Elena Kocaqi – REFLEKTIM DHE REFORMA

0
79

Pozita dhe opozita mbartin sovranitetin e popullit dhe te dyja duhen respektuar, pavarësisht se shumica është ajo që qeverisë. Nuk ka vend për eufori për fituesit, por është koha për maturi, bashkëpunim, gjithpërfshirje, reflektim, reforma dhe shumë punë. Qeveria duhet ta dije se është aty, për te parë gjithë qytetaret e saj pa përjashtim me atë dhembshuri, barazi, drejtësi dhe dashuri që shikon nëna fëmijën. Ndaj ne këto kushte, pozita dhe opozita, kanë detyrimin të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Keshtu;
1- Qeveria e re, duhet te ketë ministra super specialist në thelb dhe jo politikë. Duhen profesionist te bëjnë reformat dhe këto te përfaqësojnë gjithë rajonet kryesore në vend por mbi baza merite. Jo me të njëjtët njerëz, por vendosni specialist të fushës, le te jenë edhe të opozitës, rendësi ka te bëjnë punën. Nuk kemi luks në si komb, te punësojmë ministra vetëm politike, pasi kostoja qe paguan populli është shumë e madhe. Deputetet që kane fituar nëse do te bëhen ministra, te lënë mandatin, ose njërën ose tjetrën. Nuk mund disa politikane të marrin 10 rroga njëherësh, pa asnjë meritë, ndërkohe qe njerëz të shkolluar rrinë pa punë. Nuk mund disa politikane qe nuk kane punuar një dite ne jetën e tyre, te mbajnë dy poste kaq te larta publike njëkohësisht, postin e deputetit dhe të ministrit, se kjo është tepër e rend për financat tona publike.
2- Duhet ndëshkim i politikanëve të korruptuar dhe të gjithë atyre funksionarëve publik, që janë pasuruar me paratë e qytetarëve, sepse mos ndëshkimi sjell kaq gare të ethshme, pasi njerëzit marrin një pozicion publik dhe sigurojnë jetën për 100 vitet e ardhshme, duke bere korrupsion, dhe kjo duhet te marri fund. Nëse ka ndëshkim, nuk ka me një lufte kaq te madhe politike për zgjedhjet.
3- Duhet qe qeveria e re ne bashkëpunim me opozitën te fokusohen tek hapja e vendeve te punës dhe rritja e pagesave, duke indeksuara çmimet me pagat, pasi nuk kanë asnjë lidhje dhe kjo sjell si pasoje varfëri. Punësimi duhet te jete me një pagë me dinjitet dhe duhet favorizuar biznesi i vogël dhe i mesme ne bujqësi, turizëm dhe industri te lehte dhe ushqimore. Mos thoni nuk punojnë shqiptarët se nuk është e vërtet, se nje kryefamiljar nuk mund te punoj me një rrogë, ku nuk perballon dot te ushqej femijet.
4- Duhet reforme politike, sepse duhet vendosur me referendum për dhënien e koncesioneve dhe për vendime te rëndësishme politike. Duke qenë se, ajo është pasuria e popullit, ai duhet te pyetet dhe jo të vendosin politikanet, se ne sot nga kjo kemi humbur miliarda dollar, nga korrupsioni i politikes. Politika ka shkelur me te dy kembet sovranitetin e popullit shqiptar qe e ushtron me referendum dhe me zgjedhje te lira. Ky eshte i vetmi pushtet qe ka populli shqiptar dhe ajo ja ka hequr.
5- Duhet hapur tregu politik, ku të kenë mundësi konkurrimi për ide te reja, njerëz te rinj dhe parti te reja. Ky treg deri me sot është monopol, dhe kjo sjell si pasojë keto konflikte kaq te mëdha. Te njëjtët njerëz i imponohen popullit dhe ai nuk ka mundesi zgjedhje dhe zgjedh te keqen me të vogël, dhe jo më të mirën.
6- Politika duhet te distancohet nga bandat dhe nga veprimet e tyre. Këto banda vënë dorë në paratë publike te popullit, dhe cenojnë jetën e qytetarëve. Jeta e shqiptarit i mirë apo i keq qoftë ai, është vijë e kuqe dhe e patolerueshme, se bashku me interesin kombëtar dhe mirëqënien e njerëzve.
Sovraniteti i popullit duhet te mar vendin qe i takon, sepse ai eshte shtypur deri me sot nga sovraniteti i pushtetit. Sovraniteti i pushtetit rrjedh nga sovraniteti i popullit, sepse eshte ai qe i jep legjitimitetin.

Burimi/Facebook