Dua Lipa flet hapur: Nuk pranoi kërkesën e serbëve të falsifikonte historinë e Kosovës, gjyshin e pushuan…

0
107

Dua Lipa, e cila është në majat e suksesit botëror, kurrë nuk harron që të flasë për Shqipërinë. Këtë herë, në një intervistë për revistën amerikane ”Rolling Stone”, shqiptarja më e suksesshme në tregun muzikor nuk ka lënë pa përmendur Kosovën. Dua ka folur për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga serbët, duke u detyruar të largohen për në Britani. Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Artistja shqiptare ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata. ”Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, tha Dua.

Ndërsa luftërat u shtuan, prindërit e Duas u larguan nga universiteti, babai i saj ishte pjesë e grupit rock të quajtur “Oda”, dhe po studionte stomatologji, ndërsa nëna e saj po studionte për drejtësi. Ata më pas u vendosën në një komunitet të refugjatëve të Kosovës që ishin bashkuar në Camden për t’i shpëtuar dhunës në vendlindje. Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën. Lipa u rrit duke e ditur se Londra ishte vendlindja e saj, por nuk ishte në të vërtetë shtëpia e saj.

”Me situatën e refugjatëve, njerëzit nuk e kuptojnë që njerëzit nuk do të largohen nga vendi i tyre nëse nuk do të kishin nevojë. Plani ishte gjithnjë të ktheheshim në Kosovë. Pastaj arrita atje, unë isha vajza shqiptare që flisja shqip me një theks anglisht”. Ajo dëshironte të kthehej në Londër, në klasat e muzikës dhe mundësitë më të mëdha që ndiente se ishin atje. Në moshën 15-vjeç, ajo i bindi prindërit e saj që ta linin të transferohej me vajzën e një shoku të familjes në Camden, ku kaloi pjesën tjetër të viteve të saj të adoleshencës në thelb pa mbikëqyrje, duke e bërë vet ushqimin, duke marrë urdhra për të pastruar dhomën e saj dhe duke bërë vet të gjitha gjërat”, ka shkruar më tej ”Revista Rolling Stone”.

Burimi/Koha Jone