Dosja “Hajdari” fut në panik Berishën, Zenel Neza tërhiqet nga dëshmia pas presioneve të forta, avokati i Izet Haxhisë zbardh pazaret e errëta për të mbuluar “vrasjen e shekullit”

0
12

SHKRUAR NGA KLITI TOPALLI
Rigjykimi i Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit po has pengesa të forta. Ekstradimi i tij nga Turqi ishte një lloj sinjali për rihapjen e dosjes “Hajdari”, por sinjalet janë se në prapaskenë po bëhet një luftë e fortë për të mos lejuar hapjen e kësaj dosje. Gjyqi i Haxhisë vijoi normalisht disa muaj, por kur nisi procesi i thirrjes së dëshmitarëve nisën të dalin dhe pengesat. Fillimisht gjyqtari i çështjes Lazër Sllaku refuzoi që të thërritej dëshmitar Berisha dhe shumë njerëz që do dëshmonin kundër tij. Por sipas palës mbrojtëse, ka pasur presione për të bllokuar edhe dëshminë e personave të tjerë. Gazeta “Sot” bisedoi me Idajet Beqirin, avokatin e Izet Haxhisë, i cili dha detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur me këtë proces. “Gjykimi i çështjes së Izet Haxhisë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të klanit të Berishës për ta sabotuar, ka përshkruar një rrugë me plotë dritë për të zbardhur vrasjen më të rëndë politike në këto 30 vjet jetë pluraliste në Shqipërinë post komuniste, siç është vrasja e Azem Hajdarit”, shprehet avokati. Por sipas tij, njerëzit e Berishës po tentojnë të bllokojnë dëshmitë që mund të fundosin ish-kryeministrin. Një ndër dëshmitarët kryesorë në vrasjen e Hajdarit është truproja e tij Zenel Neza. Ky person u vizitua në spital nga Sali Berisha dhe më pas iku jashtë vendit duke marrë azil. Në gjyqin e Hxhisë u pranua që ai të thirrje dëshmitar. Sipas Beqiri, Neza ra dakord të dëshmonte, por sipas tij, ndryshoi mendim rrugës. Beqili shprehet se padyshim që ka pasur presione. “Opinioni publik, herë pas here, në vijim të këtij proçesi, është vënë në dijeni se si klani antidrejtësi i Berishës, kur u vu në dijeni se çështja e vrasjes së Azem Hajdarit, do të rihapej përmes dhënies së dëshmisë, prej njërit nga dëshmitarit okular më të rëndësishëm, me njohuri, me prezencë dhe me dijeni të shumta, direkte dhe indirekte, siç është Izet Haxhia, hodhën në veprim gjithë forcat e tyre të errëta. Nuk kursyen asgjë, si përherë gjatë këtyre 30 vjetëve, madje nuk kursyen as paratë e pista, as “kurset” me “leksione” se si duhet të dëshmonin në interesin dhe në favorin e Berishës dëshmitarë të caktuar. Nuk kursyen as shantazhet ndaj dëshmitarëve okularë, posaçërisht ndaj Zenel Nezës, të cilin “e trodhën”, duke e traumatizuar sërish për të mos ardhur në Tiranë, pasi morën vesh që ai kishte dhënë pëlqimin të vinte dhe të dëshmonte të vërtetën e natës së vrasjes së Azem Hajdarit, si dhe përse e si, me çfarë mjete dhe përkundrejt cilit shpërblim, Sali Berisha ja deformoi, ja degradoi dhe ja bëri qesharake atij dëshminë që i dha prokurores norvegjeze”, shprehet avokat Beqiri.

Pazaret gjyqësore

Avokati ka drejtuar gishtin edhe ndaj gjyqtarit Lazër Sllaku. Ky i fundit ka zvarritur rastin në fjalë dhe ka refuzuar shumë dëshmitarë. Sipas Beqirit ky gjyqtar ka mbëhstetjen familjes Berisha. “Sali Berisha, përmes vajzës së tij Argita Berisha, i kërkuan haptazi Ish kryetares së Gjykatës së Tiranës, kthimin e “ndereve” dhe “shpërblimin” e dhënë duke e çuar në krye të Gjykatës kur ishte në pushtet dhe çdo gjë e komandonte me duart e hekurta të tij. Fakti që “shorti” i dosjes së rihapur të vrasjes së Azem Hajdarit dhe të rigjykimit të Izet Haxhisë, si personi kyç, i cili do të rrezonte alibinë e rreme të kësaj vrasje dhe do të hidhte dritën reale, mbi autorët real, të interesuar drejtpërdrejtë për vrasjen e Azem Hajdarit, dhe që e nxorën në pritë atë, “i ra” gjyqtarit Lazër Sallaku, i zgjedhur “me dorën” e Argita Berishës, ishte sinjali më domethënës i përpjekjeve të Berishës për ta degraduar këtë proçes”, shprehet avokati.

Burimi/sot.com.al/