Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët

0
187

Lord Bajroni për shqipetarët: “S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”

Përse shqiptarët duan të jenë të gjithë komandantë

 Ky ves, dhe ndikim i unit, të len pashtet, ai prodhon dëm mes vet shqiptarëve, duke ndikuar deri në shpërbërje kombëtare. Politikanët shqipëtarë, të ndikuar 100% dhe nga jashtë që nga 1945 e deri më sot, kanë prodhuar gjithmonë dimër, për shtetin e tyre, dhe për qytetarët shqiptarë kudo ku jetojnë.

 Fushatat zgjedhore kanë treguar fenomenin e ndodhur se në parlamentin (atëhere kuvendi popullor) dhe pas viteve 90’ janë zgjedhur deputet të porositur të pamerituar. Këta deputetë që kanë përfaqsuar, atëhere monopartin komuniste, e më pas, në vitet 90’ “pluralizmin politik, arësyeja të lë të kuptosh se janë të zgjedhur posaçërisht për të bërë ligje si t’i përshtatet regjizorëve dhe, se si të zotërojnë politikat e ditës, për tu pasuruar në mënyrë korruptive. Kur në të vërtetë shtetarët dhe shteti shqiptar, kanë shumë nevojë për një politikë efikase, transparente, tolerante dhe socialo-ekonomike-kulturore.

 Pasardhësit e sistemit, pra, atyreve që zun karriget e pushtetit me kontratë, duhet të ishin, dhe duhet të bënin, këmbëngulje për bërjen e shtetit në interesin kombëtar për qytetarët e saj. Por e keqja më e madhe për mosfunksionimin e shtetit, është dhe një arësye tjetër, që shqiptarët nuk të lëshojnë kollaj pozicionin e dukjes (krekosjes) se unë jam i mençur, di gjithçka, jam trim, pa mua nuk bëhet asgjë etj, pra kanë mentalitetin të komandohen nga njëshi, ose të bëhen njësh, për të komanduar të tjerët. Nga ana tjetër në bërjen e demokratizimit të Shqipëris, dhe bërjen e shtetit ligjor, duhet të dominojë mendimi kolegjal, ai duhet të vendos, jo njëshi.

 Ka njerëz që radhisin mendime të sakta dhe preçize për çfar pengesash dalin në jetën socialo-politike, të qytetarëve shqiptarë, dhe shkaktarë për çfar i ka ndodhur Shqipërisë janë politikanët brenda dhe jashtë vendit. Qytetarët a kanë përgjegjsi? Unë them se “Po”. Është një thënie që i shkon për shtat popullit shqiptar: “çdo popull meriton qeverin që ka”. Populli shqiptar në përgjithsi është inaktiv, dhe rri ftohtë kundruall shtetit. Ai duhet ta dijë se shteti është i të gjithë qytetarëve, është i ati që fshin rrugën, i presdidentit, i kryeministrit, dhe i kujtdo që merr frymë në hapsirën ku jeton.

 Qytetari! dhe ai më i thjeshti, flet kudo për politik pa qenë adapt për atë. Jep mend, dhe dikton se si zhvillohet politika në Shqipëri e më tutje. Këto qytetarë flasin në kafe, në rrugē, në autobuz, në ambulanca, në vakira, në dasëm. Pra kudo që ndodhen, dhe vetëm në një vend nuk flasin, atje ku është më e domosdoshmja; te kutija e votimeve, që shprehet si oportunist, ose e shet votēn.

 Qytetarët duhet ta dinë njëher e mirë se vota është nderi i familjes, është e ardhmja e fēmijëve, mbesave, nipërve, dhe sternip e stërmbesave, për të mos thēnë që kanë turpëruar dhe paraardhësit e tyre. Shteti, bëhet me atdhetar, jo me oportunista, jo me ata që shesin votēn dhe me militant partish. Shtetin ligjor demokratik e të pavarur, qytetarët shqiptar do ta kenë, nëse binden për kë votojnë dhe e dinë ku i shkon vota. Për ne shqiptarët, dhe të trojeve etnike, duhet të luftojmë për një shtet të unifikuar, kjo bëhet nëse e merr përsipër diaspora, bashkarisht me të mirët atdhetarë që mund të jenë në Shqipëri, dhe tek trojet etnike.

 Jam shumë optimist për çfar ushqimi bio sjell diaspora për çështjen Kombëtare, këto bij e bija të kombit shqiptar, trupin e kan atje e mëndjen, te atmëmëdheu i tyre. Dhe këto, ikën për t’u kthyer me mendimin, të fuqizojnë ekonomikisht Shqipërinë, por, në Shqipëri nuk gjejnë ortak, por oligark. Shqiptarët; kudo nëpër botë, duhet të kuptojnë njëher e mirë se nuk jetohet jasht shtëpisë i pambrojtur, pamure e paçati. Shqiptarët kanë ikur për një jetë më të mirë.

 Po, si mund ta shijojnë “atmëmëdhenë” që i lindi? Ikën, si paraardhsit e tyre për t’u kthyer një ditë, për t’a bërë Shqipërinë “Nuse”. Ajde t’i vëmë gjoksin punës që të ndihet krenar çdo shqiptar.         

Tiranë/02/01/2020/ Ing. Frederik Ruço