“Dielli doli”/ Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë

0
42

Dy javë më parë Ardit Gjebrea bëri të ditur se ishte infektuar me Covid-19. Sot pas dy javëve të vështira moderatori tregon se e ka mposhtur Covid dhe se tashmë është më mirë nga ana shëndetësore.

Ai falenderon stafin mjekësor i cili është kujdesur për të si dhe ëngjëllin e tij, bashkëshorten Anila Gjebrean për kujdesin dhe përkushtimin ndaj tij në këto ditë të vështira.

“Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre.

Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton? Dielli doli,” shkruan moderatori Ardit Gjebrea./ CNA.al