DIANA ZIU – SI MUND TA KONCEPTOJMË NJË VEND PA KRIJIMTARI DHE PA KULTURE…

0
339

Ne artistet nuk jemi stoli te rreme për ju. Ne nuk jemi kuti boje ku ju te ngjyeni penen e turpshme tuajen dhe, me boje roze dhe blu te na hidhni si ide vjetersirash si dikur po ashtu edhe sot “Ju si nje kor akapela therrisni, cirreni duke u zene dhe na fyer pa fund…”

A ka sot krijimtari muzikore, simfonike si dhe ne gjinine e plote ate operistike?
A ka sot kompozitore qe shkruajne opera?
A ka sot krijues qe tregojne interes per te shkruar ne kete fushe ne keto gjini muzikore?
A mos valle jemi i vetmi vend ne bote qe nuk kemi vemendje per artin, kulturen dhe, kryesisht per zhvillimin e muzikes simfonike dhe ate instrumentale?
Sa shume pyetje më lindin mua, pasi ne e dime qe ka shume instrumentiste teper te talentuar, si violoniste, pianiste, celliste qe po shkelqejne ne skenat e botes, por kryesisht edhe ne vendin tone duke dhene koncerte ne cdo cep te Shqiperise me shume sakrifica, por nuk luajne ne repertorin e tyre muziken Shqiptare te shkruar sot. Me fprcë po e theksoj te shkruar sot, por gjithmone luhen ato vepra muzikore qe janë interpretuar DIKUR dhe kommpozuar shume vite me pare…
Sigurisht nuk i heq kush vlerat e pjeseve instrumentale simfonike te viteve 70 e me pas. Ato pa diskutim qe kane vlera dhe shyqyr qe jane dhe qe i kemi…
Ne duhet te dime ti ruajme dhe ti arshivojme, pasi dhe ajo eshte problem me shume rendesi per veprat e kompozitoreve qe shkruan dhe pasuruan fondin kombetar me veprat muzikore simfonike si dhe shume nga operat te shkruara me pare.
Veprat muzikore simfonike instrumentale te shkruara sot jane pak ose aspak. Unë mendoj qe ka shume krijues te talentuar dhe, mbase veprat e tyre rrine ne sirtare mbase edhe si ender ju flenë aty ne sirtar.
Dhe kjo vetem per nje fakt per mos vemendje ndaj artisteve sot, dhe sidomos kompozitoreve shqiptare. Ministria e arsimit dhe e kultures nuk ka investuar kurre per vepra madhore dhe nuk i perkrah kompozitoret ne ne projektet e tyre, madje fakte ka plot dhe, shume perciptazi sa per te thene u jane dhene ato pak fonde monetare vetem disa instrumentisteve te ndryshem me projekte minoe pasi gjithmone instutucioni nuk ka fonde për investime të kësaj natyre…
Per mendimin tim kjo nuk eshte arsyeja e vertete, sigurisht fondet jane aty, por mungon dashuria per artin, kulturen.
Kjo eshte nje turp i madh qe nje institucion kulturor drejtohet nga persona qe nuk kane degjuar kurre nje simfoni te luajtur nga instrumentiste shqiptare dhe, per me shume ta njohe per emer, pa harruar ketu dhe mos njohjen e interpertimit te vepres se luajtur(zhanrin e saj)…
Shume nga keta punonjes te Ministrise nuk njohin per emer kolloset e artit tone shqiptar. Këtu nuk mund te prtendoj ne njohjen e kompozitoreve te huaj te muzikes klasike, romantike, kontemporane etj…
Fatekeqsisht e gjithe kjo ka nje emer MOS PERFILLJE per kompozitoret, krijuesit tane sot dhe, nuk ka se si te ndodhe ndryshe.
Kjo ben qe krijuesit tane te shkruajne veprat dhe nuk i dorezojne pasi nuk i perkrah kush. Jam e bindur qe veprat e dorezuara kane zene vend ne ndonje qoshe te arkives se Ministrise dhe heshturazi luajne elegjine e heshtur te kohes ne harrese.
