Dritan Demiraj – A duhen pranuar apo jo shtetasit afgane ne Shqiperi.

0
76

Te nderuar miq!
Meqenese keto dite ne Shqiperi eshte hapur debati me teme: “A duhen pranuar apo jo shtetasit afgane ne Shqiperi” gjykoj se eshte e domosdoshme te bejme nje analize rreth situates ne Afganistan e cila ka munguar ne mediat e Shqiperise.
Se pari, deshiroj te theksoj se situata ne Afganistan eshte e tmerrshme. Talebanet kane marre nen kontroll per tete dite 18 provinca nga 34 te tilla ne te gjithe vendin, perfshire ketu provincat me te medha Kandaharin, Heratin, Helmandin, Farah, Konduzin dhe Gaznin. Ne rrethim tani gjendet vetem qyteti i Mazar e-Sharif, Xhalalabadi dhe Kabuli.
Se dyti, talebanet e kane origjinen e tyre nga fillimi i konfliktit ne Afganistan gjate pushtimit Sovjetik 1979-1989. Ky pushtim beri qe Pakistani ne bashkepunim me SHBA-te dhe Arabine Saudite te financonin nje lufte me qellim largimin e Sovjetikeve nga Afganistani. Per kete qellim u krijua Byroja Afgane tek ISI (Sherbimi Sekret i Pakistanit, i cili konsiderohet si nje nga sherbimet me te forta ne bote). Byroja afgane nen drejtimin e gjeneral Mohammad Yousaf organizuan, sterviten dhe drejtuan ne lufte rreth 55.000 muxhahedine, kryesisht afgane dhe pakistaneze por edhe rreth 15.000 shteas nga vendet e Gjirit Persik, Algjeria, Libia, Turqia, Bosnja, Çeçenia, etj. Partite kryesore afgane qe moren pjese perbeheshin nga 7 parti ekstremiste Islamike dhe kater parti te moderuara. Komandantet kryesore ishin Gulbudin Hekmatyar, Mohammad Ismail Khan, Rabbani, Abdul Sayyaf, Ahmad Shah Masoud, Abdul Rashid Dostun, etj.
Se treti, pas perfundimit te luftes, Pakistani duke qene se ne vendin e tij kishte 3.5 milione refugjate afgane, filloi rekrutimin e te rinjve Afgane nga medresete e Pakistanit me qellim qe ne te ardhmen te instalonte nje qeveri Afgane pro Pakistanit. Per kete qellim u krijua Levizja e Talebaneve (studentet). Pas perfundimit te luftes me Sovjetiket, drejtuesit e partive filluan nje lufte civile me qellim kontrollin e Afganistanit. Ne vitin 1994, Levizja e Talebaneve nen drejtimin e Mullah Mohammad Omarit me mbeshtetjen e ISI-it, mori kontrollin e Kandaharit ne vitin 2004, ne vitet 2005-2006 edhe te provincave te tjera si Herati , Helmani, Farah, Nimruzi, etj. Ne vitin 1997 moren nen kontroll dhe Kabulin duke deklaruar krijimin e Emirateve Islamike te Afganistanit. Ne citin 1996 me ftese te Mullah Omarit ne Afganistan erdhi Osama bin Ladeni me rreth 2000 muxhahedine arabe, duke krijuar universitetin e xhihadizmit dhe terrorizmit nepermjet kampeve te stervites se terrorit si: kampi “Khalden”, “Al-Farouq”, ” Tarnat”, “Derunta” etj ne te cilat u sterviten mbi 40.000 terroriste nga e gjithe bota, te cilet realizuan mbi 4530 sulme terroriste ne SHBA, Europe, Afriken Veriore dhe Lindore, ne Saleh, Magreb, Somali, Algjeri, Arabine Saudite, Turqi, Jemen, Azine Juglindore, Subcontinentin Indian dhe jo vetem.
Se katerti, struktura e komandim- kontrollit te Talebaneve eshte si vijon:
Emiri i pergjithshem eshte Mawlawi Hibatullah Akhunzada. Ai drejton Shuran kryesore e cila perbehet nga tre Shura te tjera.

