Dokumentaristi dhe regjizori i famshëm ILIR BUÇPAPAJ tregon përvojën 37-vjecare në RTSH

0
13


Nga Gazeta Nacional -14 Gusht, 2021

Ilir Buçpapaj: Ju tregoj si gjyshi im i merrte me autograf librat nga At Gjergj Fishta dhe Hil Mosi

Buçpapaj: “Kam pasur nje femijeri te pasur pasi jeta ime ishte ne mes te qytetit te Bajram Currit, Tplanit dhe Bjeshkes se Trokuzit. Cilido lavderon gjyshin dhe gjyshen pasi gjyshi im Bubrreci me nje shtat vigan 2 meter vertete ngjasonte me kreshniket ne te ecur, ne fjale, rreth odes se burrave, fjale pak por fjala e tij zinte vend. Ai per kohen ishte me i shkolluar se bashkefshataret e tjere pasi kishte kryer mejtepin ne Gjakove, kishte filluar Medresen ne Shkup por fatkeqesia qe pllakosi familjen duke i vdekur babai dhe xhaxhallaret e detyruan te kthehet ne T’pla per t’u kujdesur per punet e shtepise. Ai kishte nje dashuri te madhe per dijen dhe librin. Kishte miqesi te vecante me At Gjergj Fishten i cili librat e tij i bente me dedikim per Bubrrecin, kete burre vigan dhe te ditur.Gjyshi kishte lidhje te vecante edhe me Hil Mosin, ai kishte marre pjese ne Luften e Qafes se Morines te viteve 1910 ku kishte marre edhe dy plage.”

-Ilir, prej tre vitesh jetoni në SHBA, cfarë është për ju kjo jetë e re ?

– I. Buçpapaj: Ne rrjedhat e jetes fati te çon sa nga nje vend ne nje tjeter vecanerisht tani kur me zhvillimin a teknologjise sidhe pas hapjes se Shqiperise pas vieteve 90, distancat ne kohe jane zvogeluar ndjeshem. Prej tre vitesh jetoj ne Neë York ne Amerike. Natyrisht si vendi yt nuk ka por fale dhe njohjeve te krijuara nga vitetet e shkuara jam ambientuar. Ndjek ne vijimesi veprimtarite qe zhvillohen nga shqiptaret ne 3 shtetet: Neë Jersey, Neë York dhe Connecticut sidhe po merrem me dokumentare dhe shkrime per veprimtari dhe figura te shquara te komunitetit tone ketu. Pasioni dhe dashuria per profesionin nuk me hiqen deri ne frymen e fundit. Gjate vitit te kaluar kam realizuar tre dokumentare si “Bukollajt ne Rrjedhen e Kohes”, ‘Rrefimet e Zenepe Mulosmanit”, “Mes Kosoves dhe Amerikes-Marjan Cubi” dhe kam ne proces disa dokumentare nga veprimtar te ceshtjes kombetare shqiptare ne Amerike. Ne te gjithe dokumentaret jane te bashke lidhura veprimtaria ne Amerike por edhe trojet shqiptare nga kane ardhur si per shembull “Historia dhe e sotmja e Babajve te Bokes te Gjakoves” . Me pak fjale jam i nangazhuar gjate gjithe vitit. Ne Shqiperi shkoj cdo vit dhe vizitoj Kosoven, Malin e Zi, Maqedonine e Veriut ku jetojne shqiptaret.

– Duke qënë per disa dekada me radhë reporter i RTSH-së, pastaj redaktor e regjisor, si e keni parë historinë e vendit në këto vite?

– I. Buçpapaj: Cdo njeri ka prirjet dhe predispozitat qe me kalimin e viteve marrin zhvillime te reja. Historia e popullit shqiptar ne vejimesi me ka pelqyer. Fati e solli qe me punen time ne RTSH te punoj ne pasqyrimin e ngjarjeve dhe figurave historike shqiptare qe ne lashtesi dhe deri ne ditet e sotme. “Gur-gur behet mur”-thote nje shprehje e vjeter popullore prandaj edhe une nga viti ne vit shtova numrin e dokumentareve. Kjo gjini filmike eshte shume e veshtire por te jep dhe kenaqesi te medha.Historia e popullit tone nga lashtesia e deri ne ditet e sotme eshte histori plot dhimbje dhe drama por i kemi mbijetuar kohes sado rrudhosje kane ndodhur ne epoka dhe mijevjecare. Ne dokumentaret e pergatitur jam perpjekur qe te jem sa me korrekt me te dhenat historike duke shfrytezuar literaturen perkatese. Natyrisht konsultim te vazhdueshem kam pasur me akademike nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut. Ne cdo dokumentar i’u jam referuar dokumentave arkivore. Kujtojme dokumentarin “Shpella e Pellumbasit” vendbanim i lashte prehistorik nen kujdesin e akademik Muzafer Korkuti “Ne rrjedhat e historise se Dardanise” “Ali Pasha i Kalave”, “Kultura e Komanit”,”Berati”,”Lezha” “Lidhja shqiptare e Prizerenit”, “Lidhja besa- bese e Pejes”,”Kuvendi i Junikut”, “Vendi i Kuvendeve te medha”,”Verrat e Llukes”,”Memorandumi i Greces”,”Kuvendi i shpalljes se Pavarsise”,figurave historike se Isa Boletinit, Bajram Curri “Zylyftar Veleshnja” “Konferenca e Bujanit” etj.

Me nje fjale u bera edhe historian megjithese vija nga fusha e letersise. Kjo pune me ka dhene kenaqesi. Kenaqesha kur me uronin njerezit per keta dokumentare.

–A ka ndikuar prejardhja familjare, origjina nga Tropoja etj, per t’iu përkushtuar dokumentarit historik?

– I. Buçpapaj: Natyrisht qe Tropoja eshte nje krahine qe ne dy shekujt e fundit i ka dhene tonin historise kombetare qe ne periudhen e Tanzimatit,Lidhjen shqiptare te Prizrenit, lidhjen besa-bese te Pejes,kuvendin e Junikut, Luften e Qafes se Morines, Kryengritjet per shpalljen e pavarsise dhe e keshtu me radhe deri ne ditet e sotme. Ka nxjerrur figura dhe heronj si Mic Sokoli, Binak Alia, Ali Ibra, Haxhi Zeka, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Sali Berisha dhe deri tek heroi i demokracise Azem Hajdari.