Krijuesit nuk kane ku te drejtohen pasi gjithmonë kthehen me luge bosh dhe me nje traste notash dhe patiturash ne kurriz…
Shpirti ju plaket me mjerimin e pa fund…
Të duket sikur ne heshtje te thojn “MOS”… Shhhh!… “MOS”…
Sot duhet te pranojme mjerimin e Ministrave te kilutures qe shkojne e vijne dhe nuk sjellin asgje te re, pervec karrigeve te rehatshme per kohen qe “do t’i sherbejne”…
SI MUND TA KONCEPTOJMË NJË VEND PA KRIJIMTARI DHE PA KULTURE…
SI DO TE JETE E ARDHMJA PER KRIJUESIT E RINJ DHE PER ATA(O) QE SOT STUDIOJNE PER KOMPOZICION?…
Per mendimin tim u be nje kohe e gjate qe, prej shume vitesh Ministria e Kultures ushtron nje mos transparence dhe, ushtron me ngerce drejtimin e projekteve te krijuesve dhe, kjo nuk ka ngjalluar asnje interes per te ngritur zerin apo te zgjoje interes per ndryshim te ketij problemi ne fjale… Nuk ka ide apo idera per te zhvilkuar konkurse te ndryshme per keto gjini muzikore qe permenda me lart… Edhe nëse ekzistojne disa shoqata muzikore ne vendin tone (pa permendur ketu emra), ato perkrahja dhe vemendja ndaj tyre eshte shume e paket gjithashtu, mos themi fare i vaket interesi per mbijetesen e tyre…
Ne qofte se sot ky zeri im eshte i “bute” dhe i mbushur plot me zjarr enderimesh, nuk duhet lënë jehona e zerit tim sot të myket, pasi myku tmersisht eshte vrases i shpirtrave krijues!…
Si mund te vritni, varferoni, mbytni burimin e kultures se një kombi me kaq tradita?!…
E them dhe e shkruaj me shpirt këtë thirrje, kjo nga pervoja e hidhur e nje konkursi dikur qe u zhvillua me rastin e 100 vjetorit te pavaresise. Ky konkurs u zhvillua vite me pare nga sot. Juria e saj perbehej nga muzikantet me te mire te vendit tone dhe me pjesemarrja te nje jurie me muzikante te ndryshem nga bota.
Kompozitoret pjesemarres ne kete konkurs u vleresuan per pjesemarrjen e tyre, por vetem shtate krijues pjesemarres u vleresuan cmimet perkatese.
Simfonia ime e titulluar APOTEOZE E SHEKULLIT TE RI u vleresua me cmimin e pare nga juria dhe me vendim te V.K.M. kjo veper muzikore duhet paguar siaps cmimin perkates, sikur se paguan edhe jurine pjesemarrese per vleresimin e kesaj vepre muzikore.
Por ja që cudia me e madhe eshte ngerci i krijuar kohor per sot dhe vitet qe do te vijne per mua si kompozitore, pasi pikerisht vepra ime fituese nuk mund te paguhet nga kjo Ministri Kulture. Por cfare ndodh ketu, kjo Ministri ka patur mjaft fonde te financoje udhetimet e pa fund te ministrave dhe punonjesve te ndryshem te saj ne pjesemarrje te simpoziume nderkombetare, se dhe seminareve edukues institucionale sipas kritereve bashkekohore, por cuditerisht fondi i pageses se nje vepre fituese me cmim te pare ne 2012 nuk ka gjetur akoma rrugen. Pse?!… Cudi!… E njëjta gjendje si dje, sot dhe për ditet qe do te vijne Ministria e Kultures nuk ka fonde dhe nuk ka përgjigje konkrete (kur do te paguajne vepren time), por vetem shkresa burokratike kilometrike dhe vuajtje pa fund e anë dhe të pa merituara…
“A THUA KAM BERE KRIM KRIJUES DHE FITUES, QE TE ENDEM ZYRAVE DHE DYERVE TE MINISTRIVE PA FUND… DHE HAJDE SHKRUAJ PO TE DUASH, ASKUSH NUK TE DEGJON APO REAGON…!!!”
