Dibran Fylli – PSE NUK PËRKRAHET LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS NGA MKRS – PËR FESTIVALIN E POEZISË “DRINI POETIK”!?

0
24

Në vend të një reagimi

Nëse është e vërtet kjo që u shkrua në rrjete sociale, me erdhi shumë keq, por nuk jam i sigurt a janë shpallur ende rezultatet apo jo. Nëse po atëherë unë solidarizohem me anëtarët e LSHK-së që reagojnë ndaj vendimit të MKRS-së për mospërkrahjen e Festivalit të poezisë “Drini poetik”. Të mos përkrahet një Manifestim i tillë tradicional, është më shumë së padrejtësi kur dihet së në këtë manifestim poetik marrin pjesë krijues nga e gjithë hapësira shqiptare dhe jashtë saj, duke shpalosur vlera tash e sa vite me radhë si dhe duke krijuar miqësi më shumë krijues ndërkombëtar.
Por mbi të gjitha, në rend të parë duhet pyetur kryetarin e LSHK-së pse ndodhi kështu? e ai ndoshta mund t’i gjej shumë arsye, duke e kritikuar MKRS-në dhe faktorë tjerë që ai, pra kryetari mburravec, i gjenë në shprehjet e tij herë në rolin e kryetarit, herë të sekretarit, herë të arkëtarit, herë të moderatorit, herë të seleksionuesit e herë të vlerësuesit, por asnjëherë nuk e pyet veten se a punoi dhe a po punon drejtë, si i zgjedhuri në krye të LSHK-së. A ka ndonjë program zhvillimor, platformë apo planifikim qoftë afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë që do t’i garantonte Lidhjes tejkalimin e këtyre problemeve që po ballafaqohet tash e prej se ky është në krye të saj! Nuk ka! këtë e di dhe jam i sigurt, prandaj edhe vështirësitë sa vijnë e shtohen për aktivitetet e LSHK-së.
Nëse kthehemi dhe shikojmë pak, ama vetëm pak mbrapa, sesi do të mund t’i tejkalonim sado pak këto vështirësi, është çmimi i blerjes së lokaleve që mund të shkonte më mirë dhe në favorin e LSHK-së (në xhirollogari i kishte Lidhja 260.000 € për lokale). Nga ofertat e ofruara me çmime të ndryshme (gjë që është normale për tregun e shitblerjeve) nga i njëjti kompleks, po i përmend vetëm dy; atë më çmimin prej 1.080 € për metër katror dhe tjetrën më çmimin prej 1.400 € për metër katror, e cila me këmbënguljen e kryetarit u mor kjo e dyta (ndryshimi ishte 320 € për metër katror x 170 metra katror = 54.400 € më shtrenjtë). Ndoshta këta tipat i kanë rregulluar të gjitha dokumentet, por vetëm një nuk mund ta mohojnë, se çmimi më i lirë ishte 1.080 € për metër katror. Për këtë dhe shumëçka tjetër e di vetëm ai dhe pronari i lokaleve-shitësi dhe askush tjetër! Paramendojeni, me shumën prej 54.400 € kemi mundur t’i tejkalonim, jo të gjitha por disa nga vështirësitë. Nuk desha të akuzoj, por e thash një të vërtet, të gjitha tjerat që do të thuhen janë ndërskamca, intriga e shpifje që kanë ndodhur shpesh në kryesinë e LSHK-së, sidomos në mandatin e kaluar. Unë për dy mandate në Kryesi të LSHK-së, gjithmonë dhe me këmbëngulje kam qenë kundër vendimeve që kam konsideruar së shkojnë në dëm të LSHK-së, por kjo është demokracia! Eh, eh! nëse je i mundur me vota, atëherë s’ke ç’bënë!
Njëri nga anëtarët e LSHK-së ka shkruar në rrjete sociale së u ndanë çmimet Metafora dhe se fituesve iu dha vetëm nga një letër mirënjohje, është e vërtet se nuk është aspak mirë që çmimet të mos shpërblehen, por ama kjo gjë tash e sa vite ndodhë e njëjta, madje edhe vitin e kaluar që ishin nda nga MKRS 12.000 € për këtë manifestim ndodhi e njëjta gjë, nga një letër mirënjohje dhe ca libra të falura nga Instituti Albanologjik, kurse Revista Metafora u shtyp me mjete të anëtarëve. Për tu vërtetuar parregullsitë dhe këto që u thanë në këtë shkrim, duhet nxjerrë raportin e të hyrave për 4 vite nga xhirollogaria e LSHK-së dhe shpenzimeve që do të ishte treguesi me real dhe më i drejtë, por kjo nuk ndodhi asnjëherë, madje as në Kuvendin e fundit. Pra, kësaj duhet t’i themi mjaftë! Ngopuni njëherë që t’i lirohet fryma Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Dibran Fylli, ish anëtar i kryesisë së LSHK-së

Burimi/Facebook/Autori