Frymezuese per mua kane qene kenget dhe vallet popullore, etnografia e gjalle dhe e pasur e kesaj krahine, eposi i Kreshnikeve qe e kane djepin ne kete hapesire. Gjithashtu edhe me interpretuesit virtuoz si Isuf Halili,Osman Arifi,Zef Avdia, Hasan Avdia, Miter Martini, Sokol Martini, Ali dhe Daut Ibishi, Ali Mula, Fatime Sokoli. Me valltar virtuoz si Met Rexha, Hazir Rrustemi, Xhevahire Gashi, Sose Dulja, Vera Musa, Nafie Metalia e shume e shume te tjere. Me instrumentist si Beslim Elezi, Sadri Ademi, Ramiz Bardheci, Age Rrustemi, rapsodi legjendar Sokol Arifi. Me nje fjale gjithe ky mjedis artistesh ka ndikuar ne nje fare mase ne formimin tim ne ato vite.Nje karakteristike e malesoreve te ketyre aneve eshte aftesia per te mbajtur mend permendesh qindra vargje te kengeve popullore qofte epike,historike, erotike etj.

Nje burim shume i vlefshem ne fushen e historise jane: xhaxhai im Mehmeti, Adem Haziri i Moknit, Hazir Malesia, Mal Miftari, Smajl Arifi, Shaban Smajli, Mal Bajrami dhe shume e shume te tjere. Ishte ky univers popullor qe me vone me kalimin e viteve duke u njohur me te dhenat historike te popullit tone me mundesoi qe te kem nje formim me te gjere ne fushen e historise.

– Si e kujtoni femijërinë, cfarë ju vjen në mendje vazhdimisht nga kjo peridhë, gjyshërit, njerëzit, jeta e asaj periudhe?

– I. Buçpapaj: Kam pasur nje femijeri te pasur pasi jeta ime ishte ne mes te qytetit te Bajram Currit, Tplanit dhe Bjeshkes se Trokuzit. Cilido lavderon gjyshin dhe gjyshen pasi gjyshi im Bubrreci me nje shtat vigan 2 meter vertete ngjasonte me kreshniket ne te ecur, ne fjale, rreth odes se burrave, fjale pak por fjala e tij zinte vend. Ai per kohen ishte me i shkolluar se bashkefshataret e tjere pasi kishte kryer mejtepin ne Gjakove, kishte filluar Medresen ne Shkup por fatkeqesia qe pllakosi familjen duke i vdekur babai dhe xhaxhallaret e detyruan te kthehet ne T’pla per t’u kujdesur per punet e shtepise. Ai kishte nje dashuri te madhe per dijen dhe librin. Kishte miqesi te vecante me At Gjergj Fishten i cili librat e tij i bente me dedikim per Bubrrecin, kete burre vigan dhe te ditur.Gjyshi kishte lidhje te vecante edhe me Hil Mosin, ai kishte marre pjese ne Luften e Qafes se Morines te viteve 1910 ku kishte marre edhe dy plage.Keto plage e shoqeruan gjyshin gjate gjithe jetes. Nje lidhje krejt te vecante kam pasur me gjyshen time Shkurte Isufi e cila vinte nga fisi zemadh i Bucajve te Iballes. Sic e kishte emrin Shkurte, kishte dhe shtatin e shkurter por ishte plot energji dhe shendet. Ne vitet para se te hyja ne shkolle qendroja shume kohe ne Tpla dhe ne Bjeshke me gjyshe Shkurten, nje grua plot temparament dhe shume e dashur. Me tregonte perralla cdo nate duke me zhvilluar imagjinaten feminore. Aq i lidhur isha me gjyshen saqe qendrova ne bjeshke ne shtator ne vitit ne 1959 dhe humba nje vit shkollor. Babai dhe nena nuk i’a prishen dot gjyshes sime te dashur. Kam derdhur shume lot ne korrikun e vitit 1963 kur Shkurte Isufja n’a la. Shpirti i saj pushoi ne xhenet. Ne klasen e pare e kam pasur mesuese Dile Kolen, nje nder mesueset me te mira qe kam pasur gjate jetes. Ne shkolle kam qene nxenes i pergatitur, nje femije kureshtar dhe gjithcka me bente pershtypje. Nga klasa e trete fillore m’u zgjua edhe deshira per libra. Lexoja cfare me dilte perpara. Me kalimin e viteve krahas mesimeve, nuk shkeputesha nga librat artistik, dashuri qe e ruaj edhe sot. Libri ne ate kohe kaq qene burimi kryesor i marrjes se informacionit dhe dijes. Qe ne klasen e katert kam lexuar “Historine e Skenderbeut” te Nolit” “Sikur te isha djale” te Haki Stermilit, “Lulja e e Kujtimit” te Foqion Postolit, “Te Mjeret” i Hygoit, “Shkolla” i Arkady Gajdar dhe shume e shume libra te tjere. Leximi i librave ka qene nje gare ne mes nxenesve.

– Gjimnazi “Asim Vokshi” në B. Curri, ku keni kryer arsimin e mesëm ishte një shkollë e mirë për kohën. Cfarë mberesash keni për këtë periudhë.Si i kujton mesuesit dhe bashkëmoshatarët?

– I. Buçpapaj: Gjimnazin e kam filluar ne shtatorin e 1968. Ne ate vit ishte nje paralele. Ne klasen tone kishin ardhur nxenesit me te mire te te gjitha shkollave 8-vjecare te rrethit. Ne klasen tone ishin shume djem dhe vajza te cilet me vone u bene mesues te specialiteteve te ndryshme, mjeke, inxhiniere, ushtarake, ekonomiste etj. Kutjoj ketu: Gjergj Rrembecin, Bukurie Hyka, Drita Shehu, Vera Doci, Donika Shanaj, Pashke Malaj, Mehdi Byberi, Muharrem Kucana, Skender Demaliaj, Sejdi Bucpapaj, Ismail Ismalaj, Ramiz Isufi, Agim Shpati, Agim Ferizi dhe shume e shume te tjere. Dashuria per dije ishte shume e madhe.Nga nje klase me 42 nxenes, 37 e mbaruan arsimin e larte. Ne ato vite aksionet nje mujore ne Jonufer te Vlores, ne Elbasan dhe ne Librazhd u bene nje shkolle e vertetete per te gjithe te rinjte e kesaj klase. Ne aksion njohem shoqe dhe shoke nga e gjithe Shqiperia. Krahas mesimit ne shkollen e mesme jam aktivizuar edhe ne sport duke perfaqesuar ekipin e sportit Valbona ne futboll per te rinjte dhe per 4 vjet ne ekipin e pare te basketbollit duke zene vende nderi ne mes ekipeve te kategorise se dyte ne shkalle kombetare. Kujtoj me respekt trajnerin e shquar te basketbollit Bajram Gjyriqi, basketbollistet Ibrahim Gjongeci, Cen Haklaj, Beqir Gjoca, Bislim Boshnjaku,Bajram Malaj etj. Mundesite e mia ne kete sport shkonin deri ne keto caqe.