  1. Shura e Quetas, e cila drejtohet nga djali I Mullah Mohammad Omarit, Mohammad Yaqoobi.
  2. Shura e Peshawarit, e cila drejtohet nga djali I Xhalaluddin Haqqanit, Sirajudin Haqqani.
  3. Shura e Miran Shah e cila drejtohet nga Mahdi Arsolani.
    Se pesti, ofensiva e tanishme ne Afganistan ka te beje me mbeshtetjen direkte te Pakistanit nepermjet ISI-it me armatime, pajisje logjistike, mbeshtetje ajrore, inteligjence, trupat speciale SSG dhe me rrjetet e shumta qe kane ne zonat e banuara nga Pashtu-te.
    Se gjashti, ne perberje te Talebaneve gjenden 85.000 trupa te cilat bashkepunojne me rreth 15.000 terroriste te tjere si: Al-Qaeda ne Afganistan, Al-Qaeda ne Pakistan, Rrjeti Haqqani, Talebanet e Pakistanit Tehriki Pakistan (TTP), Talebanet Taxhike, Talebanet Waziri, grupet e financuara nga Pakistani te cilat kane ardhur nga Jammu dhe Kashmiri: Jaysh e-Mohammad, Lashkar e-Taiba (LeT), Lashkar e-Islam (LeI), Lashkar e-Jhangvi (LeJ), Lashkar e-Omar, Levizja Islamike e Uzbekistanit (IMU), ETIM e ujgureve, etj luftetaret e te cileve jane prezente ne Afganistan, duke shfaqur rrezik te madh se ne te ardhmen mund te krijojne perseri kampet e stevitjes se terrorizmit. Ne rast se do ti shtojme ketyre xhihadisteve edhe numrin e ushtareve dhe oficereve te policise afgane te cilet po I bashkohen radheve te Talebaneve (dezertoret), atehere ka mundesi qe brenda muajit gusht numri i tyre te shkoje ne mbi 50.000 te tjere. Kjo padyshim qe do te ndryshoje balancen e fuqise luftarake ne numer ne favor te Talebaneve. Aktualisht ushtria afgane ka (kishte pasi po dezertojne shume ushtare cdo dite) 180.000 ushtare, ndersa policia kombetare afgane 130.000 efektive.
    Se shtati, vlen te theksohet arsyeja se perse strategjia e luftes se Talebaneve eshte kaq e sukseshme. Kjo per shkak se drejtohet nga te gjitha strukturat e inteligjences ushtarake te Pakistanit (ISI) dhe Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise, te cilat ndodhen ne Rawalpindi. Strategjia e ndjekur nga Talebanet quhet “Strategjia Anakonda” e cila ne kupton fillimisht:
  4. Marrjen e kontrollit te pikave kufitare ne te gjithe Afganistanin. Deri tani jane marre nen kontroll nga Talebanet gjithe pikat kufitare me Iranin, Turkmenistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin. Kane ngelur disa pika kufitare me Pakistanin, te cilat gjykoj se do te merrem lehtesisht ne ditet e ardhshme.
  5. Marrja e kontrollit te qendrave dhe provincave kryesore. Kane ngelur pa u pushtuar vetem tre qendra kryesore: Mazar e-Sharif, Xhalalabadi dhe Kabuli.
  6. Marrja nen kontroll e autostrades nr-1, nr-4 dhe nr-5. Edhe ky objektiv eshte realizuar pothuajse plotesisht. Ka ngelur vetem rruga e unazes kryesore nga Ghazni ne Kabul.
  7. Marrja nen kontoll e aeroporteve kryesore Jane marre shumica e tyre ka ngelur vetem aeroporti nderkombetar i Kabulit dhe Baza ajrore e Bagramit.
  8. Izolimi i plote i Kabulit, rrethimi i tij dhe vazhdimi i sulmit deri ne dorezimin e kryeqytetit ne dore te Talebaneve, te cilet menjehere do te deklarojne krijimin e Emirateve Islamike te Afganistanit.
