E zbulon profesori: Gledis Nanos i janë bërë 4 TESTE në FBI, aktualisht është në “SYRIN E CIKLONIT”

0
6

Profesori Ervin Karamuço ka zbuluar për herë të parë se Drejtorit të ri të Policisë, Gledis Nanos, i janë bërë 4 teste nga FBI.

Ai tregoi se 4 testet janë: “Cikloni”, “Kërcimi i Luanit”, “Gjuetia e Shtrigave të Këqija” dhe “Sakrifica e Rrugës së Verdhë”, teksa shpkegoi secilën prej tyre, ndërsa shtoi se Nano është aktualisht në “syrin e ciklonit”.

“Drejtorit të ri i janë bërë 4 teste në FBI. Ka bërë “ciklonin”, që është një test shumë e rëndësishme psiko-fizike. E dyta është “kërcimi i luanit”. E treta është “gjuetia e shtrigave të këqija” dhe e katërta “sakrifica e rrugës së verdhë”.

Aktualisht ky ëhstë në “syrin e ciklonit”, do bombardohet për gjynahet e atij që ka ikur. Të gjithë do thonë “hajde t’i lëmë pak kohë”, dhe ai do formatohet edhe për transparencën, edhe për të drejtat e njeriut. Do kërcejë mbi mesazhet, mbi ndikimet e botës së errët, e politikës, a do ta bëjë këtë? Prandaj është “kërcimi i luanit”. E treta, “gjuetia e shtrigave”, është policia e dy fytyrave, janë ata që thonë kryeministri “gjeni ata që janë brenda jush”. E katërta, pasi i ke bërë të gjitha këto, i thonë të huajt që ke “rrugën e sakrificave”, tha Karamuço.

Burimi/newsbomb.al/