Krahas basketbollit jam marre edhe me alpinizem.

Gjimnazi yne kishte nje trup arsimtaresh me nivel te larte shkencor profesional si drejtori i shkolles, mesuesi popullit Idriz Logu, Kade Mulosmani, Dan Doci, mesuesi popullit Fahri Doci,Mehmet Hyka, Ibrahim Dizdari, Marjana Dani, Ndoc Papleka etj. Fryt i punes se tyre eshte fakti qe nga 42 nxenes qe hyme ne vitin e pare, 37 prej tyre mbaruam shkollat e larta.

– Gjatë kësaj kohe keni ushtruar e pasion edhe basketbollin. Pse nuk e vazhduar më tej këtë sport?

– I. Buçpapaj: Jeta ne ato vite ka qene e veshtire dhe fukaralleku ishte ulur kembekryq ne cdo familje malesore. Prandaj femijet qe ne moshe te vogel viheshin ne ndihme te familjes duke ruajtur bagetine, duke ndihmuar me te rriturit ne bujqesi. Femijerine e kam kaluar ne qytetin e Bajram-Currit.Ne klasen e trete te fillores babai Xhemajli shkoi per studime ne Tirane ne Institutin Bujqesor. Une u bera zot shtepie. Gjendjen ekonomike e kishim shume te rende, nena ishte me gjysem rroge dhe paguhej 1900 leke te vjetra ne muaj ndersa babai n’a dergonte 1000 leke ne muaj. Perfytyroni 5 pjesetar familje: nena, une, dy vellezerit Ismajli dhe Avnia si dhe motra Shpresa jetonim me 2900 leke ne muaj. Ne vjeshte babai n’a siguronte drute e dimrit, lakra, fasule dhe prisnim nje dele. Gjendja ekonomike ishte vertete shume e rende derisa e mbaroi babai fakulteti, nje sakrifice e madhe qe ne moshen 40 vjecare te perfundonte arsimimin e larte me studente te moshes rinore. Ne moshen 13 vjecare fillova te punoja qe ne muajin Maj ne nderrmarrjen pyjore. Ne shkolle kisha rezultate te larta ne te gjitha lendet prandaj qe me 15 Maj fillova punen ne pyjet e geshtenjave ne Margegaj, Markaj e Grih per 4 muaj rrjesht. Nje ndihmese e mire per familjen pasi une merrja sa 3-fishi i pages se nenes. Nuk kam qene asnjehere ne kampet e pushimeve te pionerve ne Durres apo Shiroke. Babai im Xhemajli vinte nga kuadrot e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare duke u radhitur ne keto formacione nga viti 1942. Kishte medaljen e luftimit, clirimit e shume urdhera dhe medalje. Ne vitet e para te pasluftes ka pasur funksione drejtuese si shef i shendetesise se rrethit, drejtues i rinise se Tropojes, kryetar kooperative ne Bujan, Kolgecaj, drejtor i ndermarrjes bujqesore ushtarake, pergjegjes i sektorit te frutikultures dhe geshtenjave ku ka pasur rezultate te larta. Vullneti i tij per arsimim dhe ne pune ka qene frymezues dhe model gjithmone per mua.

Bjeshka si bjeshka, e bukur, lozonjare, mistike dhe romantike nje heresh. Trokuzi eshte nje bjeshke e magjishme por ne distance te larget nga fshati t’Pla. Ngjitja kryhej per dy dite.Linim pas qershite, manat, pusin e verdhe te Xuxes, Shytit, livadhet plot bar dhe lule te gjithellojshme e niseshim drejt bjeshkes. Nje nate a benim tek Guri Lumit ose te kroni eper, siper Brijave te Gjarprit. Flinim jashte pas nje lodhje te gjate ne shoqerine e bagetive. Nete te magjishme; numeronim ne qiell yjet e kashtes se kumares qe ne gjuhen shkencore njihet si Kashta e Kumtrit, ndjehim duhmen e ajrit bjeshkatar dhe aromen e fierit qe e kishim per shtroje, blegerimat e deleve, pellitjen e lopeve dhe te lehurat e qenve qe n’a vinin ne gjume. Te nesermen ne te gdhire dita niseshim per ne Trokuz. Ruga kalonte nga vende te magjishme, si Guret e Petishit, Sinopata, Qafa e Pajes. Perballe majat e maleve te Lugut te Thive, majes se hekurave me ngjyre grih dhe me boronajat shekullore, poshte gjarperonte Lumi i Valbones.

Duke qene edhe bashkemoshatare me Skenderin nuk ndaheshim asnjehere. Une disi me i vrullshem, ai me meditativ dhe i heshtur plotesonim njeri-tjetrin. Sapo kalonim qafen e Pajes na shfaqej madheshtore lugina e Gashit me Shkelzenin ne balle. Kudo mrekulli dhe pamje te paperseritshme. Ne lugun e vrelles ne Trokuz arrinim pasdite me tufat e deleve e lopeve. Karvani i kuajve kishte shkuar me heret dhe po i ngrinin stanet. Trokuzi ka nje pozicion gjeografik shume dominues ne hapesirat e bjeshkeve. Nga aty shikohen te gjitha bjeshket e Gashit, e Krasniqes, e Vuthajve, bjeshket e Plaves dhe te Kosoves me relievet e tyre interesante. Me Skenderin i kemi shetitur thuajse te gjitha keto bjeshke. Ne krijmtarine e tij zene nje vend te vecante motivi bjeshketar qe i ka dhene me shume epizem dhe lirizem poezive te tij. Kujtojme “Krojet e Mia”, “Liqenet e Jezerces”, “ Fyelli” etj. Ne lidhje me bjeshket u be e mundur dalja ne Pllane te Valbones dhe ne Bjeshken e Cukalit ne masivin Moraje-Maja e Hekurave.

