“Dorëzo zyrën dhe kaq”/ Lubonja thirrje Bashës: Nëse vërtetohen 4446 votat, largohu! SHBA gaboi me Berishën

0
98

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u shkarkua Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Kjo javë” në News24, analisti theksoi se nëse 4446 votat kundër Bashës, janë të vërteta, atëherë Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të dorëzojë zyrën.

Lubonja gjithashtu u shpreh se amerikanët gabuan me Sali Berishën.

Lubonja: Ajo zgjidhet duke kontrolluar ata 4 mijë e 446 , në rast se janë të vërtetë duhet dorëzuar zyra nga Basha dhe kaq është e gjitha. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj që ky regjim nuk e lëshon selinë e madhe. Basha është një reflektim i kësaj kulture. Me këtë kulturë që është krijuar këtu fiton ai që ka më shumë para, ai që blen vota që ka krimin të kesh edhe ambasadën amerikane me vete nuk është pak. Opozita duhet të kuptojë që ka gjithë këto kundërshtarë. Qëllimi final i Edi Ramës është që t’i shohë të gjithë barkas, tani shyqyr që dolën njerëz që nuk u trembën as nga ambasada amerikane, pavarësisht se ato mund të mos jenë dakord edhe me të kaluarën. Lirinë e meriton ai që shkon ditë për ditën në luftë, shqiptarët.

Me Berishën mund të fitosh edhe duke qenë non-grata. Në këtë rast amerikanët me Berishën kanë gabuar dhe shqiptarët e kanë parë këtë. Ky regjim nuk rrëzohet me forma demokratike të pastra, por ka nevojë për frymë popullore që të shprehë zemërimin në formë masive. Sipas leximit tim këtë situatë mund ta krahasoj pak me kohën kur erdhi Trump në pushtet.

Burimi/tpz.a