Elegji për martiret e diktaturës komuniste -poezi nga Lek Gjoka

0
43

5 Maji dita e deshmorëve e caktuar nga Partia Komuniste e diktatorit Hoxha për të kujtuar të vrarët nga pushtuesit nazifashistë , por kur do të kërkojnë falje dhe kur do të jete dita e atyre që vrau vete kjo Parti që istaloi diktaturën me të eger komuniste në Shqipëri ?!.
A do të ishte mirë që Shqipëria të caktoi si ditën e deshmorëve 7 Prillin kur u vra Mujo Ulqinaku ose 9 Majin ditën e fitorës ndaj fashizmit e nazizmit.


Elegji për martiret e diktaturës komuniste
-poezi nga Lek Gjoka

Jete e mbyllur
në kafaz
zemer e ndrydhur
plot maraz !.

Jashtë një zog
bukur këndon
dhimbja n’morg
po m’lotën !.

Era e jetes
këtu nuk frym
pse t’vertetes
shpirtin ia nxin !.

Edhe mali
s’di pse qanë
lotët s’ia ndali
së gjunjëzuan vatanë !.

Veç një stinë
në burg ka
komunizmi vrau rininë
s’e la me qa !.

Dhe lumenjtë orë e çast
rrjedhin gjak
edhe diellin e zunë në çark
pa u bërë merak !.

Ditet shekuj s’ecin fare
vitet mbyllur në qeli
qan qielli për ket dhimbje shqiptare
qan kujtesa e vuajtjeve n’elegji!.

A kishit gjak ju o martirë
A kishit nënë apo baba
A e dashurojshit ju dashurinë
kur jeta s’kalonte dot në asnjë va ?

Dikush n’shpirt kishte cicërimen
që të rritej s’do e shihte foshnjen
s’kam një grusht që ta shemb dhimbjen
apo ket mure ndarje që solli ftohjen !.

Ate dhimbje dot s’e peshojnë
në asnjë peshore jete
vitet me vrap ikin renkojnë
varre t’humbura prape mbeten !.

Sot jete e qeshur
jo n’kafaz
zemra prap veshur
me shumë maraz !.

Sot zogu këndon
një melodi
ti e përqafon
pse qan s’e di ?!.

Mos qan për vitet
që s’kaluan uren
apo për shpirtrat
që n’qeli u shuan ?!.
Shikoj dhe malin
që prap loton
shume do e ngre zanin
valle kush a m’degjon ?!.

E këto shpirtra martiresh
sot duan paqe
jo fjale mashtrimesh
a sjellje rrugaqe !.

.. Hëna sa doli
Dielli po fle
dhe Bjeshka foli
dëgjoj një ze.

Gjysem shekull vuajte
kish kombi im
tash po mundohet t’ec pa ngutje
përdore me Lirinë.
.
.
Lek Gjoka
Jacksonville Florida
2015.

Burimi/Facebook