Relievi teper shkembor me masive gelqeroresh krijojne dukuri karakteristike dhe kane nje mori shpellash. Me Skenderin u beme eksplorues te shpellave. Cdo dite zbulonim nga nje shpelle. Elementi baritor ne bjeshke eshte i pranishem ne te gjithe universin e tij: ne menyren e jeteses, ne veshje, ne enet e guzhines dhe te gatuarit, ne ritualet e kryerjes se sherbimeve te bagetive, ne kenget dhe melodite me fyell e gjithcka bjeshketare. Ne kujtese me vijne fyelltari virtuoz Bislim Elezi, Selim Musa, kenga “Kushtrim” e Hysen Shytit e shume e shume te tjereve. Keto hapesira jane djepi i legjendave te Kreshnikeve me Behur dhe Dragonj, me zana e shtojzovalle, me bestytni nga me te cuditshmet qe ngjallin ne vecanti kersheri tek femijet dhe te rinjte. Ne kete univers leshuam shtat dhe u rritem me Skenderin, Sejdine dhe Halilin e shume te tjere.

– Studimet e larta i keni kryer në Universitetin e Tiranës në degën gjuhë-letërsisë shqipe, duke qënë bashkëstudentë me një numër poetësh të njohur si Skëndër Bucpapaj, Hamit Aliaj etj, që do ta dominonin poezinë shqipe për disa dekada me radhë ?Si e kujtoni këtë periudhë?

– I. Buçpapaj: Studimet e larta i kam filluar ne shtatorin e vitit 1974 ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin e Historise dhe Filologjise ne degen e gjuhe-letersi shqipe. Jeta ne shkollen e larte ka ndryshime te medha ne krahasim me shkollen e mesme si nga angazhimi ne kontekstin mesimor edhe ne aspekte te tjera. Aty gjen shoke dhe shoqe nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Pata fatin qe studiuam me djem dhe vajza me kerkesa te larta per dije te cilet me mbarimin e studimeve u shquan ne fushen e arsimit dhe te studimeve gjuhesore dhe letrare. Ne konvikt ishim ne nje dhome me Hamit Aline, Skender Bucpapaj, Filip Cakuli, Valter Memishaj dhe Haki Doku. Kishim harmoni me njeri-tjetrin. Te gjithe kishim nga nje nofke, mua me therrisnin “Mixha” , Hamitit “Skuthi”, Filipit “Greku”, Hakiut “Miu”, Valterit “Orvrare”. Nje fakt doemethenes qe Skenderi, Hamiti, Filipi dhe Valteri u moren me krijmtari letrare e shkencore qe kane dhene dhe japin vepra me vlere ndersa Hakiu ka kontribuar si mesues dhe drejtues shkolle. Ndersa une ne gazetarine televizive. Kemi pasur fatin qe te n’a japin leksione Profesore si Shaban Demiraj, Et’hem Lika, Thoma Rrushi, Myzafer Xhaxhiu,Nexhip Gani, Ali Xhiku, Alfred Uci etj. Krahas studimeve gjate atyre viteve aktivizoheshim edhe me shtypin e kohes. Nje vater e ngrohte ishin edhe mjediset e Lidhjes se Shkrimtareve e artisteve ku zhvilloheshin veprimtari te shumta, kujtoj diskutimin e librave “Zogu i Bjeshkes” te Skender Bucapapes “Bjeshket jane mbiemri im” i Hamit Aliajt dhe “Ujvara” e Avni Mules. Ne kete diskutim folen personalitete te letersise si Ismail Kadare, Dritero Agolli, Llazar Siliqi, Pandeli Koci, Vath Koreshi, Agim, Gjakova, Sulejman Krasniqi, Adem Istrefi etj, te cilet vleresuan me shkallen me te larte keta poet te rinj qe vinin nga Tropoja dhe qe sollen vlera te reja ne letersine shqipe. Vitet studentore jane te paharruara per te cilat kam mbresa te pashlqyera. Ne ate periudhe kishim interesa te gjera ne sport, teater, koncerte te ndryshme.

Ndiqnim pothuaj te gjitha ndeshjet e futbollit me Skenderin qe luheshin ne stadiumin Dinamo dhe Qemal Stafa. Me nje zell te vecante shijonim te gjitha premierat e teatrit popullor, aq sa i mbanim mend dialogje te tera te ketyre dramave dhe komedive permendesh. Skenderi kishte nje pasion te vecante edhe per muziken klasike. Me detyronte mua qe te ndiqnim te gjitha premierat e realizuara nga Teatri i Operas dhe Baletit. Nje fakt per t’u shenuar, ne shoket e dhomes 13 te Godines se Qytetit te Sudentit mbanim qetesi kur radio Tirana pas lajmeve te ores 22 jepte muzike klasike dhe operistike shqiptare dhe boterore te cilat i ndiqte me interes Xhaviri, pra Skenderi.

– Ktheheni në Tropojë pas studimeve të larta, ku fillimisht punoni si mesues në një fshat dhe pastaj në shkollën mesme të Fierzës, gjatë pikut të ndertimit të hidrocentrait të madh. Sa gjurmë ka lënë kjo periudhë në jetën tuaj?

