DOM NDOC NIKA† (1865-1951): PRIFT, HISTORIAN DHE SHKRIMTAR, AUTORI I ROMANIT TË PARË SHQIPTAR.

0
197

Dom Ndoc Nikaj, ka lindur në qytetin e Shkodrës më15 qershor 1865, nga prindërit Gjok Jak Nikaj dhe Agia e Gjon Gulit në Shkodër. Ishte djali më i madh ndër dymbëdhjetë fëmijët e tyre. Meqenëse ka lindur në ditën e Shën Ndout, emrin në pagëzim e mori Ndoc. Mësimet fillestare i bëri në Arqipeshkvinë e Shkodrës, në koheneKarloPooten dhe në Seminarit Papnor, të udhëhequr nga eterit jezuit. Gjatë shkollimit në Seminar, qe nxitur te punojë për botime në gjuhen shqipe nga jezuiti Atë GiacoboJung. Studimete larta i kreu në Romë, duke u shuguruar për meshtar në vitin 1888.
Botimet e tij të para datojnë në kohën kur ishte student ne Propaganda Fide: Vakinat e sceitesKisc, Romë, 1888 dhe Marcja, romani i parë shqiptar, i ciliu botua në Shkodër, 1889.
Nikaj, pas shërbimit ne Shkodër si ndihmës famullitar (1889-1892), shërbeu në Shkrel, (1892-1893), ku ne vitin 1892 organizoi mbledhjen e fshehtëme elitën klerikale për organizimin e botimeve në shqip dhe kryengritjeve të shqiptarëve kundër perandorisë osmane. Pastaj ka shërbyer në Dajç, Pentar e Obot, 1893-1907,etj. Gjatë qëndrimit në këtë zonë, shpërndante libra në gjuhen shqipe dhe armë për malësorët për organizimin e kryengritjeve.
Në vitin 1910 ka hapur shtypshkronjën e parë publike në Shkodër, Shtypshkronja “Nikaj”, në të cilën botohen gazeta, vepra letrare dhe tekste shkollore.
Arrestohet më 9 shtator të vitit 1946, me akuzen si pjesëmarrës ne kryengritjen e Postribës e dënohet me 5 vjet burg. Për shkak tëmoshës së thyer vuan dy vjet e gjysmë të dënimit. Vdes në moshën 86 vjeçare në vitin 1951, në Shkodër dhe varroset në varrezat e Rrmajt.

Burimi/Facebook/Christian Albanian Heritage