Diana Ziu – Po bej nje thirrje te shpirtit, te ndjenjes time artistike dhe si nje kompozitore

0
223

Po bej nje thirrje te shpirtit, te ndjenjes time artistike dhe si nje kompozitore qe:
Ju artiste, kompozitore, kengetare, instrumentiste, moderatore, artiste dramaturge edhe ju te vete quajtur artiste krijoni hapesira qe te shohim diellin brenda vetes, me qellim qe te marrim pak ajer nga thesari i çdo stine te purpurt…

Sot mua, Dianes më lindi një pyetje dhe që si çekan muzikor shqetësoi momentin.
Pra, a ka individualitet krijues tek krijuesit, apo eshte modeli i kopjuar rishtasi nga individe te ndryshem dhe, per me shume ky fenomen sot eshte kthyer si nje mode apo formë pune per te fituar “famen”.
Mbase krijuesi cfaqet ne te gjitha aspektet e sistemit artistik me vepra te ndryshme, me mjete shprehese te ndryshme, gjithashtu ketu ndryshon edhe vendi qe zene format tradicionale. Po nuk duhet harruar dhe te permendim ketu edhe qendrimin subjektiv te autorit si nje qendrim qe percakton ngjyren emocionale dhe, që dallon nga stili ne stil si karakteristike e vecante e cdo autori.
Une si hulumtuese dhe me nje eksperience ne fushen e artit, dhe te krijimtarise muzikore mendoj qe:
Krijuesi duhet te jete i qarte ne pasqyrimin e jetes, te emocionit, në pasqyrimin artistik te botes, tamam atje ku prefeksionohet me kujdes ne nje shkalle te madhe njohje kultura individuale, pasi ato luajne nje rol kryesor ne ngjisjen e figures artistike, dhe pikerisht atehere funksioni i tyre estetik eshte i larmishem. Ne kerkim te rrugeve te reja te artit mendoj qe nuk kemi levizshmeri dhe perçim te kritikes. Ne nje shoqeri qe krijon veper me nivel ne te gjitha fushat e artit, objektvisht duhet te permbaje mendimin konstruktiv kritik, por qe ka munguar per shume kohe dhe, sidomos tani, po, po tani…
Ne te shumten e rasteve krijuesit jane mjaftuar me faktin, si nje fenomen i njohur qe vete krijuesit jane “kritiket e pare” te vepres se tyre dhe, jane perseri te paret qe japin gjykimet per vepren e tyre.
Madje veprojne edhe keshtu:
Propagandojne, shperndajne, thurrin lavde sikur monolugu i Belulit “A doni me per Belulin?!..” me qellim qe te behen sa me te besueshem per ç’ka ata kane thene dhe shkruar per vetveten. Keto levdata jane bere teper trendi dhe, ushtrohen ne mjedise kafeje apo ne koridore te bisedave te shkurta pa lidhje, por jepen si emocione te castit me interpretime hipokrite, si Hygojanë te vertete… Sa shpesh flasin per vete, sa shume lavde thurrurin dhe, me banalja eshte kur monologojne dhe bejne analogji skeptike krahasuar deri tek gjenijalite me gjenite e medhenj te artit dhe kultures boterore…
Une kam vene re gjithashtu qe kohet e fundit face buku eshte kthyer në nje skene sfilatash. Pra, në face buk dukshem sfilatohet manipulimit dhe krijimi i “personaliteteve” fiktive si dhe, i meshohet mjeshterisht mburjeve personale, kjo si nje subjektivizem teper te theksuar. Pra, era i fryn dhe merr fjalet dhe vertetesia nuk eshte kurre aty?!… Çudi?!…
Kam kohë qe nuk kam degjuar te behet kritike dhe te lexoj kritike per te gjitha veprat e shkruara deri tani, madje te jete edhe e arshivuar ne revistat letrare si dikur…
Unë këtu gjithmone flas per krijimet muzikore si dhe ato instrumentale apo simfonike. Nuk dua te le pas gjininë e thjeshte tek kenga, dhe ska ndodhur te kete kritike te shkruar apo te thene nga askush…
Mbase po… ose mund te me kete shpetuar ndonje pa u vene re, por me sa kam pare dhe ushtruar kujdes per cfare eshte thene per nje veper, dhe kjo pasi ajo eshte degjuar e pare, dhe sigurisht pas nje interpretimi si premiere absolute. Por mbi keto nuk ka kurre kritike, por ka vec lavderime pa kthim, dhe kjo nuk eshte e mjaftueshme, pasi duke qene i lidhur subjektivisht me krijimtarine e artistit, mendimi i tij nuk mundet t’a fitoje ate shkalle pavaresie, te cilen vetem kritika profesionale e ka si nje vleresim objektiv dhe konstruktiv.