– I. Buçpapaj: Pas perfundimit te Universitetit u ktheva ne Tropoje, fillimisht punova ne shkollen 8-vjecare te Shoshanit per 4 muaj, pastaj u emerova ne shkollen e mesme ne Fierze. Fierza ne ate kohe ishte nje kantier i madh ndertimi me punetor te ardhur nga gjithe Shqiperia qe punonin ne ndertimin e Hidrocentralit. Puna ne kete shkolle kishte specifiken e vet nga vecorite me te cilen ballafaqoheshim. Shkolla kishte 1300 nxenes, kishte tre dege:mekanike, elektrike dhe ndertim. Punova me pasion dhe ngrita nje kabinet per lenden e gjuhes dhe letersise nga me te miret ne shkalle vendi. Nxenesit ishin te perkushtuar per shkollim. Cdo vit nga kjo shkolle vazhdonin Universitetin me nga 40 nxenes. Eshte per t’u nenvizuar fakti qe te gjithe i perfunduan studimet universitare. Krahas mesimdhenies ne ate periudhe jam marre dhe me publicistike me artikuj dhe reportazhe per gazetat e kohes si “Zeri i Popullit”, “Bashkimi”, “Zeri i Rinise”, “Puna”, “Drita e Drinit” etj. Artikujt dhe gazetaria ne ate periudhe nuk ishin synimi kryesor i imi.Qe ne vitin 1980 kam filluar pune ne RTSH si telekronist dhe radiokronist te ketij institucioni. Nje fushe e re sidomos ne realizimin e kronikave ne TV, pasi per here te pare une xhiroja dhe shkruaja tekstin. Veshtiresite ishin te medha pasi nuk kisha mundesi te shikoja ne Maviol te gjitha xhirimet qe beja pasi i dergoja materialet me poste. Mundohesha te isha gjithe sy e vesh duke ndjekur “revisten televizive “ te ores 20.Gjithashtu ndiqja edhe dokumentaret, telereportazhet qe transmetoheshin ne TV. Nje pervoje e gjere per mua ishte shikimi i filmave artistike shqiptar dhe te huaj duke perthithur kompozimin e kuadrit filmik, gershetimin e ngjarjes,panaromiken etj.

Nje ndihmese te vecante me mesimet dhe keshillat e dhena nga paraardhesi im Ndue Ukcanaj nje ze i fuqishem ne gazetarine televizive. Ne Shqiperi kishte vetem 13 karrespondente profesionist, nje nder ta isha dhe une. Pergjegjesia ishte e madhe. Koha ishte e trazuar. Ne Shqiperi ndodhen ngjarje tronditese. Ne kete periudhe vrau veten kryeministri i Shqiperise, krahu i djathte i Enver Hoxhes. Kontrolli ishte shume i madh, qe nga personat qe shfaqeshin ne ekran, tematika si dhe teksti qe duhej te ishte ne sinkron me udhezimet e partise-shtet. Nje ndihmese ne kete periudhe me kane dhene: Shyqeri Skenderi, Alfons Gurashi, Gazmir Shtino, Pali Kuke, Engjell Stazimiri etj.

Qe ne vitin e dyte te punes fillova te realizoja telereportazhe dhe dokumentare si “Me Aplinistet ne Alpet Shqiptare” “Brigjeve te tua Valbone” etj. Me keto materiale m’u cel rruga per t’u marre me keto gjini megjithese redaksia e informacionit merrej vetem me kronika dhe telereportazhe per sportin. Ndiej emocion edhe sot pas 40 vitesh kur i shikoj ne monitorin e kumpjuterit tim.Shume pjese nga keto xhirime i kam futur ne domunetaret e bera vite me vone.

– Cilat kanë qënë vështirësitë profesionale të një reporter të ri që punonte në një rreth të largët dhe në kushte të veshtira teknike. Si i keni përballuar këtë situatë duke ruajtur përherë profesionalzimin?

– I. Buçpapaj: Veshtiresite kane qene shume te medha. Shpesh here mendoja qe kam zgjedhur nje rruge qe nuk i dal dot ne krye. Kembngulja dhe pasioni madh mund cdo veshtiresi. Kenaqesha kur shikoja ne TV kronikat nga blegtoret ne Alpe, gjeologet, minatoret, kooperativistet, veprimtarite kulturore dhe artistike, ngjarjet historike. Pervoja ne gazetarine e shkruar me jepte avantazhet e veta. Krahas kesaj shoke e miq te fushes se artit i kisha te shumte si Ndoc Papleka, Hamit Aliaj, Skender, Halil Bucpapen, Gani Qerimin, Islam Lauka etj.

– Cfarë këshillash do t’i jepje një reporter të ri?

– I. Buçpapaj: Keshilla ime per nje reporter te ri eshte pune, pune dhe vetem pune pa u dorezuar para veshtiresive. Te punoje me maksimum per ngritjen kulturore dhe profesionale. Te ballafaqoje veten me koleget, te marri te miren e tyre dhe te flaki tutje cdo gje qe nuk shkon me etiken gazetareske. Rritja behet vetem me pune jo duke dale ne ekran va e pa va si ne makine duke bere stendape te pa menduara. Gazetari ne telereportazhe dhe dokumentar te jete sa me pak prezent ne ekran. Puna e mire flet vet.

PJESA E DYTË

Pyetja 16 Pas vitit 1992 jeni redaktor në redaksinë e Botës shqiptare në RTSH, një redaksi e re, e krijuar për shqiptarët e diapsorës. Cili ishte qellimi i kësaj redaksie bashkë me transmetimin për herë të parë satelitor për rreth dy orë kryesisht për Kosovën, dhe sa u realizua misoni i tyre?

– I. Buçpapaj: Ndryshimet e medhaja ne dhejtorin e 90-es ishin nje stuhi ku ndihet kudo fryma e demokracise qe perfshinte cdo pore te shoqerise shqiptare. Ne kete hulli u perfshiva edhe une. Lindi pluralizmi, lindi Partia Demokratike Shqiptare. Filloi shpengimi ne mbare Shqiperine. Ne ate kohe isha telekronist ne Tropoje. 13 Janar 1991 ne Bajram Curri po organizohej nje meeting. Merrnin pjese drejtuesit e PD-se, Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Genc Ruli etj. Ne Sheshin kryeson te qytetit kishin ardhur nga te gjitha fshatrat e rrethit, sheshi i mbushur plot. Oratoret marrin fjalen te gjithe njeri pas tjetrit. Ne fjalen e tij Sali Berisha theksoi se diktatori Enver Hoxha per 40 vjet e mbajti Shqiperine nen nje regjim te eger. Pas fjales se Sali Berishes, dy persona Sadri Metaliaj dhe Sadik Kortoci moren fjalen te paftuar dhe hodhen parullen :Rrofte sa malet jeta dhe vepra e Enver Hoxhes.”

