E KUSH THA S’KA HERONJ SHKRELI!?

0
79

-Ne dimrin e eger komunist janar 1945.-
.
Eh, e cila zemer njeriu s’u dridh
ku deshmun edhe Yjet e qielllit
Si u la në gjakë Lugina e Shkrelit
Vikamen e lëshuan Orë eZana.
Për ata djelm atdhetar vigana!
.
Shqypet shkyen krahët tuj vajtua
Terrori vendin e kish mbulua
Dora patrizane dogji e vrau.
ashtu në Malsi, s’veproj as shkjau.!
.
Në ato kulla të moçme të përflakun
I dogjen tuj e kthye tokë të pëgjakur
Nga krimet komuniste të pa besë…
shkreljanet uftojnë në hark të rrufes!
.
Oh, cila mendje s’u trondit deri në tmerre
Në acarin e dimrit në shpellë të Draganit
Trimat mbyllë prej bores, e murlanit
rrethue nga Brigada e Zoi Themelit
Xhelati që i mohoj Shkrelit dritën e Diellit!
.
Gjithandej nëpër Guva e Shpella territ.
U ngujuan me trimni heronjtë e Shkrelit
Kryetari i Komunes Nikollë Prekë Gjeka
Major Llesh Marashi e Pjetër Gjokë Deda
Kreshnikët shkreljan, nuk i trembi vdekja.
.
Çeta e vogël luften po fillon
Te shpella e Pultinzes
ka kundra njê lukuni, njê battalion.
.
Major Lleshi leshon vikamen:
-Keni 3 orë o komunista qe s’ndaloni armen
Historia për vëllavrasje ka me u denua
E turpi në shekuj me u mbulua!
.
O Pjetër Gjoka, thrasin Shkreljantë?
Ju dorëzonju në besë të partizanetë.
.
Prisi i Shkrelit si sokol malit
Pjetër Gjoka Bajraktari.
Ka nis kangën maje Krahut
Ushton Pisha e jehona e Ahut.
.
Ai Rrok Kanti me Automatik,
Po u’a ban vellazneve me dijt,
Distanconju larg prej komunistëve
janë gjakpirsa, janë terrorista.
.
Oh, cili shpirt nuk kërkoj drejtësi
Se besa u shkel e Malsia u dogjë zharë
Llesh Marashin e varen në litar.
.
Pjetër Gjoka u dënua për 101 vjet
nga sallë e Gjygjit trimnisht Ai flet
luftë e pa shoqe, me vra vëllau vëllanë
Keto gjygje turpi, as shkjau nuk i ban.
.
Gjeto Turmalaj
nga vllimi “Borxh per Neser”
.
Stamford, 2009.

Burimi/Facebook