Don Lush Gjergji – Dr. Don LUSH GJERGJI, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë së Kosovës

0
97

Dr. Don LUSH GJERGJI, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë së Kosovës, i lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme. Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu në vendlindje, vitin e pestë në Viti, tri vitet e fundit në Zhegër. Gjimnazin klasik në Dubrovnik (1963-1967), vitin e parë të filozofisë në Split (1967-1968), ndërsa vitet tjera dhe magjistrimin në filozofi, diplomimin në teologji po ashtu në Romë në Universitetin Papnor “Urbaniana” (1968-1973).
Paralelisht në Universitetin shtetëror të Romës «La Sapienza» ka studiuar dhe doktoruar psikologjinë në vitin 1975 me temën “La donna albanese” (Gruaja shqiptare), që është botuar edhe në gjuhën shqipe “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri”.
Vite me radhë redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore “DRITA”, si dhe i shtëpisë botuese katolike ”DRITA” me seli në Ferizaj, më vonë në Prizren, tani në Prishtinë.
Ka shërbyer në këto famulli: në Ferizaj (1975-1993), në Binçë (1993-2006), në Prizren (2007-2009). Aktualisht është në pension, këshilltar dhe bashkëpunëtor në Residencë të Ipeshkvisë Prizren – Prishtinë me seli në Prishtinë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publicistëve Katolik të Evropës dhe anëtar i Akademisë Evropiane.
Ka botuar në gjuhën shqipe:

  1. Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri (1977, 1990).
  2. Krishti ndër ne (katekizëm, 1978, 1991).
  3. Nëna jonë Tereze (1980,1990); vepra është botuar edhe në këto gjuhë: kroatisht (1982, 1990), sllovenisht (1993), italisht (1993), frëngjisht (1995), spanjisht (1988; 2016), hungarisht (1990), anglisht (1992).
  4. Kah toka e premtuar (katekizëm, 1985, 1991).
  5. Zoti kujdeset për popull (katekizëm, 1985, 1991).
  6. Lule për Nënën – monografi kushtuar Nënës Tereze (1986); italisht (1989).
  7. Krishti me ne (katekizëm, 1988, 1991).
  8. Dashuria në vepër: Nëna Tereze (1992; 2010).
  9. Fitorja e kryqit (1992).
  10. Dëshmitarët e Krishtit (katekizëm, 1992).
  11. Shna Ndou – Shenjti i botës (1995).
  12. Atenagora – profet i bashkimit (1995); ribotimi në Shtëpinë botuese “55”në Tiranë (2000; 2015).
  13. Jezusi ndërron jetën tonë (1997).
  14. Zëri i heshtjes (1997).
  15. Gonxhja jonë – Nëna e botës (1998).
  16. Nëna e dashurisë, 2000; 2011.
  17. Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. Don Lush Gjergji (1998; 2000; 2003).
  18. Jeta dashuria shërbimi, (2001).
  19. Zbulimi i Zotit dhurata më e çmuar (2002).
  20. Prej dashurisë në DASHURI, (2005).
  21. “I PAVDEKSHMI” Gjon Pali II (2006).
  22. Dashuria nuk dashurohet, (2006).
  23. Shën Pali – Apostulli i Popujve, (2009).
  24. Imzot Nikë Prela, Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit (2010).
  25. Shenjtëresha e Dashurisë – Nëna Tereze (2010).
  26. Të ftuar dhe të dërguar (2012).
  27. Dashuria që nuk vdes, (2013).
  28. Miqtë e mi në amshim (2015).
  29. Jeta, dashuria, shërbimi (2016).
  30. Të mëshirshëm porsi Ati (2016).
  31. Virgjera Mari në histori dhe në përshpirtëri (2017).
  32. Shenjtëresha e Dashurisë, Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze (2017).
  33. “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”, (2019).
  34. Shën Jeronimi ilir (347 – 420), përkthyesi i Biblës, dijetar i Kishës, 2020.
    Në gjuhën italiane:
  35. La donna albanese (disertacioni i doktoranturës në psikologjinë shoqërore, 1975).
  36. Tutta la nostra vita è dire “Grazie” e “Perdono”, (1989, 2003, 2006).
  37. Madre della carità , dy vëllime,(1990; çdo vit disa ribotime).
    Vepra është botuar edhe në këto gjuhë: anglisht (1991), spanjisht (1992), frëngjisht (1993), polonisht (1994), gjermanisht (1995), shqip (2000); kroatisht (2007); sllovenisht (2008).
  38. Vivere amare testimoniare (La spiritualità di Madre Teresa), dy vëllime, 1995; botimi anglisht (1998), polonisht (1999).
  39. Resistenza nonviolenta nel Kossovo (1993, 1996).
  40. Non potete costringgerci ad odiare (1996).
  41. Kossovo, un popolo che perdona (1997).
  42. Kossovo un popolo per la riconciliazione (1999).
  43. L’amore che non muore, dy vëllime (1998, 2010).
  44. Kossovo non violenza per la riconciliazione (1999).
  45. Madre Teresa, L’ amore in azione (2002; 2003; 2013; 2016),
    polonisht (2002; 2003, 2009); litvanisht (2003); anglisht (2010; 2015).
  46. Sant’Antonio, il santo del mondo, (2006), sllovenisht (2008), anglisht (2009); polonisht (2010).
  47. La Santa dell’Amore – Madre Teresa (2010); italisht (2010); anglisht (2010); rumanisht (2010); polonisht (2016);
  48. Nikë Prela, Uomo di Dio, della Chiesa e del Popolo (2010).
  49. Sant’Antonio di Padova il Santo del mondo (2015).
  50. Canonizzazione di Madre Teresa (2016); kroatisht (2017).
    Në gjuhën kroate:
  51. Majka Terezija, (1982, 1990).
  52. Život je naš hvala i oprosti (1984, 1986); italisht (1989, 2003, 2006).
  53. Živjeti ljubiti služiti (1987).
  54. Pjevaj i putuj (1988).
  55. Glas šutnje (1990).
  56. Pobjeda križa (1995).
  57. Ljubav na djelu: Majka Terezija (1995).
  58. Ljubav nije ljubljena (1995).
  59. Živjeti s Kristom (1997).
  60. Ljubiti s Marijom (1997).
  61. Svjedočitit s Crkvom (1998).
  62. Zraka Božje ljubavi (1998).
  63. Pozvani na zajedništvo (2001).
  64. Majka Terezija, Bog ljubi danas preko nas, Pjesme i Molitve,
    Priredio i preveo: Lush Gjergji, 2003; sllovenisht (2009).
  65. Jedna Majka za sve: Majka Terezija (2009).
  66. Majka Ljubavi, (2007).
  67. Velikani XX. Stoljeća. Ljubav koja ne umire, (2007).
  68. Svećenik – Kristov učenik (2016).
    Ka botuar 68 tituj të ndryshëm me karakter psikologjik-shoqëror, katekistik, monografik, përshpirtëri, në veçanti 17 libra kushtuar jetës, veprës dhe përshpirtërisë së Nënës Tereze.
    Shkruan në gjuhën shqipe, italishte dhe kroate.
    Veprat e Don Lush Gjergjit janë të botuara në shumë gjuhë:
    Shqip (34);
    Italisht (16);
    Kroatisht (18);
    Anglisht (10);
    Frëngjisht (3);
    Spanjisht (5);
    Sllovenisht (5);
    Gjermanisht (3);
    Polonisht (6);
    Hungarisht (2);
    Rumanisht (1).

Burimi/Facebook