Duhet te theksojme qe permes shijes se artistit krijues dhe, shijes se publikut artedashes ekziston nje fushe e gjere mendimesh, shijesh ku veprojne nje shume llojshmeri faktoresh te cilet nuk mundet te jene gjithmone te njejte ne ide dhe mendim.
Rrjedhojat qe vijne nga nje kritike e njeaneshme pompoze, mediokre, e pa sakte ne mendimin e shkruar, (sikurse jane te kenaqurit me mesataren, ambjetimi me mediokritetin, prirja drejt barazimit te vlerave) shpesh here krijon inflacionin e levdatave pa kriter profesional…
Une e shoh shpesh kritiken mjerane ne nje ane, dhe po ashtu shoh edhe komedine ne anen tjeter te saj dhe, te dyja sebashku bejne “komejeridiken” shqiptare sociale dhe kulturore, ja dhe nje kombinim spontan, por aq edhe i goditur i trekendeshit te frikshem Bermudian…
Keto forma vetevepruese na kane sjelle sot ne keto dite pa krijime, pa individualitet krijues. Me pak fjale jemi pa vepra dhe nuk ka kritike, pasi per kritiken vepra eshte subjekti.
Këtu vertet eshte nje vend me cudira, nje vend ku nuk nxitet arti muzikor, krijimtaria simfonike, opera, por edhe vepra te shkruara, por edhe ato vepra te shkruara nga autore dhe kompozitore te ndryshem nuk marrin perkrahjen, dhe vemendjen e duhur nga institucionet perkatese. S’ka Para thonë?!…
Krijuesit sot nuk kane as me te voglen mundesi per te treguar apo ekspozuar veprat e tyre, dhe nuk kane deshire me per te shkruar. Sot vemendja eshte tek tallavaja ndaj kemi arritur dhe jemi katandisur kështu. Ne emisionet televizive sot akoma promovohen kenge me nivele te ulta dhe me kengetare te dobet (qe me gjthe respektin qe kam pasi deshira e tyre per te kenduar eshte e madhe dhe, pasioni eshte gjithashtu i tille), por nuk mundet te jepen si modele ne ekranet tona, dhe aq me teper t’ju behet propagande nga drejtuesi i emisionit te perjaveshem, dhe cdo te premte. Ata kengetare le te kendojne ne dasmat familjare, ne rrethet shoqerore, mbase edhe ne festa te ndryshme, por jo ne t. v. kombetare. Dhe aq me keq te orkestrohen nga artiste ku pranojne mediokritetin, dhe ju japin rolin e bashkekrijuesit me ato kenge te shemtuara dhe, asnje një bukuri estetike. Por, ky kompromis qe behet nga studiot private, dhe që marrin këta “krijues” dhe më pas promovojne, pjellje kengesh ordinere te tilla. Por, kjo eshte komedia dhe mjerimi sot i kultures tone…
Skandal!… kur mendon se me cfare koncepti eshte ndërtuar programi, ku drejtuesi i emisionit te cdo te premte përballet dhe improvizon idera promovuese per te thithur audjencen, o Zot një katastrofë, një tmerr i shekullit 21?!… Pra, nivei eshte teper i ulet, një rrumpalle, nje emision mish mash, gjithcka ka aty, por kulture nuk ka dhe kurre nuk mund te kete nje fizionomi profesionale te emisionit!…
Çudi!!…ka politike, striptizem, atje ftohen njerez me probleme per te ardhur keq edhe tek e fundit ata tallen me fatin e tyre si lëmoshtare te poemes se Mjerimit…O Zot!…. Pra, tallen me mjerimin e tyre dhe, me nen petkun qe gjoja ju vjen gjynah qe jane katandisur ashtu… Per ironi te fatit te tyre, këta “misionare te bamiresise humane” u japin mundesine te dalin ne televizion dhe, kjo thjesht per te treguar nje lloj emmisioni, që si origjinalitet te emisionit ka vetem nje diçiture “titull” mjerimin, thatesiren , kotesine intelektuale, mungesen tematike qe siç e dime ka shterruar me kohe.
Ne te kundert, nese emisioni do kishte kulturen, do te kish ide, do te kishte rrjedhoje dhe diskutime, do te kish gjithcka… O Zot!… Ketu shabllonet e formatuara te emioneve janë te nje cilesise shume te dobet, pra edhe te kopjojne nuk kane as aftesite minimale, por kur bie ne nivelet e tallavase dhe ku tekstet banale bejne koken e emisioneve ne fjale, pikerisht ketu mua me lindi edhe pyetja:
Ku jane spektrat e historise dhe te artit tone?…
Ne duhet te marrim imazhe te diteve te verteta te jetes ku e ardhmja te shfarrosi mediokritetin, arrogantancen skeptike, te pengojme rrenien e kultures tone ne humnerat e pa skrupullta dhe, të marrim drejtimin e zhdukjes se mjerimit dhe te dhunimit te kultures tone shekullore… D.Ziu…

Burimi/Facebook