  9. Kapja, arrestimi dhe denimi i presidentit Ashraf Ghani. (Drejtuesi i negociatave te Talebaneve ne Doha, kerkese te pare ka largmin dhe doreheqjen e presidentit Gani).
  10. Marrjen nen kontroll e televizioneve, mediave dhe radiove me qellim perhapjen e propagandes se tyre, uljen e moralit te agjensive te sigurise dhe diskretimimin e qeverise afgane si te paafte per te drejtuar, e korruptuar dhe properendimore.
    Se teti, me qellim realizimin e kesaj strategjie, Talebanet kane perdorur gjeresisht taktikat e luftes asimetrike si sulmet kamikaze me makina bombe, sulmet me kamikazë me breza vrases, vrasjen e drejtuesve kryesore te ushtrise, policise, pilotet afgane, drejtuesit e rrjeteve te inteligjences, investitoret e huaj sidomos indiane dhe perendimore, vrasjen e femrave te cilat kane rendesi ne shoqerine afgane, pedageget, shkollaret dhe politikanet.
    Se nenti, kostoja e angazhimit 20 vjeçar Amerikan ne Afganistan ka qene deri tani 2.27 trillion dollare. Nga keto 933 bilione dollare ose 43 % e shumes se pergjithshme jane harxhuar per operacionet kunder terrorizmit ne Afganistan dhe Pakistan, 443 bilione kane qene fonde shtese per shkak te angazhimit te gjate, 296 bilione dollare kane shkuar per perkujdesjen e veteraneve te Afganistanit, 59 bilione kane shkuar per angazhimin e DASh-it ne Afganistan. Ne shtese te ketyre shifrave jane vrare 2442 ushtare amerikane, 3936 kontraktore amerikane, 1144 trupa te NATOs, 70.000 trupa afgane te sigurise, 10.000 trupa te Pakistanit, 255.000 qytetare afgane dhe pakistaneze, 141 gazetare, 556 punonjes te OKB-se.
    Pikerisht keto perpjekje, angazhime dhe humbje kolosale njerezore, financiare, diplomatike dhe ekonomike ne gjykimin tim nuk e justifikojne largimin e menjehershem, te paplanifikuar te trupave luftarake nga Afganistani. Ky vakum, do te plotesohet shume shpejt nga terroristet Talebane dhe grupet e tjera terroriste qe aktualisht ndodhen bashke me talebanet, te cilet shume shpejt do te marrin drejtimin e vendit ne Afganistan.
    Popullsia afgane do te perballet me mbylljen e shkollave, kthimin e zbatimit te ligjeve te Sheriatit (variantit ekstrem Taleban), femrat nuk do te kene mundesi te shkojne ne shkolle, duhet te jene te shoqeruara ne rruge me bashkeshortet, vendi do te perballet me pasoja te tmerrshme sociale si pasoje e dhunes qe po detyron banoret te largohen ne drejtim te vendeve fqinje, perseri do te kthehen kampet e terrorit dhe kur vendet perendimore te sulmohen perseri çdo gje do te duhet te filloje nga fillimi.
    Duket se nga largimi i Amerikaneve, me shpejtesi po perfiton Pakistani duke larguar te gjitha investimet dhe influencen e Indise nga vendi, Irani pasi gjithmone e ka kundershtuar mareveshjen bilaterale ushtarake dhe prezencen e bazave ushtarake amerikane ne afersi te kufijve te tij, Kina per shkak te interesave per te shfrytezuar pasurite minerale te shumta te Afganistanit, larguar influencen e Indise, siguruar rruget e saj te transportit tokesor strategjik (belt road initiative) nepemjet Afganistanit ne Iran, Turqi dhe ne Europe dhe si perfundim Rusia e cila ne fshehtesi ka financuar Talebanet per tu hakmarre ndaj mbeshtetjes Amerikane te Muxhahedineve gjate viteve 1979-1989 .
