Dritan Goxhaj, ish luftëtar i UÇK-së, ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka folur mbi 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

0
161

Ai u shpreh se pavarësisht se Kosova kishte shpallur pavarësinë në 17 shkurt të vitit 2008, nuk mund të konsiderohej si e pavarur për shkak se në reuolutën me numër 1244, përcaktohej si një pjesë përbërëse e ish repulikës Federale Jugosllave dhe vetëm gëzonte autonomi.

Goxhaj tha se Kosova nuk mund të ndërmerrte vendime të rëndësishme dhe shtoi se Shqipëria tashmë mund të ndihmonte që kjo gjë të ndryshonte duke qenë se do jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit për 2 vite.

Goxhaj: Në 1991 u bë një referendum në të gjitha trevat shqiptare dhe ajo që është më e bukura është se në atë referndum morën pjesë edhe shqiptarët e Preshevës, të Medvegjës dhe Bujanovcit. Ndërsa sot ata kanë mbetur jashtë territorit të republikës së Kosovës.

Ne marrim atë fasadën por po të lexosh deklaratë e pavarësisë në 2008, thotë se Kosova do të jetë si pjesë përbërëse të republikës Federale Jugosllave dhe do kishte vetëqeverisje me një autonomi. Kështu është edhe sot, por nuk ka fuqi të marrë vendime të sajat më të larta, vërtetë ka marrëdhënie me Bankën Botërore por nën protektoriatin e OKB-së.

Kujtojmë rastin kur Kosova shpalli non-grata një zyrtar rus të OKB-së, ndërsa të nesërmen, vetë OKB tha se Kosova nuk ka tagër të marrë një vendim të tillë. Kjo na tregon se Kosova nuk ka pavarësi. Në dialogun me Serbinë, nuk jemi në asnjë pikë sepse nuk ka asnjë lloj dialogu dhe marrëveshje. Secila palë mban qëndrimet e veta pa pranuar ato të palës tjetër. Palestina me Izraelin janë në të njëjtin rast me Kosovën dhe Sebinë dhe kanë mbi 40 vite që ekziston ky konflikt që ende nuk ka gjetur zgjidhje. Mundet që të ndodhë e njëjta gjë edhe në këtë rast.

Kosova është shpallur shtet multi-etnik kur shumica është popullsi shqiptare. Në këtë rast nuk mund të bësh asnjë referndum apo asnjë lloj ndryshimi kushtetues pa u miratuar nga deputetët serbë. Kështu i bie të vazhdojmë përjetësisht derisa Kosova të detyrojë faktorët ndërkombëtarë të ndërhyjnë këtu.

Shqipëria tani ka në dorë të ndryshojë rezolutën 1244, që e përcakton Kosovën si pjesë të Federatës Jugosllave që tashmë nuk ekziston më. Shqipëria ka shansin të japë një zgjidhje për Kosovën sepse është anëtare e Këshillit të Sigurimit për 2 vite dhe më e pakta mund të lobojë për këtë. Nuk besoj se qeveria shqiptare do e bëjë dicka të tillë, sepse janë vëllazëruar me qeverinë serbe.

Burimi/Fax News Albania