Elegji për Gjon_Lulgjuraj

0
91

Malësia lind ka gjithmonë Burra
Rradhë lind tjetri, si njaj Gjon Lulgjuraj
Fjala e tijë kudo zënte vënd
Burrë i ditur, burrë me mendë.

Intelektual i shquar, zemër patrioti
Nderoi Mërgatën, Malësinë dhe Kombin
Gojë ambël pikë a’i sokolit
Orator i rradhë, kish pakë si Gjoni🙏

Bukur fliste, bukur dhe ligjëronte
Shqypen bukur, burri këndonte
Zani i tij kurrë s’pushonte
Për Komb, Atëdhe pa pra’ punonte.

Lufta e tij kurrë s’u ndal’
Zemrën Burri e kish ba’ mal
Për Atëdhe e për Vatan
Kurr’ s’pushonte , askurr’ s’u ndal.

Nëpër vite e ndër dekada
N’aktivitete t’shumta e demostrata
Luftoi armiqtë, diktaturë e komunizmin
Sërbo-jugosllavët e titizmin.

Për Shqyptari, Malësi e Kosovë
Pa nda burri punoi, veproi
Zani I tij deri n’Washington shkoi
Kombin tonë , veç t’a ndihmoi.

N’takime, mbledhje e tubime
Tue da’ Burri e pre mendime
Me kongresmen e senatorë
N’Shpi t’Bardhë Burri tue folë.🇺🇸🇦🇱

Tue folë Trimi, tue ba’ bisedime
Për Shqyptari e Kosovën trime
Burri folte e t’vërtetën fliste
Gjakë shqyponje, zemra i vlonte e’i rrihte.

Vizionarë i shquar e mendimtarë
Kah’do shkoi , stolin lan’ parë
Fliste bukur, si gjuhëtarë
Nderoi Mërgatën e Kombin mbarë.

I pajisur Burri me vlera njerëzore
Komb, Flamurë, Atëdhe i kishte prore
Për Troje Tona e Toka Arbnore
Si zogël mali, bukur këndonte.

Por, zemra e Burrit, pushoi së rrahuri
Mërgatës tonë i nxiu e’i thau krahun
Burra t’illë, pra lindin rradhë
Vdekja e mori heret, mirë na thau..

Por, jo, Burrë i tillë kurrë nuk vdes
Vepra e tij për jetë, kujtim mbet’
Për shumë Shqiptarë e familje t’vet
Shkrua n’letër e mbetë për jetë.

Disa njerëz vdesin, disa ndrrojnë jetë
Gjon Lulgjuraj, Parajsa e pret’🙏
N’zemra t’Shqyptarëve përherë mbet’
Vepra juaj, sot u shkrua n’shkresë.

Mund t’shkruaj e mos t’ndalem
Jeta dhe puntë e tua, kufi s’patën
Gjithmonë m’prehtë e mbajte shpatën
Armiqëve t’kombit t’jau thejmë qafën.

T’pushoi zemra e zani si i bilbilit
Tue i k’nue Kombit e Flamurit🇦🇱
Deri n’momentet e jetës t’fundit
O gjigant i Kombit, o Burrë Burrit!🇦🇱💪

  1. gusht, 2021. P.junçaj