
O Zot!… Po na zhdukin yjet kudo anembane…

Në gjithe tribunat e stolisura te botes reshin fjalime bastarde të gjinisë njerëzore. Mbase nga mencuria qe sot nuk ka dobi, mos janë servilat, “Urjahipet”, “te ndershmit”, por me shume fjale ?!…
Mos valle kerkojne “vdekje me lindje te reja”, mos valle duan te joshin rinine e mplakur si nje eksperiment per nje shekull te ri ?!…

Keto mendime jane nje konfuzitet i eger dhe, me vijne ne mendje kur dua te shkruaj, te ulem ne piano.
Ah!… Mua per dreq me ndryshon sentimenti, me tkurret kur mendoj lavdite me fjale boshe dhe, qe e sotmja ka po ate ngjashmeri me te djeshmen te cilen e lame pas…

Mendohem prane letres se bardhe, me pret te shkruaj… Oh!… Sa perplasje mendimesh kam, me duket si nje stuhi marramendese, si nje peshtjellim kohor, nje kataklizem boteror dhe shpirteror…

Une do t’i lutem perendive te panjohura qe te me mbrojne ne ditet me te lumtura.
Unë nuk i’a fal veten stuhise, as eres. Por ju stuhite e kengeve do te me mbeteni nje simfoni e shpirtit te pandare.

Sa shpesh druhem per kengen time, nuk dua qe lirika e saj te ndikohet nga pabesite, nga historite, ngjarjet qe po ndodhin. Nga bora me stuhi kenga me behet strehe që sheron plaget e kohes, mbase dhe plage mos pranimi perseri…

Ne qetesine e fshatit tim te dashur, diku ne rrethinat rrotull ndihet nje fergellime e lehte shprese, mbase diku larg degjohen edhe disa zhurma feshferimash qe m’a kërshërojne muzen. Shpesh drita e dites ngaterrohet diku me erresiren e nates dhe, me ajrin ngjiten e zene vend tek yjet.

Aroma e vreshtes me sjell ndjesine e stines qe me zgjon ndjesine e mankthit per ditet e shume pritura. Pikerisht ketu, une ngopem me frymarjen e zemres, mushkrite me fergellojne gezueshem dhe, ketu ndjej te shkruaj vazhdimin e refrenit tim te munguar.

Cudi!… Kaq shume qetesi ka perreth, sa me duket sikur degjoj rrezet e henes te perplasen mbi xham dhe, nxitojne te peshperisin sekretin e tokes…
Nuk e di… Kush na vodhi gezimin e zemres, kush?!… Nuk e di… Kush valle kerkon te mos te jetojne gjysherit, jeten e pa jetuar, kush?!…
Nuk e di… Perse pas kaq shume shekujsh u prishen kordat e qetesise?!…

Dukshem cdo sfond ne horizont po fsheh nje skene pabesie… Mos valle po na fshehin pasurite e gllabëruara dhe na mbyllin syte per nje harrese te vertetesise?!… Ku do t’i varim te vertetat, ku?!… Ku do t’i themi historite qe gdhendin vertetesine, mallin e folese se braktistur, ku?!…

Ndjej lirine te m’e cenohet, ditet mplakur ikin nga rinia. Enderrat sot duken si nje marrezi e kohes, e njerezimit, si nje shpjegim pa shpagim…
Prit… Ora shenoi dhjete e mbremjes… Cudi!… Perseri nuk ka muzike, nje ndjenje qe te ndot shpirtin e shuar…, “mekataret” “kendojne” ne netet e gjata pa drite dhe gjobitur pa maska…

Stop… Le te shpertheje muzika, dhe fjala si rrufe ne shtrengate, ne me fortesine e malit te oshetijme si nje kor i fuqishem a cappella. Me hyjnine e saj engjellore te sjelle popullin tim mbare bashke, si dikur ne mitingjet bashke kombetare.

Pra, le t’i themi ik ketij virusi pandemik dhe paralitik shpirteror, sepse ne edhe me dimrin e ftohte kemi afshin e ngrohte te kesaj toke, me detin dhe me valet frekojne ditet qe aq shume i kemi prit…
Le ti japim Tiranes tone ngjyrat e jetes, qe koha rrishtazi ja vodhi, por artin dhe kengen nuk ja beri dot preh. Kengen e saj le ta bejme moto te se bukures dhe subjekt te nje pozitiviteti per shpetim…

Me mendimet e mia muza akoma po pret kengen, qe edhe sot po me rri pa refrenin e kesaj toke… Por, une dua me shume te di!… d. ziu…

Burimi/Facebook