KY QENKA LIGJI I XHUNGKES SHQIPTARE PER KRIJUESIT KOMPOZITORE DHE PER MUA SI E VETMJA KOMPOZITORE KU KY LIGJ I EGERR NJEREZOR KEPUT, VYSHK LULET, KU STINET NDRYSHOJNE DHE VULLKANI ESHTE SHUME I URITUR… POR LIGJI I NJEREZVE KU NEVOJA, ETJA PER TE SHKRUAR ESHTE LAKMIJA E “ZOTERINJEVE”…
Kompozitoret e medhenj shqiptare si Cesk Zadeja, Tish Daija, Pjeter Gaci, Feim Ibrahimi, Thoma Gaqi, Nikolla Zoraqi, Thoma Simaku, Simon Gjoni, Kujtim Laro, Kozma Lara, Tonin Harapi, Aleksander Lalo janë mjeshtra te cilet ishin pedagoge per ne qe sot jemi me thinja dhe me exsperience dhe qe sot po përpiqem me cdo kusht per te cuar ate ender qe ata e enderuan bashke me ne sot. Por per fat te keq na kane ndaluar krijimin prej vitesh per arsyet e injorances dhe te mos deshires per kulture, si dhe per te anash kaluar zhvilliminn e muzikes sot. Keta medioker mjaftohen me pak ose aspak per nje krijimtari te re Shqip.
Akoma nuk gjej arsyen perse nuk ka kompzitore si Limos Dizdari, Akelksander Peci, Shpetim Kushta, Hajg Zahrjan, Josif Minga, Spartak Tili, Lajla Agolli, Diana Ziu, Ruzhdi Keraj, Endri Sina, Eriona Rushiti, Enis Mullai, si dhe shume te rinj te talentuar qe sot nuk jane vleresuar aspak, por kurre nuk ju eshte kerkuar te shkruajne vepra madhore si ato simfonike, opera, si dhe ne gjinine instrumenrale, por dhe ato vokale. Askush nuk i projekton edhe ne qofte se i shkruajne… askush nuk i paguan, sepse si vepra madhore qe jane ne gjinine muzikore institucionet i tremben pageses dhe ky eshte fakt konkret.
Sot mungojnë operat dhe simfonite pasi askush nuk ka vemendje per artin dhe muziken shqiptare.
Mos themi qe propagandimi i veprave, i velrave per krijimet e kompozitoreve ne veprat e shkruara eshte bere nga vete krijuesit dhe, kurre nga medja e shkruar apo gazetare te kultures dhe, nuk di ne se ka?!…
Nuk dua flas per kritiken, pasi per ne krijuesit te gjitha veprat e shkruara jane gjeniale, por ky eshte problem me vete. Sot nuk ka vepra nartyrisht qe nuk ka edhe kritike.
Dua te theksoj me force dhe te bej te dukshem faktin qe i vetmi kompozitor dhe muzikant i cili arshivon dhe kujton, ben me dije, mban gjalle muziken Shqiptare ne kujtesen e shume njerzeve nga dritarja e tij e vogel e Facebook-ut. Ai me padyshim sjell ngazellyeshem kujtimet per dhe me kompozitiret me vlera te medha te historise se muzikes dhe respektivisht ky eshte kompozitori Miron Kotani.
Une kam per te shkruar shume dhe me fakte, por edhe konkretish… mbase dhe pse jo ne kritiken time te drejte do jete edhe dikush, por ata(o) qe do te degjojne apo do te lexojne do te kuptojne kerkesen ultimative per drejtesi dhe sinqeritet.
Cdo dite tek degjojme zenka politikanesh te vjen peshtire nga grindjet e paturpshme dhe egoiste per tema teper vulgare dhe kompromiste te pa baza…
Ne artistet nuk jemi stoli te rreme për ju. Ne nuk jemi kuti boje ku ju te ngjyeni penen e turpshme tuajen dhe, me boje roze apo dhe blu te na hidhni si ide vjetersirash si dikur po ashtu edhe sot “Ju si nje kor akapela therrisni, cirreni duke u zene dhe na fyer pa fund…”
Ah!… Sa e veshtire eshte per ne qe shohim faren e hidhur te indiferentizmit mbuluar dhe veshur me gjyren hirit tuaj te ndyre!…
Por ja qe natyra e ka me bollek paqen, bukurine njerzore, puhizen e magjise se eres qe puthjen e miresise e jep dhe tek ne njerezit e tokes… Pra, le te falim dashuri, dije, miresi, muzike dhe kulture dhe kjo jo si një varg rruazash për stolisje grash apo lluks mondan, por si një qëndisje infinitive qiellore me partitura muzikore hyjnore…D. Ziu 10/02/2020…

Burimi/Facebook