Dryni i ndryshkur

0
19

Sa shumë ndrydhje dhe shtypje ndjenjash provojme ne jete… shpesh bejme sikur harrojme dhe i leme me nje ane dhe vjen dita të trazojme ato plage si nje mall ne lendinen mes lulesh harruar…🙏🏻🙏🏻🙏🏻❤️❤️❤️

Dryni i ndryshkur

Në ndryshkun
e trupit tënd shekullor,
drynëzoheshin pa kushte njeriu, mendimet…

Shkëlqimi yt,
i harruar, i venitur metalor,
mbuluar në ndryshk, kotej, të gjejë vezullimet…

Hallkat mbanin
dëshirat humane dhe poetike,
habitshëm dorëzoheshin, një arsye e pa pranuar…

Sekretet burgosur,
dëgjonin muzikë gërvishtje mitike,
çelsi i zemrave zgjonte mallin, dhe lulen e vonuar…
Ardiana Mitrushi 06/23/2020…