    Si perfundim, per ti dhene pergjigje opinionit publik ne lidhje me pranimin e perkthyesve afgane. Ata kane kane qene pjese shume e rendesishme e misioneve tona. Pa mbeshtetjen e tyre do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona. Puna e tyre konsistonte jo vetem ne perkthimin e takimeve me liderit e Shuras te fshatrave qe takonim 2-3 here ne jave, por edhe ne grumbullimin e inteligjences kur kalonim netet pas misioneve ne stacionet e policise dhe shkembenim me ore biseda me perfaqesuesit e policise dhe ushtrise kombetare afgane.
    Nepermjet bisedave, pyetjeve dhe projekteve te ndryshme ne terren, drejtuesit e misioneve merrnin nje pjese te infornacioneve te cilat me pas analizoheshin dhe beheshin pjese integrale e procesit te planizimit para daljes ne detyre. Pekthyesit ishin njekohesisht edhe keshilltaret me te mire tane. Ata na tregonin se cfare duhet te permiresonim ne rast se dikush bente ndonje gabim qe binte ne kundershtim me zakonet dhe trafitat Pashtunwahli. (Pasi ne Provincen e Kandaharit banojne ne shumice pashtunet).
    Pervec kesaj, perkthyesit ne shume raste kane marre edhe armet dhe kane luftuar ne krahun tone, duke treguar jo vetem besnikeri por edhe trimeri. Ne shume raste informacionet qe perkthyesit jepnin tek kontigjentet kishin te benin me natyren e rreziqeve dhe kercenimeve direkte per jeten e efektivave ne mision si psh: vendet ku ishin vendosur minat, planet e grupeve terroriste si Talebanet, Al-Qaeda ne Afganistan ose Rrjeti Haqqani ne raport me kohen dhe vendin e sulmit kunder patrullave tona, vendet ku mund te sulmonin trupat tona me makina bombe (S-VBIED) ose me kamikaze (S-HBIED), shtepite ku prodhohen mjetet e sulmit me mina surprize (IED), kush jepte informacion tek Talebanet nga pjesetaret e qeverise ose te policise tek Talebanet, kush merrej me tregtine e droges, kush bashkepunonte me spiunet e ISI-it Pakistanez (te cilat jane themeluesit, mbeshtetesit dhe strateget e kesaj fushate te sukseshme sulmi keto dy muajt e fundit) etj.
    Ne kete kendveshtrim gjykoj se ata duhen mbeshtetur, pasi ne momentet qe flasim guvernatoret e qeverise, ministrat e sigurise, drejtuesit e larte te ushtrise, policise, pilotet e ushtrise afgane dhe perkthyesit te cilet kane punuar me pjesetaret e trupave te NATOs jane objektivat kryesore te Talebaneve. Ne kete linje jane edhe SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Gjermania, etj te cilat kane marre shume afgane deri tani. Ne gjykimin tim edhe Shqiperia duhet ti marre, ti strehoje dhe konform te gjitha rregullave te vetingut (megjithese e ka te pamundur ta beje vete) do te duhet ti strehoje. Ata kane qene nje ndihme e madhe per ne dhe aleatet dhe kjo eshte gjeja me minimale qe ne kemi detyrimin ta bejme. Se pari per te treguar se edhe ne jemi mirenjohes per ndihmen qe ata I kane dhene kontigjente por nga ana tjeter edhe per te plotesuar detyrimet ndaj aleances NATO.
    PS: Kushdo qe ka interes per konfliktin ne Afganistan, kam botuar tre libra me detaje te cilat analizojne sa me lart. Ato gjenden tek Botimet M& B tek z. Bujar Karoshi 0692068603.
  11. Al-Qaeda ne Afganistan-Pakistan 2021.
  12. Forcat speciale ne misionet e operacioneve speciale ne Afganistan (2001-2021).
  13. Afganistani-Nje Paqe e Veshtire.2014.
    Kolonel Dritan Demiraj, Ph. D.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Burimi/Facebook