Masa e popullit u trondit. Grupe-grupe leviznin ne menyre te crregullt. Nga zyrat e komitetit te partise se rrethit dolen me parulla per Enverin dhe PPSH. Nje pshtjellim i papare. Gjithcka e bukur ne ate dite Janari u prish. Xhirova gjithcka nga fillimi ne fund. Pergatita tekstin dhe ne linje telefonike dhashe lajmin cfare ndodhi ate dite. Kete lajm e moren edhe agjencite e lajmeve boterore.

Elez Biberaj ne librin e tij shprehet: “Ishte lajmi i pare qe dilte nga Shqiperi ne menyre realiste njoftimi i korrespondenit te RTSH-se Ilir Bucpapaj.”

Pyetja 22; Përvoja juaj profesionale është e gjatë e pazakontë dhe gjithnjë e ekulibruar, e ndershme dhe e balancuar. Cfarë do të këshilloje gazetarët, reporteret dhe operatorët e rinj për të përballuar situatë të tilla?

– I. Buçpapaj: Me ndryshimet e medha politike dhe ardhjen ne pushtet ne PD-se edhe ne TV kerkoheshin ndryshime si ne strukture ashtu edhe ne permbajtje. U formua departamenti i ri ne TV “Bota Shqiptare” pjese e te cilit u bera dhe une. Ne te u caktuan gazetaret me me pervoje me drejtues te saj ikonen e RTSH-se Ndue Ukcama.

Ne kete periudhe filloi nje program prej 2 oresh ne RTSH i cili transmetohej ne Europe dhe Amerike. Ky departament mbulonte pjesen me te madhe dhe punohej me profesionalizem dhe perkushtim. Ne kete departament ishin gazetaret e shquar si:

Petro Lati, Ilir Grazhdani, Abdullah Kenaci, Geni Shehu, Dhimiter Pecani, Zef Paloka, regjizoret Esat Teliti, Pirro Vesho dhe operatoret Ilir Kasneci dhe Bledar Mandia.

Qellimi i kesaj redaksie ishte te informonte diasporen dhe shume vende ne Europe dhe Amerike per historine e popullit shqiptar, me luftrat dhe perpjekiet per liri dhe pavaresi, per figurat historike sidhe me jeten dhe ndryshimet qe po ndodhnin ne Shqiperine e re demokratike. Permes telereportazheve dhe dokumentareve te pasqyrohej jeta e mergates sone ne Europe dhe Amerike.

Sot mendoj se kjo ishte zgjedhja dhe veprimi me i goditur qe realizoi drejtoria e asaj kohe me drejtor te Pergjithshem poetin, studiuesin dhe publicistin e shquar Skender Bucpapaj.

Ky program, behej per here te pare ne RTSH, e ngriti lart moralin e shqiptareve ne Kosove, Maqedonine e Veriut, ne Mal te Zi, dhe ne te gjithe diasporen e shumte neper bote.

Pyetja 17: Cilët nga dokumentarët tuaj, televiz, do të veconit më shumë dhe pse ?

– I. Buçpapaj: Me nderrimin e sistemit te gjitha organizatat administrative duheshin ndryshuar dhe pershtatur kohes. Ky ndryshim ndodhi edhe ne RTSH, nga nje organizem qe i sherbente me zell regjimit te partise ne pushtet per 45 vite. Teknologjia ishte vjeteruar dhe nuk i pershtatej ritmeve te zhvillimeve Radioletevizive. U bene ndryshime te medha mund te them nje revolucion ne teknologji. Nga 4 ore transmetim ne dite kaloi ne 12 ore dhe nuk do vononte shume te kalonte ne 24 ore transmetim ne dite. E vjetra largohet me shume veshtiresi. Mbaj mend nje lufte te vertete ne shtypin e shkruar te asaj kohe duke bere objekt kritikash ndryshimet qe po kryheshin qofte ne strukturat organizative qofte ne teknologji. Keto veretje dhe debate shkuan deri ne Kuvendin e Shqiperise.

Pyetja 15 Sa mendoni se politika e ka penguar këtë media publike për të ruajtur profesionalizimin dhe panashmerinë, rolin e saj si rojtar publik?

– I. Buçpapaj: Politika i ka futur hundet brutalisht ne kete institucion qe per 60 vjet ka regjistruar kujtesen dhe historine. Me cdo ndryshim pushteti jane bere ndryshime te strukutrave programore dhe te personelit vecanerisht te sektorit te prodhimit si gazetar, redaktor, regjizor etj. Keta ne nje fare menyre e kane demtuar ecjen me ritmin e kohes. Megjithate e them me bindje qe RTSH-ja eshte gjigand mediatik qe me nje kujdes te vogel menaxhimi behet nje institucion i admirueshem dhe i dashur per telespektatorin. RTSH-ja eshte nje miniere e pasur qe pret te vihet ne shfrytezim duke freskuar dhe revolucianizuar mbare mediat radiotelevizive kombetare.

Pyetja 16 Kjo periudhë dhe vite të tjera në vazhdim do të shënonte për ty shumë suksese profesionale. Do të realizonit shumë dokumentarë të shkelyqyer, duke qënë vetë skenarist, regjizor dhe realizues.Ndoshta jeni i vetmi në historikun e RTSH që ja keni dalë mbanë me këtë profesionalizëm dhe aftësi të rralla krijuese dhe realizuese? Cfarë do të na thonit rreth kësaj pervoje? Sa punë përgaditore të është dashur për një skenar?

– I. Buçpapaj: Nje fjale e urte popullore shpreh ne menyre permbledhese “Thirri Nevojes”.

Edhe une duke u ballafaquar me veshtiresi perfitova shume gjate rrugetimit tim 37-vjecar ne RTSH. Dua te theskoj se per realizimin e nje dokumentari duhet te lexosh shume per nje ngjarje, per nje histori, per nje zone te caktuar. Me kalimin e viteve bie fjala per shembull ne dokumentaret historike, ke krijuar nje shtrat me te cilin leviz me lirshem sepse edhe ngjarjet lidhen me njera-tjetren. Nje element tjeter ka qene edhe bashkepunimi me historiane te shquare si Myzafer Korkurti, Gazmend Shpuza, Neritan Ceka, Maringlen Verli, Beqir Meta, Pellumb Xhufi, Fehmi Rexhepi, Jusuf Bajraktari, Frasher Dema etj.

Jam treguar i kujdesshem ne krijimin e nje arkivi personal megjithese me ka kushtuar shume por qe me kane mundesuar lehtesimin ne realizimin e dokumentareve.

