DITA E VERËS, FESTË QË IDENTIFIKON PELLAZGJINË SHQIPTARE,

0
98

Nga Sazan GURI

Sido që të jetë, ashtu siç thotë B.Pasternak: “Historia mund të mos shihet, veç është si bari që nuk shihet kur mbin”. Pjesa e pare:
Dita e verës – ditë nga lashtësia!? Pena e Herodotit shkruan se: “…kur u dyndën Helenët në trevën Egjeut, ata i morën krejt hyjnitë, me emra e gojëdhëna, prej pellazgëve njësoj sikurse edhe romakët…” p.sh. kremtimet për nder të Dionizit është festa pagane e karnavaleve, me prejardhje pellazge. Por, ka edhe festa, që ky popull nuk i dorëzoi, si mësuesi te Sadiu (GJYLYSTANI DHE BOSTANI), që i la një stil pa i mësuar nxënësit të vet, që në rast se do të hidhte vickla, ai mund ta përdorte atë. Kështu është edhe festa pagane e kremtuar çdo shtator për kujtim të Dhemetrës, e cila gjallon ende sot, ku grupe njerëzish të mbarë popullsisë së zonës shoqërohen për një banjë kolektive në det, duke kremtuar kështu muajin e vjeljeve, e bollëkut apo të ushyreve. Dita e verës për shumëkush duket si një ditë thjesht pagane (fig. 19), për rininë e sotme duket si një ditë plot diell që e lexojnë dhe e mësojnë përmendësh nga ekranet e televizorëve, për ca ateist, duke qenë se kjo ditë paskesh qenë me origjinë parakristiane, vlerësohet si një ditë koti, ndaj dhe e hoqën përgjat regjimit totalitar, por që në fakt ajo është më tepër se kaq. Me të vërtetë është festë e primatëve europianë pagane, të cilët kurrë nuk janë rrekur të sajojnë ndonjë gjë kot së koti. Por të mbështetur në dije të vërteta shkencore apo në njohje të thella të gjithësisë, ata kanë krijuar dita e festa me kuptim sa mistik, sa shkencor, aq edhe ligjësor e natyror. Për ne shqiptarët e sotëm, ruajtja e kësaj dite/date përbën memorien apo “hardisk-un” e një kombi, që jo pak syresh na zbresin diku aty nga fundi e shek. XIX. Ka që e çojnë aty njësh me sllavët e ardhur nga shekulli VI, mezi ca të tjerë e zbresin kinse me ilirët e me gjysëm zëri, sikur bëjnë turp e faj, e thonë, por që në vërtet është kjo kujtesë e popullit të Elbasanit, Librazhdit, Strugës, Dishnicës, etj., që na lidh me të kaluarën larg të largët e të përhumbur të vazhdimësisë, me atë jo vetëm Ilire, por më së tepërmi me atë pellazge ose të parakëve europianë.
Dihet që emrat e muajve, ditëve, planetëve në botë, sot thiren, ashtu të shpikur po nga këta popuj paganë apo pellazg, që pa një pa dy, historia e shkruajtur nga të fortët e zanafillojnë me grekët apo me latinët e disa shekujve para krishtit. Pyetja është e thjeshtë. Popujt, që kanë pasë jetuar para tyre, madje para egjyptianëve, para babilonasve e para shumerëve punonin, mbillnin, jepnin e merrnin me kafshët e tyre të punës, me produktet bujqësore, me se merreshin vesh? Me tinguj, jo! Me pasthirma, jo se jo! Apo me prapathirma?!. Shikoni se sa me kuptim thireshin emrat e muajve të para shoqërive greko-romake. Janari-kallnuari (nga ngricat, kështu thiret ende ky muaj, sot në veri), shkurt-i – frori, far uari – february (nga hedhja e farës së drithrave që mbahesh familja), marsi-mbar (që të ishte mbarë jeta e re apo viti i ri, ndaj dhe 1 marsi ishte asokohe dita e vitit të ri), prilli – prin (muaj që prin vitin), maj-i – i majmur, i madh, (nga dita e madhe), qershori nga çelja e qershive, (frutës së parë të vitit, por edhe nga kur-shi, si muaj që bie shi), korriku – nga të korrurat (e drithrave), gushti – ngushtohet dita, guna, (edhe nga thatësira, dushk-u, ku fshatarët mbledhin dushqe për dimër), shtatori, tetori e nëntori quheshin vlelja e parë, e dytë dhe e tretë deri pak para disa dekadash, vonë vonë thiret vjeshta nga vjelja, por ndryshe quhen edhe britmi i parë – shtatori, britmi i dytë – tetori, dhe nëntori quhej brumori, ku zinte bruma dhe dhjetori quhej dimnori-ditë të mënuara. Pra, ky popull fantastik iu dha emra muajësh gjuhëve ndërkombëtare, si Janarin, Shkurtin, Marsin, Prillin, Majin, mori ca nga këto gjuhë, si Shtatorin, Tetorin, Nëntorin e Dhjetorin, por mbajti dhe të vetat si Qershorin, Korrikun, Gushtin, për t’ju treguar – dhashë, mora, lashë. Për t’iu treguar që kur unë hidhja farën me ligje astronomike, hënore, ti shumeras, babilonas, egjyptian, grek e romak, ose s’kishit le ose ishit në shpella, pa ju ardhur epoka ime. Po edhe muajt shtator, tetor, nëntor e dhjetor janë me kuptim shqip dhe sipas kalendarit pellazg, sepse kalendari për këtë popull fillon më Mars-gegënisht vit i m(b)arë. Ky kalendar nuk është thjesht në memorie te malësorët e Dukagjinit, Malësisë së madhe, Mirditës, etj., por ende përdoret te njerëzit e fundit ndër ta sot.

Burimi/Facebook