Pyetja 17: Cilët nga dokumentarët tuaj, televiz, do të veconit më shumë dhe pse ?

– I. Buçpapaj: Dokumentart me te dashur qe kam realizuar jane: “ Naim Shqiperia” per poetin tone kombetar Naim Frasheri, “Kosova Zogu qe lindi nga hiri vet”, “Vocer Bala ne mes legjendes dhe ralitetit”,”Kurbini,”O i madherueshmi shenjti Shna Ndue”, “Tevolli”,”Ali Pasha i Kalave”etj, “Simfonite e Valbones”.

Nga natyra jam njeri i papertueshem, energjik dhe kureshtar.Keto cilesi drejtuesit e institucionit tim i kane kuptuar. Bie fjala nisesha per nje dokumentar ne TV sillja edhe nje kronike televizive dhe nje interval nga bukurite dhe perlat shqiptare qe nuk jane te pakta. Kosoven e kam per zemer qe ne vogli per vet lIdhja gjaksore qe ka vendlindja ime Tropoja.

Aktualisht Kosova eshte ne nje situate te trazuar por jam optimist qe ajo do te ngrihet lart si Zogu i Finiskit.

Pyetja 19 : Keni realizuar disa dokumentarë për maredhënjet shqiptaro-amerikane dhe jetën e komunitetit shqiptar në SHBA. Ato janë trasmetuar në TVSH por edhe shfaqur në Qendren Nderkombëtare të Kulturës, Tiranë duke u ndjekur me aq interes. Pse keni preferuar të kryeni një cikël të plotë dokumetarësh me këtë temë?

– I. Buçpapaj: Fati e solli qe ne Amerike kam ardhur shume here qe ne fillim te ketij mijevjecari dhe kam realizuar nje cikel dokumetaresh qe e kam titulluar “ Dallge Shqiptare ne Amerike” ne te cilat jepja nje panorame qe nga shkelja e te parit shqiptar; me kontributin e shqiptareve ne fillim te shekullit te 20 dhe gjer me sot. Ne spikame jane figurat e shquara te kombit tone si : Fan Noli, Faik Konica. Lejtmotivi i ketyre dokumentareve ishte “Nene moj mos ke frike se ke djemt ne Amerike”.

Edhe ne kapercyell te mijevjecareve kur populli i Kosoves ishte vene ne zgrip se egzistuari mergata shqiptare kontribuan ne njohjen e ceshtjes se Shqiptareve ne organizma te rendesishem te Ëashington-it si Kongresi, Senati, Departamenti i Shtetit e deri te presidenti i Amerikes, ne OKB. Ne keto dokumentare jane pasqyruar keto perpjekje te personaliteteve shqiptare qe kane kontribuar per kete ceshtje. Gjithashtu edhe federaten “Vatra” qe ka luajtur nje rol per nje periudhe shekullore si dhe te objektet fetare te besimit katolik, mysliman, ortodoks dhe bektashi. Gjithashtu kam realizuar dokumentar te suksesshem ne fushen e mjekesise, biznesit, artit etj.

Pyetja 20 Gjatë Luftës së Kosovës keni trametuar nga zonat e luftës(Koshare etj), duke qënë gjatë kësaj periudhe burim i vetëm informacioni rreth zhvillimeve luftarake të UCK-së, per RTSH-në, por edhe për trasnmetues prestigjioz nderkombëtarë. Sa e rrezikshme ka qënë kjo punë? A do t’ua këshilloje reportereve të rinj këtë guxim? A i keni mbajtur lidhjet me heronjtë e UCK-së që dolën nga Lufta?

– I. Buçpapaj: Kohet e medhaja kerkojne edhe angazhime te medha. Vitet 98’,99’ ishin vite vendimtare per popullin e marterizuar te Kosoves. Kosova kullonte gjak. Makina ushtarake e Beogradit po bente kerdine mbi popullsine e pafajshme. Ne tere Kosoven bijte dhe bijat e saj ishin inkuadruar ne rradhet e UCK-se. Gjate gjithe kesaj periudhe kam shkuar me dhjetera here ne Tropoje, Has, Kukes dhe ku zhvilloheshin luftime ne zonat kufitare. Epiqendra u be ne PAPAJ dhe Padesh ku ishin perdendruar dhe njesite me te medha te UCK-se. Ishin dite dhe muaj plot ngjarje te medha.Natyrisht edhe une ne nje fare menyre u bera pjese e ketyre luftimeve si ne Padesh, Prrue te Thanes, Lug i Zi, Dobrune Pogaj. Ne kronikat dhe reportazhet qe kam realizuar ne keto hapesira tregohej natyrshem pa skena te sajuara drejtperdrejt fronti i luftimeve ku shpalosej trimeria e ketyre djemve dhe vajzave nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare si nga Maqedonia, Shqiperia, Cameria dhe Mal I Zi.

Rreziku dhe ballafaqimi ishte i madh. Jane dite dhe nete te paharruara si ne Padesh, Treshnjeve, Kasaj, Pogaj etj. Teknologjia nuk ishte sic eshte sot qe mund te transmetoja me ze dhe figure prandaj duhej te udhetoja mbi 500-600km per te realizuar nje kronike e lere pastaj per nje telereportazh apo dokumentar.

Ndiej emocion kur shikoj dokumentaret e realizuar ne fushe beteja ne Koshare ne Prill Qershor 1999. Nje ndihmese shume te madhe me materiale direkt nga beteja e brigadave te UCK-se se 138 Agim Ramadani te pozicionuar ne Papaj dhe Padesh me ka dhene vellai im Ismajl Bucpapaj. Momente emocionuese ato kuadra filmik ku pasqyrohet lufta e bijeve te shqipes. Kujtoj ketu dokumentaret : “ Ne frontin e luftimeve ne Koshare” “Brigada 138 Agim Ramadani” “Koha erdhi” “Batalioni Atlantiku” etj.

Ne kete periudhe kam punuar me televizionet me prestigjoze te botes si CNN, BBC, ZDF (gjermani), RAI (itali), televizione shteteror grek, slloven te vendeve arabe etj.

Edhe pas perfundimit te luftes dhe clirimit te Kosoves kam mbajtur lidhje dhe miqesi me komandantet e luftes si Rrustem Berisha,Anton Cuni, Hysen Berisha, Feriz Treshnjeva, Shpend Gjocaj etj. Ne te gjitha pervjetoret me kane ftuar. Ndihem krenar per cka kam bere. Jam i dekuruar me mirenjohjen e pjesemarrjes ne Luften e UCK-se. Sot ne Shqiperi dhe Kosove jane situata te tjera.

Pyetja 21 Pas clirmit të Kosovës me 12 qershor 1999, jeni përsëri një nga gazetarët e parë që hyni në Kosovë për të dëshmuar pasojat e kësaj lufte por edhe gëzimin e shqiptarëve për këtë fitore, po keshtu instalimin e trupave të NATO-s dhe fillimin e një epoke të re për Kosovën dhe shqiptarët. Si e kujtoni këtë ditë?

– I. Buçpapaj: Agu i lirise 12 1999 qershor ishte nje gezim i papershkruar. Ne ditet e para te clirimit isha ne Kosove. Per 4 muaj rrjesht i kam hyre cep me cep Kosoves duke shkelur pothuaj cdo fshat dhe qyetet atje. Nga historia dhe rrefimet e te moshuarve kisha shume njohuri por ato ishin nje pike uji me ato qe pashe dhe degjova ne ate periudhe gje qe u be lenda per dokumentare te shumte.

Kosova kullonte gjak, era e shkrumit ndihej kudo por me ngazellente fakti i karvaneve te makinave nuk kishte te sosur drejt trojeve stergjyshore. Kudo punohej. Kosova ishte kthyer ne nje kontenier te madh ndertimi. Gjate kesaj periudhe realizove shume dokumentar “ Kosova zogu i qiellit qe ndertohet nga hiri vet” “Feste ne Prizeren” “Masakra e Mehjes” “Dita e Flamurit” “Ne Kullat e Boletinit” etj. Nje fakt qe me ka bere pershtypje eshte qe i madh dhe i vogel gezonte per agun e lirise dhe punonin te ndertonin bujqesine dhe blektorine.

Pyetja 22 Përvoja juaj profesionale është e gjatë e pazakontë dhe gjithnjë e ekulibruar, e ndershme dhe e balancuar. Cfarë do të këshilloje gazetarët, reporteret dhe operatorët e rinj për të përballuar situatë të tilla?

– I. Buçpapaj: Ne RTSH kam punuar 37 vite te panderprera. Gjate kesaj karriere kam provuar regjimin komunist dhe periudhen e re te demokracise, situata jo te lehta per t’u suportuar. Gjithmone me ka udhehequr ideja dhe deshira e mire per shoqerine dhe njerezit duke ruajtur ekuilibrin dhe paanesine ne gjykimin e situatave.

Keshilla ime per gazetaret dhe realizuesit e emisioneve televizive eshte qe te jene sa me te paanshem nga rrymat dhe kahjet politike duke e pasqyruar sa me drejte dhe thelle ngjarjen apo dukurine qe ndodh.

Te jene te dashuruar dhe kembngules me ate qe po trajtojne. Realiteti shqiptar ka blerime te begata dhe te papasqyruara akoma ne fushen e kultures, historise dhe bukurive natyrore qe jane te shumta ne tere krahinat shqiptare. Me pune dhe vullnet arrihet gjithcka.

Pyetja 23 Pas kësaj përvoje dhe kontributi të gjatë për median kombëtare si RTSH-ja keni dalë në pension dhe jetoni në N.York. Si ju vjen Shqipëria atje, a keni shumë mall dhe cfarë ju mungon më shumë? A mendoni se vendi ynë bën pak për të nderuar profesonistë të shquar si Ti dhe kolëgt tuaj?

– I. Buçpapaj: Amerika eshte vendi me demokratik dhe i fuqishem ne bote. Ne pergjithesi jam ambientuar dhe kam zene shume miq dhe shoke te rinj. Me mungon Shqiperia, malli eshte i madh. Mjetet e informacionit te kohes kane bere te mundur mbajtjen e komunikimit me token meme.

Ndiej mall per televizionin ku i kalova 37 vjet, per Tiranen, per vendlindjen time Tropojen, bjeshket, malet e gjithcka shqiptare. Jeta i ka ndarjet.

Pyetja 24 Keni një përvojë kaq të gjatë në gazetarinë televizive, në dokumentarët televizivë, skenarët dhe realizimet tjera televizive. Duke qënë plot energji dhe i angazhuar me projekte krijuese edhe atje në SHBA , a mund të presim ndonjë libër në të ardhmen që përvojën tuaj ta studiojnë edhe gazetarët e rinj që kanë pasion dhe dëshirë t’i kushtohen televizionit?

– I. Buçpapaj: Sa te kem fryme nuk do i ndahem punes ne gjinine e dokumentareve. Fale Zotit edhe djali im Kreshniku e ka pasion televizionin. Ai qe ne moshen 15 vjecare eshte aktivizuar ne televizionet shqiptare si TV Shijak, Telenorba, Top-Channel etj. Ne Amerike kreu dhe Akademine e Filmit te Neë York-ut (Neë York Film Academy). Kemi ngritur nje studio “Art Studio Bucpapaj” ku prodhojme filma dokumentar, videoklipe, dasma dhe gezime familjare. Ka shume plane per dokumentar qofte ne Amerike, Shqiperi, Kosove,Maqedonine e veriut, Mal te Zi qe pasqyrojne lidhjen organike te mergates shqiptare me vendlidjen.

E kam ne proces nje liber me kujtime, perjetime te jetes sime nga femijeria ne ditet e sotme. Dhashte Zoti te kem shendet qe keto enderra dhe deshira te realizohen sic kam deshire!

– Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?

– I. Buçpapaj: I uroj gazetës “Nacional” vetëm suksese. Prej themelimit kjo gazetë ka bashkuar rreth vetes elitat kulturore dhe letrare nga të gjitha hapsirat shqiptare në Ballkan dhe nga Diapsora, me shumë përkushtim dhe pa asnjë paragjykim dhe pengesë.Është e vetmja gazetë e dedikuar me kaq profesionalizëm dhe atdhedashuri rimëkëmbjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të lidhjeve të tyre me vendin, kombin, gjuhën dhe letërsinë amtare dhe bashkimit kombëtar.

Burimi/gazeta-nacional.com/